Mosdeklarimi i pasurisë/ ILDKPKI gjobit Fatos Klosin dhe disa zyrtarë të tjerë

29 Gusht 2014, 18:08Politika TEMA

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave ka vendosur të gjobisë gjashtë zyrtarë për mosdeklarimin në kohë të deklaratës së pasurisë.

Mes tyre është edhe Fatos Klosi.

“Inspektori i Përgjithshëm përmes Urdhrave të Posaçëm ka vendosur masa administrative “gjobë” për 6 subjekte deklarues, si më poshtë.

– Fatos Klosi, Kryetar i Agjencisë Kombëtare Bërthamore, Ministria e Energjisë dhe Industrisë, Tiranë, nuk ka dorezuar në ILDKPKI dokumentin zyrtar “Deklaratë e Interesave Private Para Fillimit të Detyrës” dhe “Deklaratën e Interesave Private Periodike/Vjetore 2013”.

– Anesti Dhimojani, ish- Kryetar i Këshillit të Qarkut Vlorë, nuk ka dorëzuar në ILDKPKI, dokumentin zyrtar deklaratë e interesave private “Periodik vjetor, 2011, 2012, 2013″ dhe “‘Pas largimit nga funksioni 2014″.

– Vangjel Ndreka, Kryetar i Këshillit të Qarkut Fier, nuk ka dorëzuar në ILDKPKI, dokumentin zyrtar, deklaratë e interesave private “Periodik vjetor 2013“.

– Hamdi Pasha, Kryetar Komune Kodër Thumanë, Krujë, Qarku Durrës, i zgjedhur në këtë funksion me datë 23.07.2013, nuk ka dorëzuar dokumentin zyrtar “Deklaratë e Interesave Private Para Fillimit të Detyrës”; dhe “Deklaratën e Interesave Private Periodike/Vjetore” për vitin 2013.

– Viktor Popaj, Kryetar i Komunës Kastrat, Qarku Shkodër, i zgjedhur në këtë funksion me datë 08.05.2011, rezulton të mos ketë dorëzuar brenda afateve ligjore “Deklaratën Para Fillimit të Detyrës”. Nga shqyrtimi i dokumentacionit të viteve të kaluara rezulton që subjekti deklarues nuk ka dorëzuar “Deklaratën e Interesave Periodike/Vjetore” për vitet 2011, 2012 dhe 2013.

– Lek Bibaj, Kryetar i Komunës Hajmel, Qarku Shkodër, i zgjedhur në këtë funksion me datë 08.05.2011, rezulton të mos ketë dorëzuar brenda afateve ligjore “Deklaratën Para Fillimit të Detyrës”, shkelje për të cilën subjekti është gjobitur dhe kallëzuar penalisht. Nga shqyrtimi i dokumentacionit të viteve të kaluara rezulton që subjekti deklarues nuk ka dorëzuar “Deklaratën e Interesave Periodike/Vjetore” për vitet 2011, 2012 dhe 2013,” thuhet në deklaratën e ILDKPKI.

7 komente në “Mosdeklarimi i pasurisë/ ILDKPKI gjobit Fatos Klosin dhe disa zyrtarë të tjerë”

  1. adriatik says:

    E ka mendjen te merret me ortodokset ky islamiku dhe nuk i deklaron pasurite.

    1. gjergji says:

      Keta jane patriotet e flakte, hajduta ordiner dhe te imagjinosh ky tipi eshte me i miri, me i keqi ka vjedhur dhe Nenen e vete. Fatkeqesisht keta e kontrollojne Shqiperine dhe fshihen pas petkut te Patriotizmit. Te marin shembull e gjithe Elita politike dhe shoqerore e Shqiperise nga morali i Arhiepishkopit Janullatos, te cilin e etiketojne si rrezik te Kombit, kur dihet qe rreziku i vertet jane parazitat qe e gryejn nga brenda Shtetin dhe Kombin.

  2. TOMA says:

    Po Safet Gjici e ka dorezuar deklarimin e pasurise qe vazhdon te shkele ligjin per konflikt interesi dhe vjedh akoma shtetin shqiptar me kompanite e tija te siguritise (polici private) (Euro Gjici security, Masel Security dhe Toni Security)duke mbajtur 20% te rojeve ne objektet e Universitetit te Tiranes, atij Politeknik dhe Bujqesore Kamez, apo eshte nen ombrellen e kompanise se siguritise te “Breçani security” nipi i Sali Berishes dhe i jep depot e ujit te marra nga Bashkia e Tiranes me nenkontraktor ne nje kohe qe edhe kjo bie ndesh me ligjin e ri te Sherbimit te Policise private. Thoni more gjerat troç. Hajduti Safet Gjici qe vodhi gjithe pasurine e fabrikes se tullave Vore, objekteve te mesiperme, me shkollen e nje kapteri policie tani u vu nga RILINDJA E EDI RAMES(NE PRILL 2014) PREFEKTI KUKESIT QE TE VAZHDOJE TE VJEDHE AKOMA DJERSEN TONE. kETU KA VETEM LLAFE DHE SKA SHTET. SHTETI SHQIPTAR ESHTE I ZENE NGA MAFJA. (SALI+EDI+ILIR E Co.)

    1. vjollca says:

      Safeti ploteson kriteret e Rilindjes…. keto lloj njerezish i duhen rilindjes… mos u lodhni kot o njerez… kete vend e ka marre lumi

  3. Janullatos Spiritus Immundus says:

    ore, Fatos, nuk eshte me saliu apo harrove. Tani kane ndryshuar gjerat, ha gjobe

  4. marin says:

    LDKP-ja nuk merret me ata qe i fshehin pasurite ne ishullin Cayman apo ne Qipro po merret me peshq te vegjel. Ne kete rast per te mos rene ne sy se ka qellim te qelloje reputacionin e Klosit, fut dhe ca emra te tjere qe jane miza ne krahasim me peshkaqenet e medhenj qe kane vjedhur Shqiperine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje