Komisioni parlamentar i Ligjeve u përfshi nga debatet në mbledhjen e sotme, ndërsa diskutoi mbi kandidaturat e Sokol Ngresi dhe Elona Stavri të propozuara nga Presidenti i Republikës për anëtarë të Gjykatës së Lartë.
Ndërsa deputetët socialistë u shprehën kundër miratimit të dekreteve të Nishanit, ligjvënësi i LSI-së Spartak Braho shprehu rezerva për një qëndrim të tillë.
Më parë Braho kishte drejtuar akuza ndaj presidentit Bujar Nishani, njëkohësisht kryetar i KLD-së.
Deputeti Spartak Braho e konsideroi Nishanin si nënën e të këqijave në sistemin e drejtësisë.
Shkak sipas socialistëve për mos miratimin e dy dekreteve është fakti se Kreu i Shtetit nuk është konsultuar me Kuvendin për përzgjedhjen e kandidatëve.
Deputeti Ulsi Manja kërkoi rrëzimin e dekreteve të Presidentit, duke u shprehur se në propozimin e dy kandidaturave Kreu i Shtetit i është referuar vetëm anës formale të ligjit, dhe nuk ka zbatuar ndryshimet e ligjit për Gjykatën e Lartë.
Edhe deputetët Dashamir Peza e Blendi Klosi u shprehën se Presidenti ka shkelur procedurën në propozimin e kandidaturave, duke thënë se kjo është edhe arsyeja pse këto dekrete janë rrëzuar.
Por nisur nga këto diskutime, kandidati Sokol Gresi tha se është përzgjedhur në mënyrë të rregullt, ndërsa shtoi se ka kandiduar për këtë detyrë vazhdimisht që nga koha kur president i vendit ishte Bamir Topi.
Deputeti Braho duke ndërhyrë tha se Komisioni po rrëzon kandidatë shumë të mirë për anëtarë të Gjykatës së Lartë, ndërsa shtoi se nuk ka asnjë arsye për të mos votuar për kandidaturën e Ngresit. Pavarësisht rezervave të shprehura ndaj procedurës së ndjekur nga Nishani, Braho ka votuar pro kandidaturës së Ngresit. Sipas deputetit të LSI-së, Kuvendi nuk duhet të shpresojë se ky President do të respektojë procedurat dhe anën ligjore.
Ndërsa kandidatja Elona Stavri tha se pengesa e vetme për kandidimin për anëtarë e Gjykatës së Lartë ka qenë ligji i vjetër.
Të pyetur nga deputeti Pirro Lutaj lidhur me perceptimin e tyre për sistemin e drejtësisë, dy kandidatët vunë theksin në rëndësinë e reformimit të sistemit gjyqësor.
Sipas kandidates Stavri, duhet bërë përpjekje për përmirësimin e imazhit të sistemit të drejtësisë dhe për rikthimin e besimit tek ky sistemin.
Ndërsa kandidati Ngresi tha se “sistemi gjyqësor nuk mirëfunksionon vetëm përmes gjykatave. Reforma në gjyqësor do ndikojë në uljen e perceptimit të korrupsionit. Duhet të rishikohen ca ligje si Kodi Penal, Kodi i Procedurës Penale”.
“Duhet kontributi i të gjithëve për imazh të mirë. Ka pasur probleme me vendimet unifikuese të Gjykatës së Lartë. Ajo që perceptohet vjen si shkak i paaftësisë së sistemit”, deklaroi kandidatja për Gjykatën e Lartë Elona Stavri.
Në ditë më parë, Grupi parlamentar i Partisë Socialiste vendosi të rrëzojë dekretet e Presidentit të Republikës për dy gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, Sokol Ngresi dhe Elona Stavri. /gj.k/
Bamiri ti ktheu eurot qe i dhe per tu bere anetar i gjykates se larte?
Shko kerkoja se nuk behesh. Mbaroi.
Per kete gjyqtaren elona Stavri qe presidenti don ta beje gjyqtare te gjykates se larte ajo vetem gjyqatre nujk mund te jete. Ju ve ne dispozicion nje vendim te sajin ne lidhje me nje padi per kundershtim te dekretit te presidentit per largimin nga detyra te nje ish prokurori, dhe kjo gjyqtare e ka rrezuar kerkese padine , dhe me cfare aresyetimi thoni ju, ” NUK ka kush te drejte te hedhe ne gjyq dhe te ngreje padi ndaj presidentit e Republikes” thoshte ajo ne vendim.
Turp qe drejtesia shqipetare mban gjykates te tille dhe qe shteti paguan sa nuk ben per keta gjyqtare qe vetem juriste nuk jane.
Eurot ja u ka mare Odeta , si Sokolit edhe Elones. Do te ja u ktheje valle?
Sokol Ngresi i ben nder Gjykates se Larte nese behet pjese e saj. Eshte njeri dhe profesionist i kompletuar.