Problemet që shqetësojnë BE-në: Në Danimarkë ka vetëm 2 dyqane “Zara”, kurse në Holandë ka shumë aksidente çiklistësh

19 Nëntor 2014, 18:56Politika TEMA

“Yahoo” ka bërë një klasifikim për vendet e Bashkimit Europian, nisur nga aspektet më negative të secilit prej tyre.

Dhe cilësitë negative që jepen, janë larg problemeve që hasim këtu në Shqipëri.

Austria renditet si vendi me rininë më duhanpirëse, Belgjika për trafikun, Çekia klasifikohet si parajsa e skllavërisë moderne.

“Filmi “Taken” duhet të ishte për Republikkën Çeke”, shkruan autorja, Kate Peregrina.

Edhe Danimarka e ka një cilësi negative dhe kjo është se në të gjithë vendin ka vetëm dy dyqane “Zara”.

Estonia ka diferenca në pagesat mes të dyja gjinive, finlandezët janë të prekur shumë nga depresioni.

Franca mandej vlerësohet keq për njohje të pakët të anglishtes, gjermanëve u merret për të madhe se nuk blejnë shtëpi, kurse grekët se kanë borxhin më të madh publik.

Është rrëmuar për të gjetur diçka për Holandën dhe del se është vendi me aksidentet më të shumta për çiklistët.

Me interes janë edhe fqinjët tanë, që afrojnë edhe me mentalitetin tonë.

Italia është vendi kryesor për evazion fiskal, Qipro sepse ka shumë 18-vjeçarë që nuk shkojnë në shkollë,

Bullgaria vlerësohet keq për lirinë më të ulët të shtypit, kurse Kroacia në mënyrë të papritur, ka si tregues më problematik, pjesëmarrjen më të ulët në programin Erasmus.

Në total, siç shkruan autorja, në BE ja vlen të jetohet edhe sepse, parë nga këndvështrimi ynë,  disa prej këtyre ceneve që renditen, në Shqipëri mund të duken çikërrima.

http://respublica.al/artikuj/2014/11/19/problemet-ne-be-sipas-yahoo-ne-danimarke-ka-vetem-2-dyqane-zara-kurse-ne-holande-

8 komente në “Problemet që shqetësojnë BE-në: Në Danimarkë ka vetëm 2 dyqane “Zara”, kurse në Holandë ka shumë aksidente çiklistësh”

  1. Vivien says:

    E lexova edhe une kete artikull. Shqiperia jone “nuk kishte asnje ves”, medemek eshte parajsa e BE.
    Se shpejti do marrim statusin e plote qe te japim kontributin tone e te permiresojme problemet dhe difektet Europiane.

  2. Opas says:

    Opo ne rrojme kot ore po kot fare

    http://bit.do/Puno-ne-UK

  3. Mistreci says:

    As nje ves fare? Me demek paska dhe kurva te ndershme..hajt per hajer

  4. avrizuja says:

    SHQYPNIA KA NJE “VES” MJAFT TE CUDITSHEM QE NUK E KANE ASNJE NGA VENDET E BE-SE:

    Pushtetaret dhe politika majtas dhe djathtas te gjithe njezeri vajtojne si kukumjcka pylli disa here ne vit ne data te caktuara diktatorin Enver Hoxha dhe LANC-in kriminal dhe pas ketij vajtimi kori i qyqeve shkon e ben homazhe tek lapidaret komuniste me fogorgafine e Enverit ne dore duke ngritur grushtin bolshevik dhe duke vene shallin komunist ne qafe.

    KY “VES” E DALLON MJAFT SHQYPNINE NGA VENDET E BE-SE

  5. poprapo says:

    nuk eshte shqiperia sepse ketu jane vetem vendet e bashkimit europian

  6. Pema says:

    Mjer ne cfar gazetaresh kemi.
    Yahoo krijon nje “infographic” mbi budallalliqe ne europe (ka me mijera infographic te tille), dhe per “prestigjozen” shqiptare Tema, kjo perben lajm.

    Sa per faktin qe shqiperia nuk eshte ne liste shoke fshatare, kjo eshte sepse Shqiperia nuk eshte ne BE. Po te shohesh, as Zvicra, as Norvegjia nuk jane permendur. Po ca pres dhe un, shumica e popullsise nuk di te numeroje deri ne 10, un pres te dine gjeografine e europes.

  7. GAMORI says:

    NE EUROPEN E BASHKUAR NJERI I BIE GOZHDES TJETRI CEKANIT DISA JAN FUT TEK JORGANI DHE KANE LENE ZOT SHEJTANINN QE TI VERVISE TEK VULLKANI !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! HAJDE RUSPA EUROPE HAJDE!!!!!!!!!!!!!!!!

    1. Aleks Xinxa says:

      hahahahahahahaaa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje