Kunati i mahnitur nga 10 takimet me Gimen e Redbullit

7 Nëntor 2014, 20:33Antena TEMA

Kunati e ka njohur Gimen e Redbullit më 2006. Për herë të parë e takoi tek fshati turistik i Sandrit në Golem dhe u çudit shumë. Ju hoq i dashur dhe i njohur prej vitesh. Në fillim  e kishte bezdi, pasi dikush që ja prezantoi i tha si meritë kryesore, që ka ndryshuar tre herë ditën e dasmës, se nuk ishte Fatos Nano në Tiranë. Por, kur e takoi ndryshoi mendim.

Takimi i parë:

-Po ku është Luli o byrazer, i tha, po pse o s’merr një shtëpi këtu me ne ai? Seç ka marr një shtëpi andej tutje. Thuaj o të vijë këtu, ja regullojmë ne, se su bë qameti. Po thuaj se na mbytën këta b.q.. socialistë që kemi këtu. Të vij ai një herë, ta shikojnë këta.

Kunati u çudit shumë dhe ja përcolli Lulit përshtypjet.

Takimi i dytë:

-Po ku je bre lalkë, s’na e sollët një herë atë Doktorin këtu. I kam thënë dhe Sandrit të më merrte një darkë me të, po thotë e kam të vështirë ti them. Po thuaj bre lalkë ta marrim një natë, pijmë ndonjë gotë, se më kanë thënë që pi konjak.

Kunati këtu qe trembur, se Luli i kishte thënë që Doktori nuk vë gjë në gojë dhe këtë e kishte llaf të sigurtë nga Gita.

Takimi i tretë:

Byrazer, po këtij Lulit i duhet bërë monument floriri me këtë Rrugën e Kombit që po bën. Po kur u bë ky Ed Rama, ky b.q. të shajë Rrugën e Kombit e të thojë Luli ka vjedhur. Epo kjo është të plasësh, po ai është një kurvë more, se ju se njihni.

Takimi i katërt:

Byrazer, po ç’bëni kështu mo, po ua marrin gjithë lekat socialistët? Po vini bre prapë kunatin tim tek VIP, se ai ua q.. nënën këtyre. E pe çi bëri Tajvanait o? I thashë, unë e ka inat Doktori atë, se paguan Ramën, shkoi dhe 11 milion euro gjobë i vuri. Po atij b..q të Temës o, e di çi bëri? 400 milion leka gjobë se si kishte ruajtur gazetat e 2004-s. Po ai i q. robt mo, pse ku i lë ai këta socialistët të ngrejnë kokë. Po ç’bëni bre byrazer, i lini të lirë këta? Po më tako mua bre me Doktorin, se ja them unë. Ja kishte thënë motra ime Lilit, se janë bashkë tek Fondacioni, po ajo i kish thënë thuajini vetë Saliut.

Takimi i pestë:

Lalkë, po s’të pashë bre dje tek ajo mbrëmja e Lilit. Qe bukur shumë byrazer. Bleva një pikturë të mirë shumë 30 mijë euro, po kam hall mos është mërzit Doktori, se ma bleu një ai Beketi 110 mijë. Po hajde se do kemi rast tjetër. U kënaqëm o byrazer, ka lezet, njerëz me norma. Po kur flet ai Ed Rama, ai b…q.., është skandal. Po ai si afrohet dot tek thundra e këpucës Doktorit mo.

Takimi i gjashtë:

O byrazer, thuaj pak Lulit se do blejmë ato fushat e sportit aty tek fshati, të na i bëjë ato letrat shpejt, se do bëjmë ndojë gjë aty. Dhe bjeruni këtyre socialistëve bre, se po i lini të livadhisin.

Takimi i shtatë:

Byrazer, tani që morëm Bashkinë dua të bëj një dyqan të makinës së Redbullit para Sheratonit. Kam dash ta bëj më parë, por s’të linte ai Ram b..q…Po shyqyr që erdhi Luli. Do ta rregullojmë tani bre lalkë, do ta bëjmë nuse do ta bëjmë

Takimi i tetë:

Po ç’është ky Olldashi bre byrazer, që do të futet në garë me Lulin? Është në të ky o? Po atë e bën Luli copa bre byrazer, kam fol unë me gjithë njerëzit në gjithë Shqipërinë.

Takimi i nëntë:

Kunati e përshëndeti nga larg, por Gimja uli kokën sikur nuk e pa. Kuanti i foli prapë dhe Gimja ngriti kokën.

-Hë o byrazer, mirë jeni o? Po akoma me atë të rrjedhurin, Saliun ju o? Po ik o byrazer, se s’ke hajër prej tij.

Këtu Kunati u trondit shumë dhe mendoi se nuk e ka njohur.

Takimi i dhjetë:

-Byrazer, ku je o? Shiko se kam llafos me këta të Rilindjes, do më heqin akcizën për këtë Redbullin, se mos bëni ndonjë deklaratë kundër. Janë nejrëz të mirë bre byrazer, meresh vesh. Paguan ndonjë gjë të vogël, po ecën puna. Po me ju s’kish derman bre. Paguaj Gitën, paguaj Zenin, paguaj shtetin e hiç. Se na duhet kjo gjë byrazer. Ca gjëra nuk i bëjnë keq këta. Se dhe ju me atë Saliun o burrë, hiqni dorë prej atij!

Këtu Kunati u bind që ky ishte prapë Gimja i Redbullit.

9 komente në “Kunati i mahnitur nga 10 takimet me Gimen e Redbullit”

  1. gimja redbullit says:

    hahhahahaha fiks fare njeri me te shpifur nuk ka.

  2. arif says:

    Gimja komplete koke djegur,koke lepire,me te shpifur dhe me te peshtire nuk ka. Kur shete pordhe dhe ai kernacka more aman. Po i forte doli qime sezi. Ta mbylle gojen Rama tano se doli me i forte peleshi.

  3. K. Mehalla says:

    Nuk e kuptoj arsyen perse shpif dhe fyen ne menyre kaq te ulet nje gazete prestigjoze si TemA ndaj nje njeriu te mrekullueshem, korrekt dhe te edukuar si Gimi perfaqesuesi i RedBullit ne Shqiperi. Ne te gjithe qe e njohim zotin Zeqo, e dime se ai eshte njeri i edukuar dhe biznesmen i ndershem, dhe na vjen keq qe perfliten me nje gjuhe kaq harbute njeres te nderuar dhe te sukseshem. Edhe kunati i tij qe ka qene shef i Tatimeve Vip, eshte nje njeri i ndershem, i sjellshem dhe kete mund ta vertetosh fare lehte mjafton te pyesesh nje biznesmen apo punonjes tatimesh per te mesuar nese ky njeri ka qene specialist per te vene gjoba apo dallavere ndaj cdo njeriu biznesmen apo vartes se tij! Mos hidhni balte kot ndaj njerezve te mire!

    1. qytetari i vertete says:

      K.Mehalla Kunati i Gimit ka qene me te vertete njeri i sjellshem por fjalen i ndershem mund ta heqesh,vetem nese kemi kuptime te ndryshme per ndershmerine.

  4. ketu behet fjale tregtari fshatari e gomarine ditet e fundit te korrupsionit

  5. ivani i madh says:

    Po cke o Mero qe na i ngacmon Gimken ai i shkreti vetem buke me euro po ha Lereni rehat . Se tani eshte ngushte sdi nga tja mbaje ketej eshte kali i larte[RAMA] andej gomari germuq e i zgjebur [Sala]qe e pasuroi sa sbehet esapi .Epo dhe Gimka sdo rije tere jeten me gomarin ai si trim tani do te behet kalores dhe besoj se do ja arije . Se per te kane meshire dhe keqardhje keta te rilindjes si fukara qe eshte mjaft hengri buke me euro dhe ky ti japin nje dore ta ngrene mjaft vojti.

  6. eraldi says:

    ky k.mehalla do jete fshatar pe korce.

  7. elita says:

    Lexoni antenen e sotme per te kuptuar te verteten e ketij lajmi

  8. Nari says:

    Sa i saktë je mër Mero. Fiks siç e përshkruan ti është Gim jevgu ! Je i paparë o Mero

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje