Në përpjekje për të bërë polemika me Ramën rreth zgjedhjes së guvernatorit të ri, Jari paska thënë në një intervistë, që Presidenca nuk është butik që të negociohet çmimi.
Kunati, i cili u kënaq që Jari ja kishte përplasur në sy Ramës, u mërzit shumë nga batuta dhe vendosi t’i shkruajë një letër ku e këshillonte se si duhet të gjente batutat në këto raste:
“I dashur Jari,
E ndoqa intervistën tënde dhe të përgëzoj që ke filluar t’ia marrësh dorën batutave.
Siç dihet, Rama është një gojështhurur, që e ka mendjen tek batutat, ndaj i duhet kthyer me të nëjtën monedhë.
Por, para se të bësh batuta, duhet të mësosh dhe kuptimin e fjalëve që thua
Përshembull, kur thua që “Presidenca nuk është butikë ku të negociohet çmimi”, në fakt ke bërë një gafë. Në butik e dimë të gjithë që nuk negociohet çmimi. Ti ndoshta s’ke bërë kurrë pazar më parë, se ke qenë i varfër dhe as tani, se je president, por butik quhet ai dyqani i shtrenjtë që të këput në mes, që ka vetëm tre kostume varur dhe të thotë “në daç merre, në daç mos e merr”. Pra, në butik nuk negociohet çmimi. Aty hyet, blihet diçka dhe iket.
Çmimi negociohet në pazar. Kur shkon në pazar të madh, si tek gabi, apo në treg tek ish- uzina Dinamo, aty negocion çmimin.
Në këtë rast, Rama ka dash të të fyejë, pasi e konsideron Presidencën si gabim. Dhe përgjigjet e tua duhet të synojnë këtu. Fjala vjen, ti mund t’i thoje: “Presidenca nuk është pazari i gabit, ku mund të gjendet guvernator për Bankën”, ose “Presidenca nuk është pazari i gabit, ku mund të blihen firmato të përdorura nga Gjermania”. Kështu i fusje dhe një kunjë për atë guvernatoren që do të sjellë nga Gjermania.
Pra, ideja është që tek gabi bën pazar. Përshembull, ti mund t’i thoshe: “Presidenca nuk bën ulje çmimi, meqë Rama ka porosit 5 guvernatorë”. Pra, në një farë mënyre batuta të tilla, që njerëzit ta kuptojnë që Rama ty të konsideron si tregun e gabit. Ai dhe në të kaluarën ka pasur shenja talljeje me tregun e gabit, se i ka pas thënë dikur Njaziut, në Këshill Bashkiak: “Të ka gjetur Doktori tek tregu i gabit”. Pra, ai e ka fiksim atë punë dhe gjithë kundërshtarët i tall dhe i quan si tregu i gabit. Këtu dhe ti duhet ta kishe goditur, por je nxituar dhe i ke thënë butik. Butiku ëhstë dyqan i shtrenjtë dhe ai s’të konsideron si butik ty.
Ti më mirë t’i kishte thënë, “Presidenca është butik luksoz, nuk është tregu i gabit që mund të bëjë Rama pazar”. Pra, duhet të thoshe gjëra të tilla.
Sidoqoftë, herë tjetër kur të bësh batuta, më bë një zile që të konsultohemi. Jo se unë marr vesh nga batutat, por të paktën kuptoj këto fjalët që përdoren, që ti si president nuk ua di kuptimin, se nuk të janë dashur. Ti ke ardh nga jeta ushtarake dhe mund të bësh batuta me terma ushtarakë. Unë vij nga tregtia dhe bëj batuta me tregtinë.
Edhe një herë të përgëzoj për dëshirën e mirë që ke për të bërë batuta me Ramën, por të lutem njëqind herë, mos fol pa u konsultuar, se na ikin batutat kot.
I yti, Kunati”
Te permjersha ato mustaqe o palo burre. Ka degjuar Jari qe mustaqet i mbajne burra kapadahi i mbane dhe ky ceri i Saliut. Te permjershin qente e tiranes na ato palo mustaqe
Presidenca nuk eshte butik,ku mund te negociohen cmimet.Menjefjale eshte butik,vetem qe nuk negociohen cmimet.Jari nuk e mohon qe Presidenca e tij eshte dyqan.
o k… brenda familjes çfare na thu per klyshin e xhuvanit, dhe atyre te “rrilindasve” te tjere????