Ministria e Financave do të paguajë 15 milionë dollarë për 2276 ish të dënuar, përndjekur politikë dhe trashëgimtarët e tyre deri në fund të vitit.
Kjo konfirmohet nga Drejtori i Pagesave të Dëmshpërblimeve në ministrinë e Financave Erald Mihali, sipas të cilit kësti i tretë deri në fund të vitit.
“Prioritetin e parë e kanë ish të dënuarat politike femra, që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës dhe hyrjes në fuqi të këtij ligj, vazhdon me ish të dënuarit politikë që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës dhe që kanë moshën mbi 75 vjeç, në momentin e miratimit të këtij ligji, ish të dënuarit politikë të cilët vuajnë sëmundje të rënda, sipas përcaktimit të aktit nënligjor të posaçëm, ish të dënuarit politikë që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës, të cilët pavarësisht moshës kanë pasardhës të radhës së parë, fëmijë, në moshë të mitur në momentin e hyrjes në fuqi të këtij ligji, ish të dënuar politikë që nuk jetojnë dhe që kanë trashëgimtarë të radhës së parë, të cilët janë në moshë të mitur në momentin e hyrjes në fuqi të këtij ligji si dhe ish të dënuarit politikë që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës dhe që kanë moshë edhe nën 75 vjeç, në momentin e miratimit të këtij ligji”, sqaroi Mihali.
Sipas tij, për kategorinë priortare të përcaktuar janë 10 milionë dollar që do të paguhen ndërsa 5 milionë dollarë do të paguhen për trashëgimtarët.
Ja pra qe ta marrin vesh dhe keta se kush te ndihmon e kush jo se u bene 8 vjet ato dhe vetem kryetaret moren para ndersa ato qe ishin realisht te perndjekur as su permenden fare.
Suksese dhe bravo per vullnetin e ministrive te cilat po tregohen te gatshme per te zgjidhur kete problem
hajde per hajer dhe ti geojne parate se e meritojne ?
Mori udhen e duhur edhe ky mhb. Drejt zgjidhjes ky problem qe na hengri shpirtin per 20 vjet. Shqiperia po rilind.
Me se fundi nje drite shprese ne fund te tunelit,nje pershpirtje per Lirak Bejkon dhe nje mallkim per sali berishizmin !
po dosjet a do ti hape rilindja ,po krimet e komunizmit a do ti denoje a do teballafaqohen me te verteten a do te gjykohen figurat kriminale te mijevjecarit te shkuar te mehmet shehut dhe enver hoxhes ?keto jane pyetje qe duan pergjigje
Po te perndjekurit politik keto 24 vjete kush do ti demshperbleje ?
do te gjykohen krimet e sali demokratit keto 24 vjete ?
kjo eshte pyetje qe do pergjigje
Ju pafsha ne burg qe te kuptoni perfundimisht se cdo te thote vuajtje, dhimbje, nene, babe, shoqeri dhe karakter.
Pa respekt per ju
Sherif Merdani
Po te persekutuarit e ketyre 20 e ca vjeteve nga Sali Berisha kur do te mendohet qe te shperblehen?
Mjafte me keto pseudo te bugosur politik. Po tani qe jemi shumiza qe jeton me pasiguri per te nesrmen kush do paguaj
Demshperblimi i ish te perndjekurve eshte berè BIZNES i madhe ne SHqiperine tone,parulla eshte, me jep njè, te te jape dy,15 miljon € jane shume dhe kjo sasi parash perfundon po tek Politikanet,GJygjtaret,Avokatet etj-etj dhe per te ashtèquajturit te perndjekur mbetet nje % e vogel.
Edhe per sa vite do vazhdoje kjo e odise nuk dihet,ose dikush te thote qè perfundon mbas 10-20-30 vitesh (23vite kaluan).Edhe i n’djeri gjyshi im (nga ana e nenes)beri afer 5vjet ne Spaç M.(beri 5 vjet pasi ishte i semure nga mushkerite , + flori qe pagoi Familja),i denuar 17vjet per tentim arratisje(i arrestuar ne R.Ushtarak ,kuptohet spiunat-fuksat benin punen e tyre pasi ne ate Rep.Ushtarak pak muaj me pare ishin larguar – kaluar kufirin pa asnje aksident,flas per vitet 50). Dhe deri tani ju eshte kompesu nje sasi e vogel parash per me thene asgje,vetem humbje kohe neper dyert e Institucjoneve te ndryshem ku dihet nga te gjithe ne çfare gjendje jane duke luajtur edhe me fjalet, he se radhen e kane ata-o qe jane ne jete.