MAS mbyll edhe 12 shkolla të arsimit parauniversitar/ Detyrimet ndaj nxënësve

4 Shtator 2014, 17:10Sociale TEMA

Listës së mbylljes së universiteteve private u shtohen edhe 12 shkolla të mesme.

Vendimi më i fundit i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit u bë me dije pasditen e sotme nga numri dy i këtij institucioni, Nora Malaj.

Në një komunikim me mediat, Malaj teksa renditi njëra pas tjetrës emrat e institucioneve të arsimit parauniversitar privat që do të mbyllen përkohësisht, tha se shkeljet e këtyre shkollave janë shumë të mëdha.

Ja shkollat e mesme që do të mbyllen:

1.Shkolla “Talent” e hapur në 2009 Durrës
2. Shkolla “Migjeni” e hapur në 2011 Durrës
3. Shkolla “3 Janari” e hapur në 2012 Durrës
4. Shkolla “Iliria 1” e hapur në 2013 Elbasan
5. Shkolla “ Daka” e hapur në 2011 Lushnjë
6. Shkolla “Nëna Mbretëreshë Geraldinë” Mat
7. Shkolla “Vitrinat” i hapur në 2012 Tiranë
8. Shkolla “Eurovizion.is” i hapur 2012 në Tiranë
9. Shkolla “Inkus Network” i hapur në 2013 në Tiranë
10. Shkolla “ Vëllezërit Frashëri” Vlorë
11. Shkolla “ Sami Frashëri” Kuçovë
12. Shkolla “Arianiti” i hapur në 2012 Elbasan

Institucionet e arsimit parauniversitar privat do të kryejnë këto detyrime:

-Të mbyllen të gjitha detyrimet lidhur me veprimtarinë mësimore për vitin mësimor 2013-2014 brenda afateve të përcaktuara

– Të pajisin çdo nxënës me të gjithë dokumentacionin shkllor për transferimin e tyre në një institucion tjetër të arsimit parauniversitar publik me kohë të pjesshme brenda datës 10.90.2014

– Të vërë në dispozicion të njësisë arsimore vendore përkatëse çdo informacion të kërkuar dhe të vazhdojnë të mbajnë kontakte me ta deri në plotësimin dhe mbylljen e të gjitha kërkesave të parashikuara nga ky urdhër

– të kthejnë pagesat e kryera nga nxënësit për pjesën e papërfunduar të shkollimit si dhe çdo detyrim tjetër të papërmbushur që mund të kenë ndaj nxënësve

– të dorëzojnë në njësinë arsimore vendore përkatëse të gjithë dokumentacionin lidhur me veprimtarinë arsimore të tyre

-të gjitha shpenzimet për kryerjen e procedurave për transferimin e nxënësve të përballohen nga ana e institucioneve të arsimit parauniversitar privat, personi juridik që e përfaqëson atë.

10 komente në “MAS mbyll edhe 12 shkolla të arsimit parauniversitar/ Detyrimet ndaj nxënësve”

  1. plaku says:

    Keto vendime jane me dy presa. Mire, bile shume mire, qe mbyllen shkollat qe nuk prodhojne cilesi, por nga ana tjeter mos valle keto vendime duhej te beheshin me te organizuara dhe planifikuara? Sot eshte data 4.09 dhe ministria don dhenjen e dokumentacjonit komplet te nxenesve deri ne Daten 10.09, duke patur parasysh se datat 6 dhe 7 jane pushim. Nuk e di por ketyre vendimeve i vjen shume era “partizançe” dhe jo e planifikuara dhe organizuare mire. Shqiptare hesapi !

  2. Kkkkk says:

    A man se na meke moj Noooorrraa!

    Dje i hape vet, e sot i mbyll!

    Si duket, te ka dale me mire pazari keshtu.

    Te fala Lindites!

    1. Andoni says:

      Aman thuaj ti bej pak reklam Kristalit dhe Metit se na keputi malli.Mjeshtre Nora.Asnje gazetar apo njeri i interesuar per arsimin nuk e harron pasionin e Nores me kompetence te plote e kembe e duar kur vleresonte . Kristalin ..Dakort me me reformat po Rama te kete kujdes me LSI

  3. Leonard Dingo says:

    Jemi ne mbeshtetje te reformave ne arsim,polici,shendetesi,drejtesi dhe kudo..

  4. Kolegia says:

    Kemi kaq vite qe te degjojme per suksese.Merruni me tekstet.Keni qene drejtuese e grupin per alterteksin dhe s’te kemi degjuar para nje viti te flasesh apo denoncosh deshtimin e tij.Meqe e ke kuptuar cfare katranoset ti dhe te tjeret lerini llafet dhe operacionet fshesa dhe ndreqni ndonje gje.

  5. mitro says:

    Normale i duhej pak kohe t’a kuptonte dhe Nora qe disa shkolla ku punonte vete s’plotesonin standartet dhe ligjet e arsimit te larte. Hajde beso ne moralin e ketyre specieve,mjere shqiptaret ne c’duar kane rene.

  6. Sovrani says:

    Po pse mi shoqja nora tani i gjete te mjeret ti mbyllesh pasi i hape vete, ato parate per licensimin kur i hape ja ktheve te pakten !!!
    Moj shoqja nora je bere si tutore prostitutash ne universitete publike e gjimnaze qe na i mbron kur te don ty moj shoqja nora.
    Mithat mema te con te fala aman shtyja dhe ca kohe shkarkimin.

  7. Une jam, ti je. says:

    Si nuk ke turp moj Nore-Sorre qe del e jep lajme te tilla kur ti je ajo qe i nxite te hapen te tilla shkolla te cilat na deskritituan para botes.

  8. gjergji says:

    Por kjo z. Malaj a ka turp kur del e flet per sistemin arsimor dhe mbylljen e shkollave, te cilat i ka hapur ministria ku kjo zonje ka te pakten 9 vite qe paguhet me rogen e Zv. Ministres.
    Ku ishte kjo zonje qe me veturen e shtetit shkonte ne cereonite e diplomimit te studenteve ne Kristal e gjetke dhe mbante fjalime dhe ftonte universitetet shteterore te ndiqnin shembellin e Kristalit per nivelin e mesimdhenies e te cilesise se diploave.

    Si duket ajo e ka edhe trurin si ka dhe pamjen, por nuk eshte faji i saj, fasjin ekane ata qe e vene ne keto detyra qe ajo as i kupton e as ka ditur dhe as di se cfare behet.
    Me e pakta qe duhet te bente ishte mos pranonte te rimerte postin e Zv.Ministres se arsimit si ndjenje pendese e pergjegjsherie te saj per cfare i sollen ketij sektori ne keto vite te mbrapshta.
    Paja e saj sikur thote ” Po une per cfare jam ketu ????”

  9. shpetimi says:

    NUK MUND TE KRYEJNE REFORMA NJERZIT QE DUHEN ME SE PARI TE REFORMOJNE VEHTEN.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje