Kreu i ri i AMA-s/Peza: Të enjten e ardhshme i paraqesim Kuvendit kandidatët

23 Tetor 2014, 13:40Politika TEMA

Të enjten e ardhshme Komisioni parlamentar i Medias do t’i paraqesë për votim Kuvendit kandidaturat për pozicionin e Kryetarit të Autoritetit të Mediave Audiovizive.

Kjo u bë e ditur nga Nënkryetari i këtij komisioni Alfred Peza, i cili i drejtoi një tjetër apel deputetëve të Partisë Demokratike  që të bëhen pjesë e këtij procesi.

Peza tha se nëse opozita nuk bëhet pjesë atëherë mazhoranca do të vazhdojë e vetme këtë proces.

Mbledhja e Komisionit parlamentar të Medias ku pritet të përjashtohen edhe 3 nga 7 kandidatët e mbetur në garë pritet të zhvillohet nesër.

Sipas procedurave të miratuara më parë, nga 4 kandidatët që do të mbeten në garë, opozita ka të drejtë të heqë dy emra, ndërsa mazhoranca do të dërgojë në Kuvend dy kandidatët e saj nga i cili do të zgjidhet kreu i ri i këtij autoriteti.

Në garë për pozicionin e Kreut të AMA-s janë përzgjedhur Gentian Sala (jurist), Gentian Skënderaj (ekonomist), Anila Basha (gazetare),
Zylyftar Bregu (gazetar), Raif Gorana (ekonomist), En Muçi (ekonomi, biznes),  Bers Hado (jurist).

Partia Demokratike e ka cilësuar procesin si anti-Kushtetues dhe ka paralajmëruar se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese. /gj.k/

3 komente në “Kreu i ri i AMA-s/Peza: Të enjten e ardhshme i paraqesim Kuvendit kandidatët”

  1. liridoni says:

    E po shyqyr qe i erdhi dhe ketyre dita per te ardhur ne terezi se ishin kthyer ne ushtri propagande te turpshme.

  2. ivani i madh says:

    vetem kesaj gjykate i drejtoheni se aty po vegjetojne akoma kelyshet e Berishes drejtesia eshte djere nga koka.

  3. ivani i madh says:

    vetem kesaj gjykate i drejtoheni se aty po vegjetojne akoma kelyshet e Berishes drejtesia eshte dhjere nga koka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje