Lufta ndaj ISIS/Sekretari amerikan i Mbrojtjes letër Kodhelit: Donacioni bujar i Shqipërisë, ka zbutur krizën

14 Tetor 2014, 13:04Politika TEMA

Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-së Chuck Hagel i ka dërguar një letër falënderimi ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli, për ndihmën që Shqipëria ka dhënë në mbështetje të përpjekjeve të koalicionit, në luftën kundër Shtetit Islamik në Siri dhe Irak. 

Në mesazhin e tij, Sekretari Hagel thekson se “donacioni bujar i Shqipërisë në mbështetje të Qeverisë së Irakut dhe specifikisht për forcat Kurde Peshmerga, ka kontribuar në zbutjen e krizës aktuale.

Vendimi i shpejtë i Shqipërisë, e vendosi vendin tuaj në krye të mbështetjeve ndërkombëtare për të luftuar Shtetin Islamik në Siri dhe Irak. Kontributi juaj mjaft domethënës, ka qenë në qendër të përpjekjeve për të furnizuar Peshmergat kurde, në këto kohë kritike.

Duke marrë në konsideratë rëndesën e këtij konflikti, unë ju falënderoj për konsideratat tuaja për kontribute shtesë, mbështetur në propozimin gjatë Samitit të NATO-s në Wells.

Vazhdimësia e mbështetjes së Peshmergave do të jetë vendimtar në suksesin e vazhdueshëm të koalicionit”. 

Në fund të letrës së tij, Sekretari Hagel shpreh gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të vazhduar bashkëpunimin strategjik me Shqipërinë dhe për të forcuar bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes. 

8 komente në “Lufta ndaj ISIS/Sekretari amerikan i Mbrojtjes letër Kodhelit: Donacioni bujar i Shqipërisë, ka zbutur krizën”

  1. Klimax says:

    Krizen nuk po e zbusin dot bombardimet e aeroplaneve amerikan, britanik e francez, ngeli per ta zbutur nje donacion i Shqiperise??!! Mbi te gjitha, ky donacion humbet edhe vleren simbolike kur ne anen tjeter, dhjetra e dhjetra ekstremista islamik me kombesi shqiptare luftojne perkrah ISIS duke kryher krime nga me cnjerezoret.

  2. zebra says:

    ca thu mor i marre! ndaj atyre mizoreve te pafe eshte rreshtuar trecereku i botes. mire beme edhe ne qe u rreshtuam kunder tyre.

  3. web says:

    bravo zonja ministre per kontributin qe jep shqiperia ndaj terrorizmit

  4. armo says:

    ne kontribuojme aq sa kemi mundesi, fisheke dhe kallash kemi, ato japim. s’kemi t’i japim avione

    1. astriti says:

      edhe po te kishim avione nuk do t’ja jepnim atyre se ata as qe dine ti perdorin. se ata as qe jane nje ushtri e mirefillte. me vjen mire qe vendi im eshte rreshtuar bashke me shba e gjermanine ndaj rrezikut me te madh qe i kanoset sot sigurise globale

  5. plehu says:

    krenare dhe te sigurte krah per krah me shba ndaj kesaj te keqeje kaq te madhe

  6. Aldo says:

    Shqiperia jep kontributin e saj modest si anetare e NATO-s per te te luftuar ekstremistet e shtetit islamik qe jane nje rrezik i madh

  7. Artani says:

    Mimi Kodheli je me e mira. Eshte nder per shqiperine qe je perfaqesuesja me dinjitoze qe ka pasur Ministrise se Mbrojtjes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje