Jeta në FOTO e një gjeniu (dhe një shënim i vockël për depresionin dhe shoqërinë shqiptare)

12 Gusht 2014, 10:39Sociale TEMA
Jeta në FOTO e një gjeniu (dhe një shënim i vockël

Lajmi për vdekjen e aktorit të njohur Robin Williams ka shokuar shumëkënd.

Ndërsa lajmi po dominon të gjithë mediat e huaja, edhe në Shqipëri ka pasur trishtim për këtë emër të madh të ekranit.

Aktori vuante nga depresioni dhe është ylli i dytë që vetëvritet në pak kohë, pas Philip Seymour Hoffman.

Kjo ka nxitur sërish diskutime për një problem të madh të kohës ku jetojmë, depresionin.

Larry King u shpreh i pikëlluar se depresioni dhe talenti shkojnë kaq krah për krah.

Pikërisht për të ilustruar këtë ide, trishtohesh kur sheh në mediat rozë shqiptare, të cilat për dreq dominohen nga politikanë, se sa e bukur është jeta e tyre.

Në krah të kundërt, kur sheh mediat rozë të shoqërive perëndimore, kupton se e bukur nuk është jeta e personazheve, por trupi, talenti, shtëpitë e makinat e tyre.

Sepse jeta është një sfidë ku ka drogë, depresion, tradhti, shpejtësi etj.

Pak kohë më parë u nda nga jeta këngëtarja Vaçe Zela.

Pati disa kritika për stilin soc- realist me të cilin u përcoll ajo për në botën tjetër.

U tha se nuk dihej se si do e këndonte Vaçe Zela këngën e famshme “I Will Always Love You” të Whitney Houston.

Ndoshta po ta këndonte një këngë të tillë, do kishte fatin e Houston edhe në jetë dhe vdekje.

23 komente në “Jeta në FOTO e një gjeniu (dhe një shënim i vockël për depresionin dhe shoqërinë shqiptare)”

  1. The Great appear Great because we are on our knees, let us rise! says:

    Gjithe ata filma te tij kemi pare dhe mu kujtua loja dhe sidomos fytyra e tij qe kurdohere ne cdo skene te tij te bente te ndjeje simpati per kete artist te madh.
    Dicka, kam degjuar se edhe Bekim Fehmiu ishte nje yll, edhe ai u vetevra, mund te me thoni i sati ishte ai???

    1. Sokrati says:

      Me shume droga se depresioni.
      Pak a shume keshtu e mendoj dhe fundin e Edi Rames.

      1. albrecht says:

        Te pakten do te kujtohet per dicka, se u mundua per kete toke per kete popull ku ben pjese per fat te keq ti dhe stani juaj i Salinjve…
        Por eshte momenti i respektit ndaj aktorit te madh Robin Williams qe besoj pa perjashtim na ka lene mbresa te medha.
        R.I.P Robin Williams !

      2. psy says:

        Per fundin e Edi Rames mos u shqeteso,nuk bejne vetevrasje 2-metroshet,ata e shohin boten nga larte-poshte,jetojne me shume larte se poshte,pra larte eshte shtepia e tyre kur jane gjalle.

  2. ??? says:

    i ndjeri,ishte i mesuar nga prinderit e tij qe droga,alkoholi nuk duhen perdorur,por nuk i vuri vesh fjales:kush nuk nuk degjon nanen
    del ne rruge e thyen kamen,kur u be 58 vjec,doktori i tha:
    Tani nuk munde te beni pa drogen e alkoholin etj.nqs duani te jetoni.R.I.P

  3. Halyll says:

    U Prehte ne Paqe shpirti i tij i madh, i paharruar per mua roli doktorit ne filmin “Zgjimi” me Robert de Niro.

  4. albi says:

    bota sapo u be nje vend edhe me i trishte se c’ishte…

  5. Esli says:

    U prefte ne paqe me ngjan me njeriun tim shume te dashur. Bota ka humbur nje gjeni.

  6. tarrasi says:

    Bota sapo u be nje vend me i trishte se c’ishta.U prefte ne paqe.

  7. andi says:

    aktor i madh me shpirt te madh..nje nga nje po ikin te gjithe ata te brezit qe kane shpirt e ndjenje..do mbesin keta qe bejne banjo shkuma-party..qe nuk dine se ceshte ndjenja..brez i qelbur(ne shqiperi te pakten)..te keqedukar nga kultura e mbire per 20 vjet me radhe ku pertacia,korrupsioni,arroganca e paaftesia jane motot e tyre..

  8. salihe says:

    si shpjegohet qe antivlerat jetojne gjate dhe jane te shumte ne numer,a jep ndonje shpjegim bibla ose kurani per kte fakt??

  9. Dashi i Vezikos says:

    U largua nga kjo bote nje aktor i jashtezakonshem. Nje aktor qe na largonte stresin me filmat e tij. U prehte ne paqe

  10. Toti says:

    Fajin e ka regjizori I film it The Angriest Man in Brooklyn sepse ai ja dha idene e vetvrasjes. E provoi me film nuk ja doli ndersa ne jete Po.

  11. Claus says:

    Aktor me shume “fytyra” me nje bote te brendshme qe te bente te qaje dhe te qeshje njekohesisht.
    Neteve te vona te ftohta dimerore Robin Williams te sillte nje ngrohtesi njerezore ku njeriu gjente me lehtesi nje grimce te jetes se tij.

    “Mrs. Doubtfire” ku nuk besoj se la pa qeshur cdo femije dhe cdo te rritur duke bere “sakrificen prinderore” qe per te qene prane femijeve te tij duhej te vishej si nje gjyshe me zemer te madhe duke na dhene emocione aq njerezore ne nje shoqeri plot probleme dhe strese familjare.

    Tek “Good will Hunting” terapistin me shpirt te madh per te kthyer ne rruge te mbare pacientin e tij duke “perlare” pa nje pa dy dhe nje cmim Oscar per ate rol dytesor.

    Ndersa tek nje “Nate ne Muzeum” ai mbi nje figure te dyllezuar, si Presidenti amerikan me shpate mbi nje kale, i cili neteve do te “behej i gjalle” do te na sillte me plot emocion dialogjet plot tolerance dhe zemer me tij rojen e muzeumit gjate turneve te nates ku ai muze kthehej ne nje shesh lufte. Te gjitha eksponatet thyheshin dhe ne cdo galeri fillonin betejat.

    Ishte aktor qe i perkiste botes njerezore, botes feminore dhe asaj madhore, duke na lene sigurisht gjurme dhe reflektim ne ndergjegje.
    Nuk do te na mungoje me aktrimet e tij, por ndonje karakter i ri ne kete bote, natyrisht.

    1. Illyria-Shqiperia says:

      I pakrahasueshem, gjenial, ky eshte aktori komedian Robin Williams, rolet me te mira te te cilit jane ato dramatike.
      Ju sugjeroj te shikoni filmin e tij te fundit “The angriest man in Brooklyn” dhe cdokush do ta kuptoje qe ai aty ka luajtur veten e tij per here te fundit. Loja e tij eshte a qe vertete aq e ndjere, e cdo njeri prej besh do te gjeje veten ne personazhin e tij Gary Oldman. Bota humbi nje gjeni me sy te qeshur dhe zemer te ndritur. Dheu I qofte I lehte.

  12. Blue Jasmine says:

    Familja humbi nje njeri te dashur, bota nje komedian te madh . Rolet e tij do te mbeten te paharrushme ne memorien e mijerave njerezve.
    Fatkeqesisht depresioni e mposhti edhe kete artist te madh e nje nder fav e mi.
    “OH CAPTAIN, MY CAPTAIN”… “GOOOOD MOOOORNING AMERICA”
    RIP !

  13. sandri says:

    Me e bukra eshte se kur ishte ne shkolle te mesme thoshin se nuk do behet askushi..por u be dikushi….

  14. gledis says:

    Te gjithe rolet e williams jane te perkryera,te gjitha jane role ku ndihet prania e shpirtit dhe e ndjenjave njerezore me teper se ne rolet e cdo aktori tjeter te holliwodit.Ai ishte i madh dhe dihet qe depresionet jane dhurate per njerezit me talente te spikatura,eshte shume perzgjedhese kjo semundje per fat te keq na rremben me te miret!!!Duhet qe ne shtyp dhe ne media te flitet pak me shume per kete problem qe njerezit te ndergjegjesohen disi dhe te dine t`a dallojne tek vetja dhe tek te tjeret.Ju prehte shpirti ne paqe ketij njeriu te madh!!

  15. alby says:

    marrte sali-qenin me vete…amin

  16. alban says:

    Mero ta kete vra Berisha dhe kete e?

  17. tani says:

    Ngushellime por sinqerishte nuk kam pare asnje film te ketij aktori pasi nuk me ka pelqyer .me dukej shum i trishtuar me humorin e tij gjithsesi respekt

  18. Kavaljeri says:

    Padyshim nji nga artistet me te spikatur te Hollivudit .
    Nji aktor i madhe ,qe mjerisht largohet nga kjo jete .
    Ashtu si ndoshta krijonte ne karakteret e roleve te tij ne film, caste humori ku te bente per te qeshur dhe per te qare , ashtu ishte mjerisht edhe ne jeten personale .
    Dihej tashme qe aktori i madhe, ishte prej dekadash nen influencen e kokaines /alkolit ,ashtu sidhe dime, qe te dyja kto substanca, lindin nga hici Depresionin .Ja , te fitosh luften me drogen dhe alkolin duhet te jesh nji person stabil e karakter i forte brenda ,gje qe i nderuari artist R.W.mjerishte nuk i kishte ne masen e nevojeshme .
    Nji largim i trishtushem do ta quaja un dhe aspak “Nji Shok” si mediat e hiperbolizojn ,kur te gjithe dinin tashme mir ,qe R.W ishte nji manjak kokaine . Sidoqoft,eshte dicka mjaft e trishtushme ,ai do mbetet ne kujtese si nji aktor gazmor ,nji komediant mjaft i dashur dhe i vecant .

  19. Arjani_germ says:

    Good Morning wietnammmmmmmmmmmmmmmmmmmmmm
    legjende u preh’sh ne paqe,,,
    Zoti te jep famen por dhe semundjen,,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje