ILDKP bëri të ditur se subjekteve Qani Hasa, me funksion gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe Petref Asllani, me funksion Prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Elbasan, ka rezultuar se në bashkëpunim me njeri tjetrin kanë hartuar kontrata fiktive e të falsifikuara me qëllim përfitimin e një kredie me kushte lehtësuese nga Enti Kombëtar i Banesave”
Po ashtu, “të dy subjektet kanë fshehje dhe deklarim të rremë të pasurive në deklaratat e tyre të interesave private.
Subjekti Qani Hasa, pas proçes-verbalit të pyetjes në ILDKP i ka ofruar para Inspektorëve të çështjes me qëllim mbylljen e problemeve të konstatuara gjatë kontrollit të plotë”.
Për sa më sipër, Inspektori i Përgjithshëm ka depozituar kallëzim penal ndaj subjekteve Qani Hasa dhe Petref Asllani për veprat penale të falsifikimit të dokumentave zyrtare në bashkëpunim, mashtrimit me kredi në bashkëpunim, fshehjes dhe deklarimit të rremë të pasurive dhe korrupsionit aktiv parashikuar nga nenet 186 e 25, 146 e 25, 257/a dhe 244 të Kodit Penal. /gj.k/
Jo vetem ky gjyqtar i korruptuar, por do kallzuar për shperdorim detyre edhe ai që e riktheu në detyrë si gjyqtar këtë plehrë të “drejtësisë”.
Korrupsioni,fallsifikimi,mashtrimi,shperdorimi…duhet te jene te vetmet shkaqe per largim nga puna ne sektorin publik(pergjithmone,pa te drejte kthimi).Statusi i punonjesit civil,kudo ne Bote eshte nje privelegj,sepse aty shikohet fytyra e shtetit.Punonjesi publik nuk duhet ti sherbeje asnje partie,por vetem ligjit.Po te largohen te gjith te korruptuarit nga puna,do
do te duhen vite te zevendesohen vendet e tyre.Ne vendet vertet Demokratike
punonjesin publik nuk ka fuqi ta largoje Presidenti apo Kryeministri,nese nuk ka bere shkelje ligjore.