Pas ngjarjes makabër, Kunati ju vu punës të mblidhte të dhëna rreth dosjes së autorit të dyshuar për t’i përdorur publikisht. Njerëzit e tij në shtet filluan të raportojnë të dhënat.
I pari i raportoi njeriu i tij në qarkulim rrugor: Nga të dhënat tona, Konstandini kishte makinë të rregullt, të blerë në rregull, me doganë të paguar. Kishte kutinë e ndihmës së shpejtë, trekëndëshin, jelekun fosforeshent dhe pompën zjarrfikëse. Nuk kishte gjoba.
Pastaj raportoi njeriu i tyre në INUK: Konstandini nuk ka ndërtesë pa leje. Ai jeton në një shtëpi të vjetër me hipotekë, nuk ka shtesa dhe nuk ka bllokuar ndonjë rrugë kalimi.
I treti raportoi njeriu i tyre në CEZ: Konstandini është korrekt me faturat e energjisë elektrike. Edhe pse mbahet si i fortë, nuk ka bërë lidhje të paligjshme.
Kunati i shikonte dhe tërbohej.
-Çi kam këta tuhafë, tha, më raportojnë vetëm gjëra pozitive për këtë?
Atëhere thirri Tom Ndrecën, të vetmin që i ka mbetur në gjykatë që nga zgjedhjet e Bashkisë.
-Më jep ndonjë të dhënë për këtë Konstandinin, i tha.
-Nga gjykata është korrekt, tha. Është akuzuar për një vrasje, por me sa kam parë dosjen, ja kanë futur kot, se ai nuk e dinte që revolveri kishte plumb, dhe aq më tepër as që i shkonte mendja se plumbi do zinte shokun. As që bëhet fjalë të mendohet që shoku do vdiste nga plumbi i shokut të vet. D.m.th, si ta them unë, është plumb i gjetur jashtë kutisë, si fletët e votimit. Ndaj nuk i quajtëm.
I mërzitur dhe nga Ndreca, Kunati mori një prokuror.
-A ka ndonjë gjë negative ky Konstandini, i tha, se duhet t’i biem fort.
-Më negative se të vrasësh katër vetë, nuk ka, i tha prokurori.
-Këtë se themi dot, tha Kunati, se kjo shifra 4 të vrarë është ters, se duket sikur e themi dhe për Lulin dhe Doktorin më 21 Janar. Po ndonjë tjetër më të fortë?
-Jo, të tjerat i ka në rregull, i tha prokurori. Dritat i ka paguar, ndërtime pa leje s’ka, kutinë e ndihmës së shpejtë e ka, bile për siguri mbante dhe pistoletë me vete.
-Ah, ja këtu të kapemi, tha Kunati. Se Luli dhe Saliu s’kanë qenë të armatosur atë ditë që vranë. Këtu e bëjmë diferencën. Do t’i bëjmë copë.
kjo shifra 4 te vrare eshte ters
http://bit.do/lesbian-things
MOS I BINI NE TE NJEJTEN VRIME FYELLIT> C’HYN KUNATI KETU?!
ME MIRE BEJ NJE GAZMORE PER RAMEN QE DEL VEND E PA VEND NE TV DHE FLET PER OPOZITEN KOT. PSE TRIMERI BERI LUIZA DUKE DHENE DOREHEQJEN? CFARE MUND TE BENTE TJETER? PO RAMA SI DO TE MUND TA MBRONTE?
RAMA BEN MIRE TE KETE PRANE CA BURRA ME PERVOVOJE DHE TE MOS MARRE MEND E CA KESHILLTAREVE DHE MINISTRAVE ADOLESHENTA QE I KA VENE NE QEVERI DHE PO DREJTOJNE SI OJQ VENDIN.
SE ME ZE GAZI KUR SHOH CV E CA ZVMINISTRAVE QE KANE PUNUAR VETEM TE MJAFTI (KANE BERE NDONJE MASTER KOTI JASHTE SHTETIT) APO KUR SHOH CA MINISTRA JASHTE PROFILIT, TE RINJ VETE, POR QE MBAJNE PRANE CA KESHILLTARE EDHE ME TE RINJ SE VETJA!!!
me fal rrumpalla por sipas teje jane te pa afte ata qe – 1-e bejne detyren e tyre dhe nuk presin ti marrin urdherat nga larte ,-2- nuk jane te perfshire ne krime e vjedhje,- 3- nuk kane qene sherbetore te sigurimit se jane te rinj -4 -kane mbaruar shkollra te larta dhe kane diploma, por sipas teje punen e benin me mire servilat kriminelet shembelltyrat e keqe qe sala yt i vuri ne ndonje post pune vetem qe ti bindeshin atij dhe vetem atij si nje vete zot vete shkop. koha na tregoi se ai zgjodhi te pa aftet per te mbuluar pa aftesine e tij, per te mbuluar krimet e tij ,te djalit te tij ,aferet e cupes dhe te dhendrit te tij ,aferat e mikut te tij fazllicit,te lulit te vocerr etj.etj si keto qe jane te pafundme e do shume kohe e leter ti tregosh te gjitha ,
Si shihet makineria pro-kriminel, pro-Konstandin filloi punen:Konstantini yne nuk ka dhe aq faj, kjo shihet, lere qe ka qene te Brryli ne momentin e vrasjeve ashtu si ka qene ne spitalin psikiatrik ne Elbasan kur qellonte ata te rinjte ne Gjirokaster…
Keshtu pra qe krisma ndoshta ka pasur, po diku larg…