Krim makabër në Elbasan/ Nëna vret me thikë në gjumë fëmijën 4 vjeç, tenton vetëvrasjen (VIDEO)

10 Gusht 2014, 10:44Sociale TEMA

Një krim i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës, kur nëna ka vrarë me thikë në gjumë fëmijën e saj 4 vjeç dhe më pas ka tentuar edhe t’i japë fund jetës duke prerë fytin. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Godolesh të Elbasanit.

Sipas burimeve të policisë autorja e këtij krimi është 26 vjeçarja Nexhmije Dushku, e cila ka goditur me thikë djalin e saj.

Pasi ka kryer krimin, e ndodhur përballë fëmijës së vrarë dhe në kushte të rëda psikologjike, ajo ka tentuar të vrasë edhe veten me thikë, duke marrë plagë të rënda.

Nexhmije Dushku është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Elbasanit, por për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore është dërguar për mjekim me të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Sipas policisë autorja vuante nga depresioni dhe ky dyshohet të jetë shkaku kryesor i vrasjes së djalit të saj.

Ndërkohë që kishte 3 vjet e divorcuar nga bashkëshorit që ndodhet emigrant  në Angli.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po heton në lidhje me këtë krim makabër.

9 komente në “Krim makabër në Elbasan/ Nëna vret me thikë në gjumë fëmijën 4 vjeç, tenton vetëvrasjen (VIDEO)”

  1. "BALASHI" says:

    Politikanet tane ndyravec me zell te madh, kinse per t’u dukur europiane e te perparuar shkaterruan qe ne fillimm familjen, gjene me te shenjte e me te forte qe kishim ne shqiptaret.Ata me veprimet e tyre edhe ne kete drejtim u bene shembulli me i keq i shoqerise. Shihni me vemendje 75 % e tyre te divorcuar e 100 % me gra te dyta e dashnore.
    Gazetat, radiot e televizoret per ca para te qelbura kane per borxh te llapin gjithe diten kunder familjes e pro bashkjeteses, si ne nje kope kafshesh.
    Ky rast makaber eshte produkt i kesaj poshtersie qe vazhdon per nje çerek shekulli.

  2. lili says:

    Nenat mbytin femijet nga skamnja!
    Fullani e keshilli i Mutit bejne kerdi me milliona!
    Kryeministri eshte ne pushim!
    Mjere shqipni!

    1. N Shabani says:

      Oh mor zot na jep force te durojme se nuk mundemi me me gjithe keto tmerre perdite!!!!!! Po c’pate me femijen moj e terbuar qe vdeksh edhe ti ishalla sa me pare, nuk e mbaje dot e dorezoje ne shtet le ti jepnin ca therrime nga ato qe do lindje Eriku I fullanit por vetem jeten mos ja merrje. Te dhente zoti vetem dhimbje tere jeten qe te lash krimin qe bere duke vrare nje te pafajshem.

  3. qytetar says:

    Mallkuar qofte klasa jone politike, te gjithe siç jane, ndersa per ju qe i votoni sdi çtju them se jeni per tu misheruar qe votoni nje klase vampiresh qe u kane çuar te beni edhe krime qe as kafshet nuk arrijne ti bejne, jemi kthyer ne mostra fal injorances suaj!!!

  4. sheqerja says:

    cfarfaji kishte djali moj pjell e djallit pse sja le burrit dhe te vazhdoje jeten sic deshe vet me nje te tret apo deshe qe burri te conte lek e ti te mbaje jaranin epo tash e ka fain burri tre vjet e ndar e burri te rrinte duke qar per ty oj shtrig

    1. Dervish Malluta says:

      @sheqerja e helmuar me acid sulfurik, “cfar faji kishte djali moj pjelle e djallit…….” Keto fjale kishin per te mjaftua, por mandej e dhjeve krejte!

  5. xhevriko says:

    Pun jevgjish…

  6. qytetari says:

    Shume keq!Keshtu ndodh kur te semuret me depresion ne vend qe te trajtohen e te mbahen afer abandonohen bashke me femijen.Vogelushi engjell pushofte ne paqe dhe shpejt ti shkoje e jema pas.

  7. kumblla says:

    Kjo e shkreta nuk i fshinte dot lotet me 500 euro si Eriku………..Ceshtje fati, te lindesh ne kete vend te ndyre!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje