Analiza e Ministrisë së Bujqësisë/Panariti: Ligji 7501, certifikatë pronësie për fermerët

1 Gusht 2014, 11:58Ekonomia TEMA

Tri prioritetet në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural janë toka, uji dhe tregu, theksoi ministri Edmond Panariti në prezantimin e punës së bërë në 300 ditët e para të qeverisjes.

“Kemi deklaruar që jemi të vendosur që ligji 7501 të shkojë drejt një finale dhe finalja e këtij ligji janë pajisja e fermerëve, e përfituesve të titujve të pronësisë me certifikatën, që i bën ato de jure edhe pronarë. Ne shpërndamë disa qindra certifikata të para të pronësisë. Ky proces do të avancojë me shumë shpejtësi, sepse tashmë do të vendoset në një shtrat akoma më të favorshëm siç është reforma territoriale që u miratua në Kuvend. Nga ana tjetër, tashmë kemi një regjistër, një database të saktë të tokave në Shqipëri, të sipërfaqeve të disponueshme, qofshin këto të ndara me ligjin 7501 dhe sipërfaqe të cilat janë pronësi publike, janë pronësi e shtetit shqiptar”, tha ai.

Panariti ka përmendur si arritje të dikasterit rehabilitimin, mbajtjen në eficiencë të rrjetit të kullimit në nivel të hidrovoreve dhe të kanaleve të para dhe të dyta e skarave. 

“Rezultati më pozitiv u shpreh në një rritje të ndjeshme të eksporteve, edhe si pasojë e mbështetjes së dorëzimit në pikat e grumbullimit të prodhimit, ku kontribuan skemat e subvencionimit. Në 5-mujorin e parë, eksporti ishte 28% më shumë në krahasim me 2-13-ën. Ndërkohë, qeveria mbuloi, sipas premtimit, 50% të kostos së naftës, duke dhënë kontribut në uljen e kostos së prodhimit”, u shpreh ministri i Bujqësisë.

10 komente në “Analiza e Ministrisë së Bujqësisë/Panariti: Ligji 7501, certifikatë pronësie për fermerët”

  1. Drejtesi says:

    Duke ligjeruar hajduterin ,ruani statusin tuaj si kryehajdut.Dhe ne fund do te deklaroni se te gjithe bashk i grabitem pronat ,prandaj heshteni.

  2. Gjenerali Bato says:

    Ndyresire! Ky eshte krimi me i madh qe i behet ketij vendi. I mohoni pronen pronareve legjitim. Hajduter!

  3. e says:

    Me ne fund nje lajm i mir nga gjith ai kaus

  4. ora09 says:

    Turp per ligjeruesit e reformes se dyte agrare ne Shqiperi. Ligji 7501 eshte antivlere kombetare….
    Fajin e berishes po e thellojne akoma me tej ketea te Rilindjes….
    Strasburgu do te kete me shume pune me qeverite shqiptare…

  5. Ladi says:

    Si nuk te vjen turp !! Ti rrjedh nga nje familje me shume prona!! -Por me sa duket je nje bastard ne sherbim te politikes se Partise se Punes. Nje hajn i ndyre.

  6. VJEDHJA E TOKAVE BUJQESORE says:

    LIGJI 7501 ESHTE NE KUNDESHTIM FLAGRANT ME KUSHTETUTEN E KETIJ VENDI QE THOTE SE PRONA ESHTE E SHENJTE DHE I TAKON PRONARIT QE E KA.
    ATO TOKA BUJQESORE JANE TE PRONAREVE DHE ATA I KANE KETO CERTIFIKATA PRONESIE.

    KU I GJETE TI MINISTER I BUJQESISE ATO TOKA PER TE NDRYSHUAR CERTIFIKATEN E PRONESISE, KUR PRONARET E VERTETE QE PARA 1944 I KANE KETO CERTIFIKATA?

    LIGJI 7501 NUK ESHTE LIGJ, POR ESHTE NJE PACAVURRE PER TE VJEDHUR PRONARET, SEPSE NE PUSHTET PREJ 24 VITESH VAZHDOJNE TE JENE BIJTE E KOMUNISTEVE QE SI TRASHEGIMI NUK KANE PASUR ASGJE.

    PRANDAJ VJEDHIN TOKAT BUJQESORE TE PRONAREVE TE VERTETE ATA QE NGA INJORANCA, DUKE QENE TE RRITUR NE FAMILJE KATUNDARESH KOMUNISTE E SIGURIMSA, MENDOJNE SE VJEDHJA DHE KRIMI JANE VIRTYTE.

    GJITHE PRONARET TE NGRIHEN DHE TE NENSHKRUAJNE NJE PETICION PER VJEDHJEN E TOKAVE BUJQESORE DHE SHKELJEN E KUSHTETUTES DHE PARIMEVE TE DEMOKRACISE.

  7. shpatar says:

    Kaq sa eshte shprehur Gazeta Tema nuk mund te dalim ne konkluzjonet e duhura .Me te drejte komentuesit revoltohen se kjo qe thuhet nuk qendron ligjerishte .Nuk mund te fshihen pronaret e pare e te ligjerohen te dytet qe jane mbivendosje .Kjo me duket nje lapsus qe do te sjelli nje shterngate te re destabilizimi ne Shqiperi .Pres nje prononcim te ri mbi kete ceshtje shume delikate .
    Tokat e trasheguara e te blera me flori te gjyshit tim, gjer sa te jete gjalle fara e tije, nuk ka per ti gezuar ashkush.

  8. Niku says:

    Ne min e bujqesise eshte nje zvminister shoku Zusi, qe ka konflikt te hapur me ve din e punes.
    Si mund te jete zvmin nje person qe ka aktivitet privat me produkte qe importon e exporton duke qene edhe politike eres edhe biznesmen! Kjo eshte skandal, dhe shoku Rama e din dhe nuk reagon.
    Para nje viti shoku Zusi ishte kritik i qeverise kaluar tani ka rene ne heshtje sepse paguhet nga taxat tona per te bere biznes per vete. Kjo eshte skandal!

  9. Spiro Duka says:

    “Paisjen e pronareve me certifikata pronesie do ta ndihmoj me teper edhe Reforma e Re Teritoriale e porsa miratuar”.Do me thene ne Qershor te 2015 behen zgjedhjet Lokale per Gjiga Bashkite,nga vjeshta do te shpallen rezultatet nga KQZ nga fillimi i 2016 do tja marrin doren punes Kryetaret e Rinj,pastaj do te filloj verifikimi i shkeljeve te Kom.Nd.Tokave te Fshatrave,do te vazhdoj me zgjidhjen e konflikteve neper gjykata dhe Qeveria tjeter dhe Pushteti tjeter Lokal pa te shikojm ne do te arrij ti kryej keto pune qe sipas Panaritit “do te kryhen shpejte”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje