Prokuroria ka kërkuar dënimin me 35 vjet burg për Oriola Lleshin, e cila pak muaj më parë mbyti në mënyrë shokuese foshën e saj vetëm gjashtë javëshe.
Kërkesa është bërë gjatë ditës së sotme, pas përfundimit të hetimeve.
Vetë 24-vjeçarja ka thënë në sallën e gjyqit se e ka vrarë foshnjën e vet në kushtet e depresionit.
Kjo, duke qenë se atë e kishte nga një lidhje jashtëmartesore.
Ajo thotë se u përdhunua:
“Kam patur debate për atësinë e djalit. Ajo janë shtuar pas lindjes së fëmijës, sepse unë djalin e dytë nuk e kam me burrin, por me një person tjetër. Ai më ka kapur me zor kur po punoja tokën.
Ka ndodhur në qershor të 2013-ës.
Vjehrra dhe vjehrri im ziheshin për shkakun e atësisë së fëmijës dhe unë nuk doja të ndahesha nga burri.
Ndaj në mëngjes e kam mbytur fëmijën. E ktheva përmbys dhe e shtrëngova që t’i merrej fryma.
E mbulova me batanije dhe ashtu e mbajta derisa vdiq. Ashtu më gjeti vjehrra. Unë isha në gjendje depresioni“, ka thënë ajo.
Ngjarja tronditëse ndodhi në fshatin Kuturman të Librazhdit.
Ajo e mbyti fëmijën e vet me jastëk.
Tashmë ajo rrezikon të dënohet me 35 vite burg./b.l
Allah allah cpo degjojme. E mbajti femijen per ta vrare .
Lleshi nga Librazhdi??!!! Do jete jabanxhie.
?
Ik VAR edhe veten tani. femer debile. Ju punon mendja vetem per prapsira.
Vrasja e nji foshnje padyshim qe eshte nji krim makaber dhe
i denushem dhe sigurishte qe autorja e krimit duhet te denohet ,
por kur lexon ktu 35-vjet ,ti heqesh nga jeta nji katundare te shkret ,
qe me shume se nga injoranca i eshte imponuar ajo vrasje ,mua me duket sikur ne gjykatat shqiptare jane ulur kanibal dhe mafioze njerez ordiner .
Kur shef se vidhet banka shteterore dhe denohen aq pak , kur u vrane 28 shqiptare ne Gerdec dhe 4 para kamerave ne 21 Janar ,sinqerishte mendoj se kto gjykata e prokurori duhet shbere dhe ribere nga e para .
Konstatimi juaj eshte shume i sakte. Punoj me gjyqtare dhe mund te them qe, ne radhe te pare nuk jane njerez, se per formim profesional nuk behet fjale fare. E trishtueshme :(.
hahahahaha sa gazetar kot.
nuk rrezikon AI te denohet me 35 vite burg por
rrezikon AJO te denohet me 35 vite burg
Cfare tmerri ka pesuar foshnja para se ti dilte shpirti. Vetem kjo nuk falet.