Operacion antidrogë në Durrës/ Kapet gjysëm kg kokainë, në pranga 5 persona

28 Gusht 2014, 12:22Kronika TEMA

Seksioni Kundër Narkotikëve në Policinë e Durrësit sekuestroi rreth gjysmë kilogrami kokainë dhe 110 kg Marijuanë.

Operacioni u finalizua në orët e para të mëngjesit dhe kishte si objekt goditjen  e një grupi që kryente grumbullimin e lëndëve narkotike  nga disa rrethe të vendit, me qëllim tregtimin në tregun e brendshëm.

Gjatë këtij operacioni u arrestuan në flagrancë 5 persona dhe u shpall në kërkim një i gjashtë, të gjithë banorë të zonave të ndryshme në Shkodër, Krujë, Laç, Fushë Krujë, të cilët u identifikuan gjatë hetimeve si të implikuar në këtë veprimtari.

U krye arrestimi në flagrancë:

Po kështu u shpall në kërkim shtetasi Fred (Alfred) Balloku, 33 vjec,  banues në Kurbin.

Përgjatë veprimeve proceduriale që u ndërmorën gjatë operacionit policor, në banesën e shtetasit Isuf Rama në Fushë Krujë u gjetën e sekuestruan 8 thasë me lëndë të thatë narkotike të llojit Kanabis Sativa (boçe e thatë), e cila nga peshimi rezultoi në masën e 110 kg lëndë si dhe 400 gr lëndë e dyshuar si narkotike e llojit Kokainë, të cilat u sekuestruan.

Për llogari të hetimit u sekuestrua edhe automjeti Benz C Class  me targa AA002 CC dhe 12 copë telefona celularë.

Nga hetimet  e deritanishme rezulton se lënda narkotike grumbullohej nga këta shtetas nga zona të ndryshme kultivimi si Shkodër, Laç dhe Krujë, me qellim final tregëtimin e saj të mëvonshëm në qytete të ndryshme të vendit.

4 komente në “Operacion antidrogë në Durrës/ Kapet gjysëm kg kokainë, në pranga 5 persona”

  1. Safeti, Sokrati, Dhendrri e dreqi me te bir... says:

    99% maloker ! mbetje te rokullisura nga malet ne kohen e sali shpelles

      1. malokeria = qeneria says:

        Ha, ha, ha. Cfare deliranti. Kuku bre or taj, a ke shpella a? Heu, na koriti fare heu. Rrace e qenit, maloke te ndyre.

  2. socialisti says:

    Keta kriminele, deri dje benin qef.

    Se shikojne punen normale si mjet per te jetuar dhe fituar.

    Por shikojne biznesin e droges si nje menyre per

    te fituar shpejt e te jetojne mire.

    Tani ska me, duhet te zgjedhin, ose te merren me krime

    qe denohen me ligj e te arrestohen nje e nga nje, ose te

    ikin jashte te merren me kete pune, ose te pranojne ralitetin

    e ti kthehen jetes normale, me pune te ndershme.

    Ska me, Berisha kryekrimineli ku u mbeshteten tere keto vite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje