Nishani takon ekipin kombëtar: Ajo që ndodhi në Beograd s’ka lidhje me standardet europiane

15 Tetor 2014, 20:18Sociale TEMA

“Lojtarët shqiptarë shkuan pa paragjykime si sportistë dhe profesionistë, por u ndeshën me fyerjen e simboleve tona kombëtare, me thirrje shoviniste dhe raciste, me dhunën e huliganëve dhe pjesëtarëve të stafit të sigurisë në stadium, situatë që e përballuan me dinjitet të lartë”, u shpreh Presidenti Bujar Nishani gjatë takimit të zhvilluar në Presidencë me ekipin kombëtar të futbollit pas kthimit nga Serbia.

Referuar situatës së krijuar, Kreu i Shtetit u shpreh se “ata rrezikuan shumë në emër të dinjitetit dhe simbolikës që mbartin ngjyrat e flamurit kombëtar si shenjë e identitetit dhe integritetit shqiptar”.

“Ne, shqiptarët dimë të jemi të virtytshëm pa qenë shovenë, dimë të sfidojmë  rrethanat, të vetëdijshëm në përkatësinë tonë evropiane dhe në sjellje po aq dinjitoze. 

Ne besojmë se sporti dhe kultura duhet t’i afrojnë më shumë popujt.

Asgjë nga ato me të cilat sportistët shqiptarë u ndeshën dje në stadiumin e Beogradit nuk kanë lidhje dhe ngjashmëri me standardet evropiane dhe familjen evropiane ku duhet të shkojnë të gjithë popujt dhe vendet e Ballkanit. 

Mos reflektimi ndaj dhunimit të simboleve tona kombëtare, ndaj dhunës huligane është mundësi e madhe që shëmti të tilla të përsëriten. 

Shqipëria, kombi, ju janë mirënjohës për profesionalizmin, integritetin dhe guximin, cilësi këto që ju nxorën faqebardhë. Ju faleminderit nga zemra!”, u shpreh Nishani.

 

4 komente në “Nishani takon ekipin kombëtar: Ajo që ndodhi në Beograd s’ka lidhje me standardet europiane”

  1. Majakovski says:

    Edhe pse kam antipati per kete lloj Presidenti, ne kete rast ka vepruar shume mire!

  2. Shqiptari says:

    Per cfar standartesh europiane flet ky shkerdhat ,qe vetem per poresident te Shqiptarve se njef kush ne kte vend vec atyre qe i sherben klanit antishqiptare berisha.
    Ky funderin ska lidhje me asnji lloj standarti sepse vet eshte total jashte cdo standarti e flet per standarte kyyy kaqooooooooooooooool .
    Perse i lejohet ala te injoroj kte komb ky plehr injoruse ,
    apo te tallet bota me Shqiptaret ,ti sherbej humorit europian

  3. pjatalarsi says:

    Ky Nishani mustaqezi,/ katunar me krye n’hi,/ u perzi dhe ky n’ket loj, / me na e shtu ate t’keqe boj./ N’ven qe t’flas per dashurine,/ don me tregu dhe ky merin,/ me i hudh dhe ky i cik benzin,/ flakes budalle qi po kap Shqipnin.

    1. sit. back. and. relaks says:

      lali blej nji lavastovilje e mire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje