Policia e Vlorës në një tjetër operacion pas atij për kapjen e grabitësve të bankës, bllokoi 5 kg herionë dhe arrestoi 2 trafikantët.
Operacioni u krye në orët e pasdites, në lagjen “28 nëntori’.
Në pranga kanë rënë Zia Telharaj dhe Bruno Shehu, ndërsa policia po punon për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në trafikun e heroinës.
Në fotot e siguruara nga TemA, është sasia e heroinës së kapur, me një vlerë rreth 300 mijë euro.
Burime thonë se ishin siguruar prej disa javësh informacione në rrugë për trafikun e drogës së fortë, dhe efektivët e policisë kanë mundur të vënë në pranga dy persona në kohën që do shkëmbenin 5 kg lëndë narkotike e llojit heroinë.
Bravo policia
BRAVO TAHIRI Zoti ju bekofte per punen tuaj sa te veshtire aq dhe fisnike