Kunati thëret në ndihmë Doktorin

8 Gusht 2014, 21:35Antena TEMA

Kunati nuk ja del dot përfundimisht, sidomos tani në verë. Luli çdo ditë është në stres se çfarë duhet të thotë në publik. E vetmja zgjidhje është Doktori. Ai vjen pa letër, u flet gazetarëve një orë dhe ikën.

Sot e takoi para konferencës.

-Do merrem me CEZ-in, i tha. Duan të na hapin gjyq. Duan me na tremb njerëzit. S’kemi për t’i lënë. Duhet me i akuzu pse bënë marrëveshje me kthye gjyqin e CEZ dhe bënë pazar. Po po, duhet me i akuzu. Avokatët më marrin çdo ditë në telefon. Duan të na hedhin në gjyq ne.

-Si ne, i tha Kunati?

-Po, ne. U patëm premtuar se do t’u rrisnim pagesën dhe ata na parapaguan pjesën tonë. Tani gjyqi ra, ne s’kemi si t’u bëjmë pagesën, dhe ata duan pjesën. Duan me na hedh në gjyq. Kam frikë se do t’i kap Ed Rama dhe u thotë, ua jap unë lekët vetëm dëshmoni.

-Qenka skandal, tha Kunati. Po nuk mund t’ua ktheni atë që kanë parapaguar?

-Kemi frikë se na e dokumentojnë dhe na padisin, tha Dktori. Duhet me bë zhurmë kot, që kur të hapet çështja, të themi është politike.

-Po këta të FMN çfarë thonë?

-I ka blerë Edi Rama.

-Po këta të Bankës Botërore?

-I ka blerë Edi Rama.

-Po këta të CEZ vetë çfarë thonë?

-I bleu Edi Rama.

-Po mirë atëhere. po i them dhe Lulit të shkruajë ndonjë gjë, tha Kunati.

-Kemi dhe çështjen Fullani, i tha Doktori. Duhet me e mbrojt. I kanë sulmu fëmijët. Njësoj si mue. Fëmijët e mi krejt të pafajshëm mi sulmuan. Dhe atij po ja sulmojnë. Duhet me ja mbrojt fëmijët. Duhet me sulmu Instagramin, Facebook-un, gjithçka, por duhet me ja mbrojt. Më kujtohen fëmijët e mi si bëheshin, një dorë, kur i sulmonin kot. Dhe ata duhen mbrojt.

-Po shumë mirë, t’i mbrojmë, tha Kunati. T’i them dhe Lulit të shkruajë ndonjë gjë.

-Kam dhe diçka tjetër, tha Doktori. Këto universitetet private. I kanë sulmu se punojnë me fëmijët e mij. Duhet me i mbrojt.

-Po mirë, po i them Lulit të shkruajë ndonjë gjë, tha Kunati.

-Edhe diçka tjetër, tha Doktori. Prit mo, çfarë kisha sot, se harrova, çfarë kisha….prit një minutë të pyes Lilin.

Mori në telefon gruan.

-Çfarë halli tjetër kishim ne, se jam në PD për një konferencë shtypi dhe ta them.

-Po hiç, ato që folëm. Vajzës i kërkojnë lekët, ata avokatët e CEZ, këta të universiteve i kanë prerë rrogën, ky Fullani thotë po më hoqët do flas për transaksionet e Zenit me azerët dhe ato me Qatarin, tjetër ku di unë e shkreta, …s’më kujtohet gjë…Je që je thuaj ndonjë fjalë dhe për PD-në e Kamzës, se gjynah, ka fitu Xhelali.

1 komente në “Kunati thëret në ndihmë Doktorin”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje