Haxhinasto: Gjermania ka investuar rreth 900 milionë euro në fusha të ndryshme në Shqipëri

21 Tetor 2014, 18:55Ekonomia TEMA

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto mori pjesë sot në aktivitetin e organizuar me rastin e Ditës së Bashkëpunimit Shqipëri-Gjermani, ku prezantoi disa nga strategjitë dhe sfidat me të cilat perballet sektori i ujësjllës – kanalizime.

Në fjalën e tij Haxhinasto theksoi se anë investuar rreth 900 milion euro, në fusha të ndryshme dhe  Gjermania është fokusuar në ato sektorë, të cilët sjellin një impakt shumë të madh në zhvillimin e vendit, në dhënien e shërbimeve cilësore publike ku midis të tjerave uji zë një vend të veçantë, siç e pamë edhe nga shifrat, 30 përqind e investimeve kanë shkuar për fushën e ujit.

“Do të shprehja mbështetejen time tek projekti që ne kemi në axhendën tonë të përbashkët edhe për të ardhmen, pasi pavarësisht këtyre rezultateve, sektori ka një nevojë të jashtëzakonshme për të vazhduar programet e bashkëpunimit dhe këtu Gjermania, Banka Botërore edhe institucione të tjera, janë të mirëpritur për të bashkëpunuar.

Rëndësia kryesore për këtë sektor ka të bëjë me atë që gjithçka që bëhët për sektorët të mos shikohet si një investim thjeshtë fizik, porsi një investim fizik përtë arritur një shërbim të caktuar, dhe nëqoftëse e adoptojmë këtë përqasje produkti do të jetë cilësi më e mirë shërbimi për qytetarët.

Eshtë e vërtet që ka akoma nevojë për t’i shërbyer një pjese që nuk shërbehet sot, rreth 20% e popullsisë akoma nuk shërbehet me ujë të pijshëm dhe me sistem kanalizimesh. Kjo është një sfidë për t’u realizuar në të ardhmen ku përsëri dhe në këtë objektiv të rëndësishëm na ka ndihmuar Gjermania nëpërmjet masterplanit të realizuar, nje investim shumë serioz që përmbledh të gjithë axhendën e investimeve të nevojshme për infrastrukturën në Shqipëri me qëllim që të shkojmë më pranë qytetarit, ti japim atyre shërbimin cilësor jo vetëm në furnizimin me ujë por edhe në trajtimin e ujrave të ndotura pasi të dyja këto shërbime janë themelore dhe jetike për njerëzit, për turizmine kështu me radhë”, tha Haxhinasto.

Sipas tij, sfida më e madhe n është reduktimi i humbjeve në rrjet, ku rasti i qytetit të Patosit ështëmëevidenti, por kyështë një fenomen mëi shpërndarë në Shqipëri.

“Sot rreth 67% e ujit të prodhuar humbet, i klasifikuar si humbje teknike,një shifër jashtëzakonisht shumë e lartë.

Duke pasur parasysh edhe mesataren e nivelit të faturimit për pjesën e cila dërgohet tek qytetarët për tu paguar qëështë rreth 80% do të shikojmë se niveli i humbjeve është pak mëi lartë,pra ne rikuperojmë ¼ e ujit të prodhuar.

Kjo është një shifër ku mendoj se asnjë vend i zhvilluar nuk do ta përballonte dhe nuk do ta pranonte.

Pra kjo është një sfidë madhore që duhet të bëjmë dhe padiskutim që rruga për të shkuar në realizimine kësaj sfide madhore ka disa hapa dhe këtu do të dëshiroj të falenderoj edhe një herë gjithçka qëështë bërë edhe nga studimet dhe harta e rrugës qëështë përcaktuar nga GIZ për të sjellë një situatë shumë më të favorshme dhe positive për sa i takon nivelit tëhumbjeve”, tha ai.

7 komente në “Haxhinasto: Gjermania ka investuar rreth 900 milionë euro në fusha të ndryshme në Shqipëri”

  1. taku says:

    kontrollojeni titullin para se ta postoni

  2. Kris 1 says:

    gjithe keto para besoj se kane mjaftuar qe parlamenti te kete uje !

  3. vlonjati says:

    e di ky ‘topja’ se cdo te thote 900 miljone euro…???

    pastaj ku jane dhe sa vende pune kane krijuar keto ‘investime’…???

  4. iliriashqiptare says:

    e trulloset vendin me shifra gjigante sa here qe e hapni kamaren po populli ska prekur gje me dore.turp e paci faqen e zeze o hajdute.me mire mbylleni kamaren e mos flisni se eshte gjynah.

  5. albatros says:

    E shiten tere Shqiperine dhe e quajne investim te huaj dhe budallenjte e Shqioerise lumturohen se nuk e dijne me ngrohjen globale rezervat e ujit do jene pasuri

  6. ARUSHA says:

    Floririn e ka mor Anglia dhe Amerika , Bonka e Shqipove osht bosh dhe masnej ja rrasen si gjithmone Gjermanise (ne keto 80 vite ) me pagu ene ne SHQIPENI !

    EEEEEEEEEEEEEEE CERE BON INGLIZI ,AMERIKA DHE FRONGU !

    KETA DIN VEC MET’ RRUJT E ME TE RJEP DHE PA MESHIR FARE !

  7. Fieraku says:

    Ku kane shkuar se une s’kam as asfalf para shtepise, as uje te pishem, as kanalizime per ujrat e zeza e mire qe na la Enveri hidrocentralet e kam energji elektrike(jo gjithmone edhe kete).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje