Mosrespektimi i ligjit/ Naço ndëshkon me masa disiplinore përmbaruesit privatë gjyqësorë

4 Shtator 2014, 12:32Kronika TEMA

Ministria e Drejtësisë ka dhënë masa disiplinore ndaj disa përmbaruesve gjyqësor privatë pas inspektimeve të kryera, të inicuara nga ankesat e qytetarëve, me objekt verifikimin e zbatimit të procedurave ligjore gjatë ekzekutimit të vendimeve gjyqësore, Ministria e Drejtësisë ka konstatuar me shkelje disa përmbarues gjyqësor privat.

“Përsa më sipër, mbështetur në shkronjën “ç” të nenit 10, shkronjën “dh” të nenit 52 dhe në shkronjën “b” të nenit 54 të ligjit nr. 10031, datë 11.12.2008 “Për ushtrimin përmbarimor gjyqësor privat”, i ndryshuar, Ministri i Drejtësisë z. Nasip Naço ka urdhëruar dhënien e masave disiplinore të parashikuar në ligj ndaj përmbaruesve gjyqësor A.M, H.XH dhe M.T”, thuhet në një njoftim zyrtar të Ministrisë së Drejtësisë.

Gjithashtu me shkelje ligjore ka rezultuar edhe veprimtaria e përmbaruesit privat B.N, ndaj të cilit për shkak të mungesës së dokumentacionit në dosje, mosrespektimit të afateve procedural të njoftimit si dhe veprimeve jo etike që cënojnë rëndë figurën e përmbaruesit gjyqësor, është urdhëruar nga e Ministrit të Drejtësisë, dhënia e masës disiplinore “pezullim i licensës përmbarimore për 6 muaj”.

Komisioni Disiplinor i Përmbaruesve Gjyqësor Privat, i ka vlerësuar si të ligjshme dhe të drejta masat disiplinore të propozuara nga ana e Ministrit të Drejtësisë.

 

2 komente në “Mosrespektimi i ligjit/ Naço ndëshkon me masa disiplinore përmbaruesit privatë gjyqësorë”

  1. ramazan says:

    Lutemi merrni ne shqyrtim rastin e permbaruesit Haxhi Ismaili qe u denoncua sot tek ministri.Ky eshte krejtesisht skandaloz,nuk zbatoi asnje procedure per te grabitur nje nene me dy femije te lene ne mes te
    4 rrugeve.Nuk kisha pare hijene te tille.Nganjehere eshte e pa mjaftueshme per t’ja lene zotit…

  2. Fabrika e Letres Vlore says:

    Mase disiplinore e menjehereshme duhet te merret edhe per permbaruesin privat ILIR DERVISHAJ , sekser pronash, mjafton te analizohen njoftimet e perjavshme ne shkelje flagrante te ligjit qe i jane bere firmes tone dhe duket qarte qellimi. Njoftimet ne zarfa hidheshin poshte kangjellave te deres kryesore sot per neser nga postieri i tij privat, disponojme te gjitha regjistrimet e filmuara dhe dokumentacionet perkatese te cilat faktojne cdo shkelje ligjore nga ana e tij. Ceshtja nuk do te mbyllet kurre nga ana jone pasi do ti drejtohemi te gjitha istancave perkatese deri sa te merret nje mase per kete permbarues sekser i cili insistonte me cdo kusht per sekuestron e pronave tona pasi kishte qellime te erreta. Me shpjegoni se si mund te licensohet si permbarues privat nje njeri i keq shkolluar, i cili diplomen e shkolles se larte e ka akuistuar ne kohen e demokracise dhe part time, dikush qe nuk ka haberin as te shkrimit??? Thjeshte ka marre ate pozicion per shkak te lidhjeve te tija politike me ish partine ne pushtet e cila e mbren me cdo force. Deri dje ky person levizte si kembesor sot leviz me Ml!!! e imagjinoni se sa perfitime sjell ky biznes i erret????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje