Ministri i Energjetikës dhe Industrisë, Damian Gjiknuri bëri të ditur se linja e interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë do të përfundojë në pranverë të vitit 2016.
Gjatë një inspektimi të bërë në Lezhë, në punimet për ndërtimin e linjës, Gjiknuri theksoi se linja e interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë rrit sigurinë për furnizimin me energji elektrike.
Linja e interkonjeksionit 400Kv Tiranë-Prishtinë, integron Shqipërinë në tregun rajonal energjitik dhe rrit kapacitetet e nevojshme për zhvillimin e mëtejshëm të tregtisë dhe energjisë me Kosovën.
Projekti me vlerë 75 milion euro financohet nga qeveria gjermane përmes bankës KfW përmes kredive të zhvillimit, pasi vlerësohet si një projekt me rëndësi të veçantë për furnizimin e Shqipërisë me energji elektrike në një sektor kyç si energjitika.
Linja e interkonjeksionit Shqipëri- Kosovë është me rëndësi strategjike. Shqipërisë, që importon energji elektrike për të plotësuar nevojat, kjo linjë i mundëson qëndrueshmëri importi dhe shfrytëzim optimal të burimeve të saj energjitike plus atyre të Kosovës.
Por, vlera e tij shkon përtej Shqipërisë dhe Kosovës, pasi realizimi i këtij projekti i shërben rajonit dhe më gjerë. /gj.k/
Bravo Gjiknuri kjo po esht lajm I gezuar se u Ben 10 vite e spo nis linja me Kosoven, paske qene Ministri me punetor e djal I zoti dukesh, ishalla Rama po te con kryetar bashkise tirane Ty e spo ven ndoj prej atyre pabuksave qe duan vec me dal ne Tv e si Kane thene njehere punes tungjatjeta.
Minister, te ka rene barre e rende se kjo eshte ministria qe ka ne dore thesaret e shqiperise ,por une kishe dy pyetje:Keni bere padi per kete katraure qe eshte bere me elektroenergjitiken shqipatare, duke filluar me drejtuesit e tre korporatave qe drejtuan per 8 vjet dhe kane grabitur miliona euro? Per TEC in e Vlorers nuk ka asnje pergjigjer nga ana jnuaj ,kur dihet se jane shpenzuar 100 milon dollar nga taksat e ketij populli fukara, kur dihet se cmimi oi naftes ka rene dhe aktivizimi I tij eshte me rentabilitet ekonomik.