Një punonjëse 28- vjeçare e burgut të Vaqarrit, në bashkëpunim me një ish- punonjës të Gardës së Republikës, Ermal Mrruku, kanë futur në kurth disa biznesmenë të ndryshëm në Tiranë.
Klodiana Driza, pasi njihej me ta dhe i joshte, linte takime personale me biznesmenët.
Për kohën dhe vendin e takimeve njoftohej vazhdimisht 28- vjeçari Mrruku,i cili ndërhynte në kohën e duhur.
Ai hiqej si bashkëshorti i Drizës, të cilën e qëllonte më shpulla në sy të biznesmenëve për tradhtinë e bërë dhe më pas kërcënonte këta të fundit fizikisht dhe me armë zjarri, madje iu vinte edhe gjoba.
Ai u kërkonte makina, apartamente e para në këmbim të mospublikimit të fotove të biznesmenëve me gardianen e burgut.
Dy nga episodet e këtij aktiviteti kriminal janë zbardhur në mënyrë të detajuar me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Biznesmeni me inicialet A.XH. ka rrëfyer lidhjen e tij me Klodiana Drizën dhe shantazhet e shtetasit Mrruku pas zbullimit të kësaj “lidhje”.
Ai i ka kërkuar në formë gjobe fillimisht një sasi prej 5000 eurosh dhe më pas shumën prej 2000 eurosh.
Gjithashtu, siç citon Panorama, shtetasi me inicialet E.H. ka denocuar në polici lidhjen me Klodianën, ku teksa kanë qenë duke dalë jashtë Tiranës me automjetin e tij tip “BMË”, një tjetër makinë iu ka prerë rrugën, duke e kanosur me vrasje.
Më pas Mrruku i ka kërkuar biznesmenit makinën dhe një shtëpi për veten.
Më vonë, në të njëjtën zonë, ata i kanë marrë biznesmenit edhe një shtëpi 63 metra katrorë për Drizën.
Pasi kalojnë disa muaj, ata i kanë kërkuar biznesmenit edhe 30 mijë euro, duke theksuar se u duheshin për të mbyllur një çështje gjyqësore.
Sërish Ermal Mrruku nuk ndalet dhe i merr biznesmenit edhe 30 mijë euro pas një tjetër kërcënimi.
Pas denoncimeve, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar masën “arrest me burg” për të dy shtetasit, e cila është ekzekutuar tre ditë më parë.
Veshtire te kuptosh se kush thote te verteten, por si thote Populli _ Hem te ha e hem te kruhet … qejfi ka kosto ndaj paguhet !!! Hallall motra e paska patur cmimin super ishalla ka ndonje orgazme me simfonite e Bethovenit ?
tani kshu do thoni ju se keni frike nga grate http://bit.do/gardiania-me-foto-intime
O Tema, burrin e Jozit keni marre moderator, qe shkruan Vaçarr per Vaqarrin?
e mo se burri xhozit ska ba fjal ndonjehere ai ka mir llogarit apo i ka mshef xhozi ndoij lek se ka fitu ma shum po me cilin i ka nda eeeeeeeeeeee
ahaha
Biznesmene me shkolle 9 vjecare tip carash, paskan paguar me shume se kurvari Berlusconi. E paskan ngrene tocin deri ne rreze. Keta jane biznesmene, sa bejne 2 lek kane qejf ti prishin me kurva, policia duhet ti arrestoje edhe keta plehra, ose te mos merret fare me keto probleme, kjo do te jete puna me e mire. Taksapaguesit shqipetare paguajne policine e shtetit per pune te tjera e jo per mbrojtur koqet e ketyre derrave, burra pisa dhe legena.