Qindra shqiptarë me flamuj, valle dhe kostume shqiptarë presin Ramën në Preshevë. Pritet fjalimi në "Sheshin Liria"

11 Nëntor 2014, 12:21Rajoni TEMA
Qindra shqiptarë me flamuj, valle dhe kostume shqiptarë presin

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Preshevë në orën 11.45 minuta. Qindra Shqiptarë kanë dalë në qendër të Preshevës me flamujt kuqezi në një atomosferë festive.

Këngë dhe valle shqiptare dëgjohen në Sheshin Liria. Kryeministri Rama pritet që të mbajë një fjalim në shehsin ku janë mbledhur qindra shqiptarë të Luginës, teksa vizita e tij po mbikqyret nën masa të rrepta sigurie nga policia serbe, e cila ka bllokuar kufirin me Malin e Zi dhe Kosovën që shqiptarë të tjerë mos të shkojnë në Preshevë.

Fotografia e Ramës ka pushtuar qytetin duke filluar nga gjimnazi “Skënderbeu” e deri në sheshin e dëshmoreve të UÇPMB-së.

TemaTv dhe gazeta Tema po transmetojnë  live dhe në kohë reale çdo lajm që vjen nga vizita e kryeministrit  Rama në Beograd dhe Preshevë./j.h

3 komente në “Qindra shqiptarë me flamuj, valle dhe kostume shqiptarë presin Ramën në Preshevë. Pritet fjalimi në “Sheshin Liria””

  1. Anxhelika says:

    Ajo fjalia nuk eshte e drejte: Kryeministri Rama ne Presheve Serbi!!!!

    Duhet Kryeministri Rama ne Presheve Kosove

    http://bit.do/Rama-pritet-si-HERO-ne-Presheve-video

    1. Argita_B says:

      Aktualisht ne dokumenta Presheva ben pjese ne Serbi e jo ne Kosove, pavaresisht se pjesa derrmuese e banoreve te Presheves jane shqiptare.
      Pra fjalia eshte ne rregull.

      1. ganiu says:

        Mos harxho kohë me këtë idiot. Shiko linket idiote ti tij. Thjesht provokon si ai greku tfg.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje