Në Bankën e Shqipërisë janë shkelur ligjet dhe është vjedhur thesari, pasi as Guvernatori dhe as Këshilli Mbikëqyrës nuk ka bërë detyrën e vet. Në një analizë të zgjeruar të kuadrit ligjor që rregullon veprimtarinë e Bankës dhe mënyrën si është drejtuar Banka, Erion Braçe, kryetar i Komisionit të Ekonomisë, thotë se kemi të bëjmë me moskryerje të detyrës nga njerëzit më të paguar në vend. Ai i referohet kuadrit ligjor rekomandimeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit, që lënë zbuluar Bankën e Shqipërisë, si dhe disa alarmeve të FMN-së, të publikuar në muajin qershor 2014.
Cilat janë detyrimet ligjore të Bankës së Shqipërisë?
Detyrimet ligjore të strukturave drejtuese dhe administrative të Bankës së Shqipërisë janë të rregulluara në nenet 42, 43 dhe 53 të ligjit nr.8269, datë 23.12.1997 “Për Bankën e Shqipërisë“, të ndryshuar.
Aty përcaktohen:
a) Detyrat e Këshillit mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë
Ligji nr.8269, datë 23.12.1997 “Për Bankën e Shqipërisë“, të ndryshuar, përcakton se:
Këshilli Mbikëqyrës është organi më i lartë vendimarrës dhe mbikëqyrës i politikave, i administrimit dhe i operacioneve të Bankës së Shqipërisë.
Gjithashtu,
Këshilli Mbikëqyrës përcakton strukturën organizative të Bankës së Shqipërisë, si dhe miraton emërimet e drejtuesve të departamenteve të saj.
b) Detyrat e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë
Guvernatori vepron si drejtor i përgjithshëm ekzekutiv i Bankës së Shqipërisë, i ngarkuar për mbarëvajtjen e veprimtarisë së përditshme të saj.
Guvernatori përgjigjet përpara Këshillit Mbikëqyrës për:
– hartimin dhe paraqitjen në Këshillin Mbikëqyrës të politikës monetare, të kreditit dhe të këmbimeve valutore, si dhe të politikave të tjera;
– zbatimin e vendimeve të miratuara, duke përfshirë, ndër të tjera, zbatimin e politikës për drejtimin, kontrollin dhe mbikëqyrjen mbi administrimin dhe operacionet e Bankës së Shqipërisë.
Gjithashtu,
Guvernatori ka në kompetencë emërimin e punonjësve të Bankës së Shqipërisë.
Guvernatori dhe dy zëvendësguvernatorët e Bankës së Shqipërisë duhet të informojnë, jo më pak se një herë në muaj, Këshillin Mbikëqyrës për çështjet kryesore që lidhen me administrimin dhe veprimtarinë e Bankës së Shqipërisë.
c) Detyra të Bankës së Shqipërisë
(Referuar neneve 39, 67, 68, 69 dhe 70 të ligjit nr.8269, datë 23.12.1997 “Për Bankën e Shqipërisë“, të ndryshuar)
Banka e Shqipërisë siguron dhe mban në vende të sigurta kartëmonedhat dhe monedhat metalike të emetuara dhe ruan ose asgjëson, kur është e nevojshme, pllakat dhe stampat e monedhave metalike dhe të kartëmonedhave që hiqen nga qarkullimi.
Banka e Shqipërisë mban, në përputhje me ligjin “Për kontabilitetin” dhe standardet ndërkombëtare, llogari, regjistra, që në çdo kohë duhet të pasqyrojnë në mënyrë saktë gjendjen financiare të institucionit.
Llogaritë dhe regjistrat e Bankës së Shqipërisë mund të kontrollohen nga kontrollorë të jashtëm të institucioneve kontrolluese të njohura në arenën ndërkombëtare dhe që caktohen nga Këshilli Mbikëqyrës. Kontrollorët shprehin opinionet e tyre, nëse raportet e përgatitura nga Banka e Shqipërisë paraqesin në mënyrë të plotë dhe të drejtë situatën financiare të Bankës së Shqipërisë, në përputhje me standardet ndërkombëtare të pranuara përgjithësisht të kontabilitetit.
Banka e Shqipërisë përgatit raportin dhe llogaritë financiare në fund të çdo viti financiar. Ato i paraqiten Kuvendit dhe Këshillit të Ministrave nga guvernatori i Bankës së Shqipërisë jo më vonë se tre muaj pas përfundimit të vitit financiar të Bankës. Raporti duhet të përfshijë edhe opinionin e kontrollorëve lidhur me gjendjen financiare të Bankës së Shqipërisë.
Banka e Shqipërisë publikon çdo muaj përmbledhjen e bilancit të saj. Çdo gjashtë muaj, Banka e Shqipërisë informon Këshillin e Ministrave dhe Kuvendin, duke publikuar edhe një deklaratë, e cila ndër të tjera, përmban kërkesa për përmirësimet ligjore dhe nënligjore në fuqi ose ndonjë iniciativë tjetër ligjvënëse.
Banka e Shqipërisë nxjerr vendime, rregullore, urdhra dhe udhëzime për zbatimin e dispozitave të këtij ligji.
Si janë zbatuar ato në rastin e vjedhjes në BSH?
a) Zbatimi i detyrimeve ligjore nga strukturat drejtuese të Bankës së Shqipërisë
Ngjarja e ndodhur në arkën e Thesarit të Bankës së Shqipërisë është rezultat, ndër të tjera:
-i mosrealizmit të detyrimeve ligjore nga disa punonjës të Bankës së Shqipërisë, nga Këshilli Mbikëqyrës, nga Guvernatori i BSH.
Konkluzion i parë:
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë është përgjegjës për:
-politikat në drejtim të administrimit të rrezikut operacional, strukturat që ka ngritur, emërimet e drejtuesve të departamenteve dhe përmirësimin e akteve rregullatore, të cilat kanë funksionuar në mënyrë problematike dhe joefektive.
-Guvernatori, duke qenë se është “drejtor i përgjithshëm ekzekutiv i Bankës së Shqipërisë”, i ngarkuar për mbarëvajtjen e veprimtarisë së përditshme të saj, krahas përgjegjësisë për mosrealizimin e detyrimeve të përcaktuara në ligj për funksionin që ai kryen, mban përgjegjësi institucionale edhe për:
mosrespektimin e detyrimeve ligjore nga strukturat përkatëse të institucionit.
Ai ka përgjegjësinë e zbatimit të akteve rregullatore për administrimin e rrezikut operacional dhe të emërimit të punonjësve të institucionit, të cilat nuk kanë funksionuar ose kanë funksionuar në mënyrë problematike dhe joefektive.
b) Funksionimi i auditimit të brendshëm
Detyra të Inspektorit të Përgjithshëm të Bankës së Shqipërisë
(Referuar nenit 54 të ligjit nr.8269, datë 23.12.1997 “Për Bankën e Shqipërisë“, të ndryshuar).
Inspektori i Përgjithshëm drejton Departamentin e Kontrollit të Bankës së Shqipërisë. Ai propozon inspektorët e këtij departamenti.
Inspektori i përgjithshëm dhe inspektorët e Departamentit të Kontrollit kanë për detyrë:
a) të ushtrojnë kontroll kontabël të brëndshëm, si dhe të kryejnë kontrolle të brëndshme periodike për administrimin dhe operacionet e Bankës së Shqipërisë, me qëllim që të sigurojnë mbarëvajtjen e zbatimit të ligjeve dhe të akteve nënligjore në Bankën e Shqipërisë;
b) të kontrollojnë dhe t’i paraqesin Këshillit Mbikëqyrës raporte e rekomandime për llogaritë dhe regjistrat, si dhe për procedurat buxhetore, kontabël dhe kontrollet e Bankës së Shqipërisë;
c) të kontrollojnë raportet periodike financiare dhe dokumentet e lidhura me to të Bankës së Shqipërisë dhe, në qoftë se janë përgatitur në mënyrën e duhur, të nxjerrin certifikatë për këtë qëllim.
Si janë zbatuar këto detyrime ligjore për bankën e Shqipërisë?
Fondi Monetar Ndërkombëtar, në vlerësimet që ka paraqitur në muajin qershor 2014, ka konstatuar dobësi në funksionimin e auditimit të brendshëm të institucionit.
Ai ka evidentuar që:
“baza rregullatore dhe procedurat e auditimit, që përdor Banka e Shqipërisë, nuk janë plotësisht në përputhje me standardet më të mira ndërkombëtare. Strukturës qeverisëse të bankës i mungon mbikqyrja efektive e auditimit të brendshëm, raportimit financiar, si dhe çështjeve të kontrollit.”.
Konkluzion i dytë:
Shkeljet ligjore, të cituara më lart, në zbatimin e rregullave të brendshme të funksionimit të Bankës së Shqipërisë, nuk janë evidentuar në raportet e veprimtarisë së kontrollit të brendshëm, të cilat janë pjesë e veprimtarisë vjetore të institucionit.
Krahas përgjegjësisë së Inspektorit të Përgjithshëm dhe të strukturës që ai drejton, përgjegjësi për mosfunksionimin e kontrollit të brendshëm, në përputhje me aktet ligjore e nënligjore,
mban edhe Këshilli Mbikëqyrës, tek i cili raporton Inspektori i Përgjithshëm.
Pëgjegjësi direkte bie edhe mbi Guvernatorin, si drejtues i Këshillit Mbikëqyrës.
c) Funksionimi i auditimit të jashtëm.
Audituesit e pavarur që kanë kryer auditimin e jashtëm të veprimtarisë së Bankës së Shqipërisë në vite janë si më poshtë:
Vitet- Shoqëria audituese
2006. Deloitte Albania sh.p.k
2007. Deloitte Albania sh.p.k
2008. KPMG Albania sh.p.k.
2009. KPMG Albania sh.p.k.
2010. KPMG Albania sh.p.k.
2011. Grant Thornton sh.p.k
2012. Grant Thornton sh.p.k
2013. Grant Thornton sh.p.k
Në të gjitha raportet e këtyre audituesve të pavarur;
nuk janë evidentuar shkelje të zbatueshmërisë së ligjit dhe rregullave të brendshme të Bankës apo problematika në funksionimin e auditimit të brendshëm.
Cilësia e këtyre raporteve le mjaft për të dëshiruar.
Disa prej rekomandimeve përsëriten vit pas viti, gjë që ngarkon me përgjegjësi strukturat drejtuese dhe administrative të Bankës për moszbatimin e tyre.
Përzgjedhja e audituesit të jashtëm nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë është konstatuar, si nga KLSH, ashtu edhe nga FMN, si një rregull që cenon transparencën dhe mbikëqyrjen efektive të institucionit.
KLSH ka rekomanduar ndryshimin ligjor të mënyrës së përzgjedhjes së tij, duke ia lënë këtë kompetencë Kuvendit.
FMN ka rekomanduar shkëputjen e procesit të përzgjedhjes së audituesit të jashtëm nga influenca dhe kontrolli i drejtuesve më të lartë të bankës, si dhe përcaktimin e një afati maksimal për ushtrimin e këtij funksioni, për të bërë të mundur rotacionin e tij.
Rekomandohen përmirësime ligjore në mënyrën e përzgjedhjes së audituesit të jashtëm të Bankës së Shqipërisë, duke ia kaluar këtë të drejtë Kuvendit.
ç) Zbatimi marrëdhënieve kontraktore
KLSH ka evidentuar tejkalim të afateve të kontratave të rikonstruksionit dhe ndërtimit të godinave të Bankës së Shqipërisë dhe shkelje të rregullave të prokurimit publik në punimet e prishjes ndërtimore në godinën e Hotel Dajtit. Për këto shkelje, ai ka dhënë rekomandimet përkatëse.
Konkluzion i katërt:
Marrëdhëniet kontraktore në emër të Bankës së Shqipërisë përfaqësohen nga Guvernatori (referuar nenit 53, pika 4, shkronja “a”).
Për këtë arsye, ai mban edhe përgjegjësinë për mosrespektimin e kontratave.
d) Pagat dhe shpërblimet
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka të drejtë të përcaktojë nivelin e pagave dhe shpërblimeve të Guvernatorit, zëvendëguvernatorëve dhe personelit të institucionit
(referuar nenit 45 të ligjit nr.8269, datë 23.12.1997 “Për Bankën e Shqipërisë“, të ndryshuar).
KLSH ka konstatuar që niveli i pagave, shpërblimeve dhe trajtimeve për udhëtime e dieta është shumë më i lartë se në institucionet e tjera kushtetuese. Ai thekson se nuk është respektuar sensibiliteti i shtetasve në lidhje me përdorimin e fondeve në dispozicion dhe rekomandon rishikimin e bazës ligjore për pagat dhe shpërblimet, me qëllim shmangjen e konfliktit të interesit dhe të abuzimit me pavarësinë e institucionit.
Lidhur me shpenzimet për udhëtime e dieta, KLSH ka konstatuar:
– mosrespektim të vendimit të Këshillit Mbikëqyrës për shpenzimet për udhëtim e dieta, brenda vendit;
– nivele mjaft të larta të dietave për udhëtime jashtë vendit Guvernatorin dhe anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës.
KLSH ka dhënë rekomandimet përkatëse për rishikimin e kuadrit ligjor e rregullator apo për rishikimin e këtyre niveleve.
Siç e shihni:
Për të gjitha aspektet që kanë krijuar sensibilitet publik, përgjegjësia ligjore është e GUVERNATORIT, Këshillit MBIKEQYRES, inspektorit të PERGJITHSHEM të BANKES së Shqipërisë.
ketu ka te drejte-por meksi,e civici kule etj jane pika e socialisteve-
Dhori Kule,bythlepiresi me i neveritshem i berishes,antar i keshillit kombetar te PD.(Nga Partia e Gjinushit….te kryesia e PD)Sa kohe qe eshte rektor 3 shtepi ka blere.Vajzen e tij,me nota 5 ne gjimnaz…. u bene nota 10 ne ekonomikun e Kules dekan)-e beri doktore shkenca me 3 muaj ne Austri kur cdokush harxhon jo me pak se 3 vjet.Bleu makinen benz te rektoratit prej 60.000 eur per 5000 euro “gjoja” si e prishur,rryshfete te pa para,ne emerimet e pedagogeve te rinj…doni akoma per Belulin,heren tjeter!!! Sulo
dum mo!
turp o Brace turp te rane breket fare. Kujt po ja thua ? shko puno o llapaqen
Likja brace Likja. Ore Brace me qe ra fjala si i keni punet me Liken? Po Likja si i ka punet me S”halen? Dhe e fundit kur do pillni se po mbushet nje vit, se vete thate rilindje.
?
gjithmone ka pase te drejte Brace http://bit.do/korrupsioni-ne-banke
me vjen keq per Civicin sepse dukej si njeri me integritet te larte
Kishe mbiqyre keshillin mbiqyres?
Komision parlamentare eshte nje,
Qeveria eshte tjera ,me ministrin e ekonomise.kishe ka marr ne dore audit et e permendura,e kishe nuk ka kontrolluar nga shteti qe pikat me mange si Jane plotesuar?
Apo i konvenonte te gjitheve qe te kete ka shume mange si per me vjedh ma shume.
Ligji existon ne shqiperi po askkush nuk pyet sa zbatohet ligji,e parlamentaret hiq e hiq!
Vjedhja e me shume se 7 miljoneve,flet per formalitete ne detyre dhe mos kryerje te saj me dashje.
Vetem Berisha,kerkon ta quaj “politik” shkarkimin e Fullanit dhe dorheqjen e Keshillit Mbikqyres,me kete si mbron bashkepunetoret si dhe i jep vetvetes te drejten per tu “rikthyer” ne pushtet,i “paster” !
Askujt nuk i duhet nje “roje” te cilit i vidhet nje shume e tille,ta mbash ne detyre,do te thote vazhdo te vjedhesh !
Parlamenti duhet te veproj,prokuroria te vazhdoj detyren deri ne denimin perfundimtar te vjedhesve.
O BRACE O MASHTRUS
Sipas nenit 44 të ligjit “Për Bankën e Shqipërisë” “Këshilli Mbikëqyrës përbëhet nga nëntë anëtarë, si më poshtë: – Guvernatori i Bankës së Shqipërisë ESHTE DHE kryetar i Këshillit Mbikëqyrës;- zëvendësguvernatori i parë i Bankës së Shqipërisë – zëvendëskryetar i Këshillit Mbikëqyrës; – zëvendësguvernatori i dytë i Bankës së Shqipërisë; (administratorët që punojnë me kohë të plotë) dhe gjashtë anëtarë që mblidhen të paktën një herë në muaj(të cilët janë me kohë të pjesshme).
Këshilli Mbikëqyres i Bankës së Shqipërise për nga funksionet e përcaktuara në Ligj, mbikëqyr por nuk e administron bankën qendrore. Sipas nenit 53 të ligjit “Për Bankën e Shqipërisë”, “Guvernatori vepron si drejtor i përgjithshëm ekzekutiv i Bankës së Shqipërisë, i ngarkuar për mbarëvajtjen e veprimtarisë së përditshme të Bankës së Shqipërisë”.
dmth i ka ditet e numeruara Palla me shoke…nqs kjo do ndodh do jet 1 tjeter fitore per Shqiptaret
Keshilli drejtues eshte paguar qe te beje detyren. Denimi me i vogel ndaj tyre eshte qe te kthejne parate qe kane marre.
Po he vlla Brace, si tja bejme?
O shoku Brace mos ke pare gje Edin se kemi kohe qe presim nje prononcim….
Zoti Brace jemi dakort me juve po me duket se jeni nje ze i vetem ne shkretetire. Ku eshte z kryeminsiter qe s’ka thene gjysem fjale? Apo ka frike mos nderhyn ne punet e brendshme te Bnakes dhe gjen ku i kane futur milionat. Te detyrohen hajdutet te kthejne milionat nje per nje. Perndryshe z Rama kot qe ben si kryeminister se me duket se ia ka mbledhur Ilir meta me hajduteri.
Eri po me Liken dhe me Takun ke folur per kete problem? ca mendojne ata?
ooooO brace ngelet vetem duke pullit ju trilindjes ene po kapni peshqit e vegjel nk keni sum me kap peshqit e mdhoj faktet i keni tgjitha ntavolin po e muloni mutin me shurr si krykrimineli salhajvonic
Kriminelet po tallin sumen me miletin ene me rilindjen
O Braceeeeee !! Kur do ti zgjidhen duart qeverise se leshit ????
Ore tarallak, je deputet apo cfare. Dilni, flisni dhe asgje…
Mire e ke ti z.Brace por nuk eshte I ketij mendimi LSI-ija dhe Ilir Meta,e ndigjove cfar tha xha Brahua I Likes sot,guvernatori nuk ka faj(gruaja e tij na ka shpetuar krie-karin nga burgu).Dalja juaj direkt mbas Brahos se Likes tregon se ju ka zene belaja me ish ortakun e Salut,Ilir Meten,por pavaresisht kesaj gjerat duhen thene ashtu sic jan,shqiptaret dine ti gjykojn dhe ti japing Cezarit ate qe I takon.
Z. Brace, me vjen mire se je i vetmi shembull i nje njeriu qe punon. Vertet eshte shume shume pak per kete Shqiperi te sakatosur nga saliu,likja,edi e shume te tjere(me veprimet e mosveprimet e tyre) por prape ka vlere. Bravo!
s’vjen pranvera me nji lule, dimri ka 1000 fullane…
C’fare ka studiuar Brace ?
BRACJA NJE PPATRIOT I KOHES SE SOTME TE POSHTER ME SHUME KRIMINELE , TRADHETARE TE KOMBIT, HAJDUTE , MASHTRUES DHE DALLKAUKE !
Une e “kuptoj”,Bracen,lidhur me shperndarjen e pergjegjesise dhe “tjerjen e neneve” te ligjes,per rastin konkret,te vjedhjes te thesarit te Bankes Kombetare ndermjet Guvernatorit dhe Keshillit Mbikqyres te saj.
-Dakort,more zoteri,me ty jam,qe edhe Keshilli Mbikqyres ka pergjegjesi.Po te jete se “shtrihes” keshtu,per rastin konkret,po te pyes:
-Po e njejta pergjegjesi,eshte apo jo dhe per ty dhe komisionin tend te ekonomise te Kuvendit?
Cfare beni keshtu more te dambllosur,po jeni more ne vehte?Po te ecesh me kete arsyetimin tend,pergjegjesia do te shkoje deri ne qeveri dhe Kuvend dhe Guvernatori do te jete nje grimce e kesaj pergjegjesie dhe hopa,na doli i lare.
Verini more kapakun muhabetit.Guvernatori eshte pergjegjesi direkt dhe ka pergjegjesine penale ndaj rastit.
Te gjithe ju te tjeret qe numurova,Keshilli Mbikqyres,Komisioni yt i Kuvendit,Vete Kuvendi dhe Qeveria,kane pergjegjesi morale,se e kani ngrene sapunin per djathe me raportimet e Full-hajnit.Por,hajduti,ai qe ka celsin e kontrollit real,fizik dhe pergjegjesi direkte per ushtrimin e kontrollit ne cdo qelize te Bankes Kombetare,eshte nje dhe vetem nje GUVERNATORI.
Te gjithe ju te tjeret,mund te shkarkoheni,por ne burg do te veje ai,Full-hajni.Kaq e dime ne populli i thjeshte,i cili priste shume nga ju,por qenkeni ne ortakeri me hajdutet,me Sali Berishen dhe Full-hajnat.
Mbete tere jeten politike,duke bere gam gam si ajo konia,qe po ju ktheve,fut bishtin nder shale dhe duke u qare,futet ne ndonje vrime per t’u mbrojtur.
BRACE JE POLITIKANI ME PATRIOT QE KA PARLAMENTI,KE 5 LEGJISLATURA DEPUTET, DHE KE QENE ME I NDERSHMI DHE ME SHQIPTARI.MOS DEGJO PLEHRAT SE NUK KANE KU TE KAPEN ME TY,SE JE I PASTER DHE ME LUFTETARI NE PARLAMENT.PO TE KISHTE PARLAMENTI DEPUTET SI TY TE DEVOTSHEM ,SOT SHQIPERIUA NUK DO TE ISHTE SHTEPIA E KRIMIT DHE KORRUPSIONIT,DHE POPULLI NUK DO TE VIDHEJ DHE SKLLAVEROHEJ.SHTETI ME KETE VAKTESI QE KA ZOR SE DO TI DALI ZOT KRIMIT.SA PER BANKEN AJO ESHTE KOMPLET JASHT LIGJIT DHE RREGULIT.,AJO ESHTE KTHYER NE LABORATOR KU BEHEN SE SI MUND TE VIDHEN DH SHPERDOROHEN PARATE E SHQIPTAREVE.SHTATORI DUHET TE BEJ KTHESEN NE PARLAMENT ,DUKE PROPOZUAR HEQJEN E KESHILLIT EKZEKUTIV TE BANKES DHE FULLANIT DHE TE SHKOJNE PER BURG.SA PER PD DJHE SALIUN ATA JANE HEDHUR NE SULM SE E DIN QE PO IKU FULLANI ME TEPER DO TE SHTOHET MALI ME ABUZIMET E TYRE,DHE PO PATET EZITIME NGA LSJ ME MIRE SHKONI PER ZGJEDHJE TE PARAKOHESHME DHE DO TE FITONI.I KENI TE GJITHA KUNDER QE NGA PRESIDENTI DERI TEK PROKURORI.SALIU I NDERROI TE GJITHA PUSHTETET ME DHUNE SE E DINTE FUNDIN E TIJ DHE TE BANDES SE VET,
per ke thua po bien kembanat.
normalisht per ata qe kane vesh,
Rama duhet te kete vesh ose e hengri.
Fullani
ska kryer asnje detyre nga ato qe i ngarkon ligji
banka nuk kishte te siguruar:
infrastrukturen e sigurise
nuk kishte rreghullore
nuk kishte per tre vjet audit
personeli i emeruar nuk ishte i afte.
me leket qe ka perdorur per trajnimet Fullani ka trajnuar nje tufe me lope qe e pa perdorur per tu shtrise ne krevatin dopjo.
po rrethuar nga lopet nuk shkon larg o i shkrete.
pse nuk shkon te miresh me mjelje lopesh se ate di me e be.
Po natyrisht qe Fullani nuk eshte bankier, se po te ishte do kishte dhene dorehqejen qe ne momentet qe u perfol. Kaq mjafton per nje bankier te largohet nga detyra, sepse nuk eshte politikan qe mund ti quash hajdute edhe me video, por qe drejtesia i nxjerr te pafajshem.
Jo, nje depozitues e ka te shenjte ndershmerine e bankierit, dhe nuk pret qe “drejtesia” te thote fjalen e vet, por i denon ne menyren e tij.
Z.Brace, urgjent nderroni keshiln drejtues, dhe pa vonese, sepse Shqiperia ka ende njerez te ndershem dhe profesioniste.
u zgjua dhe ky pallosh 80cm. Hajt se i fut basketbollisti nje berdafe e vjen ne vehte
Per te denuar Fullanin, duhet bere kompromis me Liken, i duhet dhene amnisti, amnisti qe Edi Rama ja ka dhene faktikisht kur hengren ngjalen.
Puna eshte se kete amnisti Likes nuk ja jep Berisha per here te dyte (per here te pare ja dha bashke me Fullaneshen), se e ka zarin qe mban peng Ramen per mos tja futur koken e tij, te te birit e te bijes ne burg.
Muhabet ca i koklavitur, qe s’ka lidhje me 1000000 vota, pasi e gjithe Shqiperia eshte mbush me hajduta, peshq te medhenj e cironka.
Ky skandal eshte ekuacion me shume te panjohura per publikun, dhe pothuajse i pamundur te zgjidhet me pushtetet aktuale ne Shqiperi, ku te gjitha pushtetet kane guret e tyre te shahut ne kete loje.
Ti or biri nenes ,ke probleme me konceptin “detyre” !!!
Ne te ashtuquajturen “Demokraqi” termi “detyre” = perfito nga posti sa te mundesh ,bjeri me top ,pra troc = vidh sa te mundesh ,se asnji ste denon ,se ky vend e ka gopin te thelle ,asnji s’ja ka gjet fundin !
E kan qit “djemte politikan” dhe bijt e kurvave ne gjykata memen me u shkerdhy rrugeve te shtetit me bordello ne rajon
DETYREN JANE DUKE BERE ;
Plackitja e pare ; sali berisha ish president.
Meta Thesari numero uno (lingotat e Floririt )+ miljarda ne kesh .
Nano ish pusht .
Plackitja e dyte ; berisha merr kredi ne bankat gjermane miljarda dhe i trasferon ne kontot e tij neper Bote .etj etj.
FullHani ben perseri detyren per te cilen edhe paguhet ,bastis Thesarin numero due .
Kjo eshte detyra e gjithe poltikaneve dhe personave qe mbajne poste ne institucionet shqiptare .Am.m.m.m’kuptoooooveeeeeeeeeeeee Brraci???
Zoti Barçe populli e di mirë kush ka përgjegjësi për vjedhjen e Thesarit, por lexoja SPARTAK BRAHOS.
Drejtuesit e bankes qe kane mundesi te tjetersojne provat duhej te ishin pezulluare menjehere, pastaj te shkarkoheshin dhe prokuroria te vepronte. Nese nuk ka ligje menjehere parlamenti te mbidhej dhe te shfuqizonte ligjet pengese per denimin e ajduteve apo atyre qe nuk kane vepruare. dhe te bente ligje speciale per te siguruare thesarin e popullit. Askujt nuk i shkonte mendja se i zoti vjedh shtepine e vet. Politika ka gishte ne kete vjedhje perderisa hesht, dhe justifikohet se nuk ka ligj per ta shkarkuare dhe i ben thirrje qe te jap dorheqie.Ne shqiperi rastet po perseriten dhe nuk mban njeri pergjegjesi por futet ndonje fakir ne burg. Ky eshte turp.
pirdh o Brace pirdh! Po te numerohen ceshtjet mbi te cilat ke pjerdhur rishkruhet nje liber sa Bibla. Po ngul kembe diku he burre e jepi drejtim.Ndryshe do perfundosh si gjithe te tjeret, duke shpernda 1000 leksha nper katundet e Beratit e te Fierit, se do rrezikosh te mos zgjidhesh me.
Ah, harrova!! Ke p… gjithmone ne duet me Ballen. E ke parasysh ai kryeplaku i fshatrave te Librazhdit, qe i rren ata debila per nje cope buke. Di gje ku eshte, apo ka humbur rrugen duke u kthyer nga Madridi ku kishte shku me pa te jemen, se e ka madrilene me duket.
Ok , i morem veshe fajtoret , po pse nuk ii fusnin brenda cfar prisni me tu arratisen
brace be nje conference shtypi dhe thuaj bossit tend hapur qe po mbrpn nje te paafte dhe beje me ze te lart nese je bure dhe do vertet drejtesi.E sigurt qe sta mban se do te quaje bossi yt mikun e saliut hahhahah
PSE PROKURORI I ENVER HOXHES SPARTAK BRAHO MBRON KUSARIN FULLANI?
Njesoj sic beri para do kohe BOSI i tij komunist dhe rryshfetci Ilir Meta? Pergjigja eshte fare e thjeshte: Sepse me Fullanin kane ndare tek Fusha e Zeze e Bankes se Shtetit LEKAT e shqyptareve.
PSE ATEHERE HESHT KRYEMINISTRI RILINDAS EDI RAMA?
kur erdhi ne pushtet me premtimin qe do te luftonte korrupsionin dhe kur tani po i vjedhin ne mes te dites Thesarin e Bankes se Shtetit si magjype hindie? Ne Bullgari u vodh Thesari i nje Banke Private dhe ra qeveria socialiste e miqve te Edvinit, ne Shqypni po vidhet me vite Thesari i Bankes se Shtetit si ASKUND ne Bote dhe pushtetaret i kane dale avokate mbrojtes te gjithe Guvernatorit kusar me argumenta tejet qesharake per nje shtet normal me Parlament Demokratik.
E KA FAJIN KESHILLI MBIKQYRES POR NUK KA FAJ KRYETARI I KESHILLIT!
ha!ha!ha! komedi tipike albaneze me garnitura mafioze alla Spartak Braho per te nxjerre nga situata kusarin Fullani qe duhej te ishte pragosur vetem per aferen mafioze te shit-blerjes te hotelit te falimentuar Dajti nga komunisti lakmitar Sali Berisha. Prandaj edhe na mbetet vetem te pyesim:
A ESHTE NE THES EDHE EDI RAMA NE VJEDHJEN ASHIQARE TE BANKES SE SHTETIT?
qe e ka zanafillen qe kur Enver Hoxha mbollu MURTAJEN bolshevike ne trojet tona?
Ha mo Braçe ziu nuk ta vae njeri me tu se uqirit e medhenj qe i ke ne kryje te shtetit tend jan me hajdut se Fullani apo e harrove Ilir floririn si e nxori shefi jot ne kaset dhe pastaj e vuri ne kryje te qoshes hajde te fala shefit tend te Rilindjes po ki kujdes se po flet pak si shum dhe do te kapin ndonje val e keqe
Zoti Brace, a mundesh te lutem te spjegosh se si mund te jape llogari Guvernatori para Bordit kur Guvernatori jo vetem qe eshte anetar i Bordit por eshte edhe Kryetar i Bordit? Ketu fle lepuri, o Brace, qe ben sikur nuk e kupton!
Pasi e lexova dhe e rilexova artikullin, shpreh bindjen, se zoti Brace eshte nga te vetmit politikane, i cili ka para se gjithash njohurine dhe aftesine profesionale, por edhe kurajon e duhur, per ta analizuar dhe shprehur qarte mendimin e tij ne lidhje me ri-vjedhjen nga me me skandalozet te thesarit te shtetit. (1926, 1939, 1997, 2011-2014).
Mega-skandal ky, qe per demin e shkaktuar ja kalon te gjitha vjedhjeve e grabitjeve te deritanishme te pasurise se perbashket te shqiptareve, perfshi ketu edhe super-mashtrimin per vjedhjen e parave te kursimtareve shqiptare me skemat piramidale, te cilat u nxiten dhe u lejuan te funksionojne “normalisht” me mbeshtetjen direkte te funsionareve te larte shteterore.
Ne te gjitha rastet e lartpermendura, qofshin ato te vjedhjeve te floririt ne 1939-en dhe 1997-en, qofshin ato te parave te “bankes shqiptare !?” gjate tre viteve ne vazhdim, ajo qe eshte me nuk ka apsur padi penale kunder asnjerit prej “40-full-haduteve” me cizme.
“Jep doreheqjen…!” – i kerkohet publikisht njerit prej tyre. I kerkohet nga “analistet”, i kerkohet nga “mediat e pavarura”, i kerkohet nga “komentuesit e panjohur” te rrjeteve sociale.
Disa “brahollare”arrijne bile deri aty sa te sulmojne hapur dhe kerkuar doreheqjen disa prej anetareve te komisionit, vetem e vetem per te nxjerre te palare disa pseudo-bankiere, te cilet nuk jane ne gjendje te bejne hyrje-daljen e parave te shqiptareve, e jo me t’i rruajne si syte e ballit ato.
Vidhet arka e shtetit shqiptar, vidhet pasuria e perbashket, vidhen taksat dhe kursimet e tyre dhe delet e trembura te 21 janarit vazhdojne e bejne sehir si te trullosura.
Sot bejne sehir, kurse neser do duartrokasin “monsieur Brahush-et” e radhes! Do ngrene dy gishtat lart per qelbe S.B.-rat, qe sot dalin ne mbrojtje te marionetave kleptomane, e neser i propozoje per president…!
Sporka miseria!
Te lumte Brace!Ne keto dite ku vjedhja duket ashiqare dhe populli vlon,je i vetmi nga klasa politike qe nuk hesht per kete problem.Duan te na bejne qorra,sikur asgje ka ndodhur.Nuk pyeten per xhaxha Ameriken,as ambasadorin e kudondodhur,per rastin e fucive kimike,por per nje cope Fullan ,te dy palet,kane rene sqoke,jane me pushime,i ka zene memeceria…Cfare eshte ky…Prestigjator?
Brace ka te drejte. Nga pothuajse te gjithe politikanet shqiptare qe adhuroj, vetem Erion Brace e thot tamam sic eshte dhe me saktesi inteligjente a jo te influencuar nga emocione.
Erion Brace, e mban te vertete (keeps it REAL) dhe nuk ka frike nga konsekuencat e qelbanikeve me fuqi dhe mundesi per te lenduar ne cdo lloj menyre.
Sikur te kishte shqiperia, 20 Eriona, 10 ne PD e 10 ne PS, do ishte vetem nje kohe e shkurter para se gjerat te ndryshonin.
Zgjohuni njerez dhe hajdeni ta marrim ate qe eshte e jona. Shqiperine!!!!!!!!!!!!!!!
Gjithe bota eshte zgjuar, vetem ne kemi ngelur mbrapa.