Saakashvili: Në Shqipëri më pritën me eskortë me 20 makina (por në Gjeorgji akuzohet për stilin superluksoz të jetës)

20 Shtator 2014, 09:09Politika TEMA

Ish- presidenti i Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvili, jeton në mërgim.

Kur u shfaq para pak ditësh në Tiranë, pati disa media që shkruan se ai është një person në kërkim në vendin e tij për shkak të një gjyqi.

Aktualisht ai jeton në SHBA.

NY Times i ka kushtuar një shkrim të gjatë.

Ai thotë se planifikon të kthehet në jetën politike në vendin e tij, pavarësisht popullaritetit në rënie.

Megjithatë, ish- presidenti thotë se ka një vend ku e presin si mbret.

“Në kohën që kam një jetë normale në SHBA, unë e konsideroj veten një “big deal” të rëndësishëm në Europën Juglindore. Në vizitën e fundit në Shqipëri, autoritetet mbyllën trafikun që të kalonte eskorta jonë prej 20 makinash”, tha ai.

Ende nuk dihet statusi i tij në lidhje me kryeministrin Edi Rama.

Ka pasur spekulime se ai është punësuar si këshilltar i tij.

Ky fakt nuk është pranuar, por vetë Saakashvili thotë se e këshillon Ramën si mik.

Por për çfarë po gjykohet në Gjeorgji?

Sipas NY Times, ai akuzohet se ka përdorur paratë publike për të paguar mes të tjerave shpenzimet për një stilist personal, hotelin dhe udhëtimet për dy modele të modës, për injeksione me botoks, për heqjen e flokëve, për marrjen me qira të një jahti në Itali dhe për blerjeve e veprave të artit nga artistja londineze Meredith Ostrom, që pikturon me një stil të veçantë, duke lyer trupin e zhveshur me bojë dhe duke lënë gjurmë në pikturë.

Ai akuzohet edhe për shtypjen e dhunshme të një proteste politike.

Po ashtu akuzohet se ka përdorur paratë publike që të sjellë në Gjeorgji një masazhatore, të famshmen Dorothy Stein.

Ajo thotë se ka marrë 2 mijë euro për t’i bërë masazh, përfshi këtu të famshmin ‘masazh me kafshim”.

“Më ka dhënë një tufë me dhurata,” thotë Stein, përfshi këtu një varëse ari.

Vetë ish- presidenti thotë se akuzat janë të motivuara politikisht.

24 komente në “Saakashvili: Në Shqipëri më pritën me eskortë me 20 makina (por në Gjeorgji akuzohet për stilin superluksoz të jetës)”

  1. Al says:

    O Edo, na degjenerove me keta keshilltare, perzgjigji me mire or burre, cjane keto mendesi katunare qe kane ky i kshillit?? Po edhe to keto police rrk , nuk ndihmojne kalimtaret qe te kalojne po mirren me keto hajvane

    1. True Detective says:

      E vetmja gje qe lidh Ramen me Saakashvilin eshte bindja e tyre te Hitleri i shek.XXI, G.Soros, sa per akuzat qe shkruhen me lart jane qesharake.
      E verteta mbi Saakashvilin me poshte ne link:
      http://www.engdahl.oilgeopolitics.net/Geopolitics___Eurasia/Saakashvili/saakashvili.html

  2. Dr says:

    A ky qenka koqe fare.

  3. tourkofagos says:

    o Zot,cfare do te degjojme tjeter………..

  4. Nastradini says:

    Sakashvili beri lemsh gjeorgjine ne kohen e revolucioneve portokali ne ish bashkimin sovjetik. Ne ate kohe ai kishte keshilltar Alex rondos nje grekoamerikan mik i george papandreou. Alex tani gjykohet per pervetesimin e milionave euro nga ministria e jashtme greke mes OJQ-ve. Ky rjet njerezish ka nje emer George Soros

  5. ufot says:

    ça jane keto idiotesira made in albanistan, po kujt i plas bolja per kete ndyresire gjeorgjie, ça eshte ky kompleks inferioriteti, ça jane keto turpe o Rama o kar, po a bllokohet qarkullimi per nje person qe nuk perfaqeson asgje, perveçse veten e tij si persone fizik. Vjen e na tregon ketu se sdo te kete keshtu e ashtu si ne kohen e saliut ndersa per vete ben te njejten gje. Ketij ndyresires mire ja bene ruset se kujtoi se do te merrnin frike ruset nga pallavrat e idiotit, kur i mberriten spetsnazet ne tbilisi e kuptoi se e kishte tepruar.

    1. Naim Frasheri says:

      O Ufot O Prostitut, Ti je nje Kurve PD-iste e di mir ti kush je , ikni shikoni Grate (Loket)se po thyjne Kacatora, mos humbni kohe ketu me komente Kurva,

  6. MCN says:

    po pse kemi mbyll ne trafikun qenke i rendesishem? ne e mbyllim trafikun kushdo qe te vije, se nuk pjerdh shume per qytettaret http://bit.do/new-york-times

  7. Ferguson says:

    ….qenke nje Idiot qe te mungon modestia, por duhet te mos ngaterosh ne asnje rast mikpritjen me vlerat e tua si individ, kjo eshte njekohsisht dhe nje verejtje per protokollin tone zyrtar

  8. Rrofte Pe-De says:

    Ky nuk eshte ndonje ekspert i njohur i ekonomise ndaj, afermendsh, gjithe cka per te ofruar eshte eksperienca e tij politike. Problemi eshte se ky nuk eshte as ndonje teoricien i njohur politik.
    Gjeopolitika ku ky funksionoi eshte cilesisht e dallueshme nga ajo e Shqiperise.
    Ky big deal me his big mind shikoni ku ka perfunfuar dhe ne c’gjendje e katandisi Gjeorgjine.

  9. qytetari says:

    Ky tip, eshte nje Nxenes i mire i Amerikes. Si te thuash, e kane rritur Amerikanet vete.

  10. Drejtesi says:

    Po te ishe i rendesishem do te kishin zgjedhur ne vendin tende dhe nuk do te te jepnin kepucet ne duar ,te endesh neper bote per tu ndjer i rendesishem.Po ke marr per njesi matese Shqiperine ?! Dhe ke kuptuar se te respektojne prej rendesise qe ke ! Ose je kryehajdut ose je cop idioti .Keto jane katigorit qe ne Shqiperi quhen njerez te rendesishem ( shif parlamentin shqipetar ).

  11. Dea says:

    E ndriti Gjeorgjine ky zoteria dhe i ngeli Shqiperia. Se kuptoj, ne cilen fushe e keshillon kryeministrin dhe, cfare jane keto privilegje bajraktaresh qe i rezervohen. Duket sa mend ka ky, krenohet me idiotesite e shqiptareve. Sa turp per kryeministrin dhe per ne. Qeverisemi nga inferiore, qe s’kane respekt per veten.

  12. ? says:

    Si ka mundesi qe ky rama ben te tilla gabime?edhe nje njeri i nivelit me te ulet nuk do bashkepunonte me kete njeri ose te pakten ta beje ilegal neqoftse do keshilla prej tij!

  13. tony says:

    cfare eshte ky trap per keshilltar me qene i mire kishe qendru president i gjorgjise ai ska rregullu vendin e vet pranaj ka vjedh miliarda dhe arratis ne amerike

  14. Tiran. says:

    Ja keshtu i presim ne te huajt .Rama e ka mik nga Soro .

  15. Dajti says:

    Shakashvili nuk eshtr keshilltar i Rames. Ai akuzohet dhe eshte larguar ngavvendi i tij pasi atje u rikthyen ne pushtet pro-ruset. Njesoj si Julia Tomoshenko dikur ne Ukraine, e cila nuk u largua nga vendi dhe u denua ironikisht nga nje pro-rus per nje afere korruptive me ruser. Kthjelluni pak njerez dhe mos reagoni me nxitim.

  16. bobi says:

    Si tha Like kokelopa: Edi Rama, ky funderrine e shoqeris…. Mesa duket ja ka njohur shume kohe para nesh veset dhe shoket e huaj pervers…

  17. Laveri says:

    E keni peshqesh nga Amerika

  18. Daniel says:

    Saakashvili ka studiuar shqelqyer ne france.ishte udheheqesi i revolucionit te trendafilave ne gjeorgji kunder influences ruse.eshte njeri i besuar i amerikaneve ne nje rajon strategjik si deti i zi.por ashtu si ne ukraine me timoshenko ruset arriten ta kthejne situaten.sa per akuzat per piktura dhe masazhatore kemi topallin dhe liri berishen qe ky na duket si varfanjak.mos flisni kot.ky eshte njeri i zgjuar dhe me inflence.

    1. Al says:

      A ti ke pjerdhur o mik, nese nuk e ka thene ate fjali Sakari do t e besoja, por me fjaline e trafikut une kete e denoj me denimin me te rende, shoqeri me Maks Velon, dhe te luajne ne bythe njeri tjetrin

  19. georges says:

    Ne qofte se kjo eshte e vertet Edi Rama qeka me shume se rrote k…!Duhet te beje nje dalje para medias dhe te p[ergjigjet! Ta lere Twiter apo facebook per tu sqaru me publikun!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje