Kryeminsitri Edi Rama u ka shkruar një letër falenderimi gjithë atyre konsumatorëve, të cilët janë të rregullt me pagesat e energjisë elektrike.
“Pagesa e rregullt e energjisë elektrike nga ana Juaj është detyrim i fortë për ne, që të luftojmë papushim për t’i dhënë fund fenomienit të turpshëm të vjedhjes së energjisë.
Energjia nuk mund të vazhdojë të paguhet vetem nga Ju dhe Ju s’mund të mbani më në kurriz, me paratë tuaja, edhe ata që vjedhin energjinë.
Dua ta dini se ju jam shumë mirënjohës për inkurajimin e madh që na jepni përmes shëmbullit tuaj qytetar”, shkruan Rama në letrë drejtuar çdo paguesi të rregullt të energjisë, duke theksuar se reformat e premtuara do të kryhen rrënjësisht nga qeveria e Aleancës për Shqipërinë Europiane”.
Por këtë letër falenderimi PD e ka quajtur si letër të ardhur nga ferri.
“Letra e Edi Ramës për qytetarët, është në të vërtetë një letër nga ferri.
Nuk ka si të jetë ndryshe, kur mijëra familje sot janë në errësirë, janë të pamundura për të paguar energjinë dhe faturat abuzive, sepse nuk kanë një vend pune, nuk kanë asnjë burim ekonomik.
Urimi për festat e fundvitit, është hipokrizia më e madhe që mund të ndodhë me realitetin e zymtë që e ka krijuar ai vetë, Edi Rama me politikat e represionin e tij, me shtetin policor, me rritjen e taksave, me dështimin e njëpasnjëshëm në ekonomi, me papunësinë e mjerimin që ka krijuar.
Shkruan Edi Rama letra, por pensionistëve u ka hequr shpërblimin e fundvitit, nuk rrit me asnjë qindarkë të ardhurat e tyre dhe të nëpunësve, dhe nuk u dha pagën e trembëdhjetë.
Firmos letra urimi Edi Rama por e ka kthyer OSHEE-, në portat e ferrit, ku asnjë qytetar nuk merr përgjigje, ku ankesat mbeten aty stok, ndërkohë që faturat abuzive dhe kamatvonesat mbi to po bëjnë kërdinë.
Edi Rama nuk kthen përgjigje për milionat arbitrare që u janë lënë poshtë derës familjeve si gjobë bandash”, ka thën Ervin Salianji nga PD.
PD gjithashtu ka akuzuar edhe ministrin e Energjisë Damian Gjinkuri, i cili sipas saj ka qenë debitor energjie në vitin 2010:
“Kemi sot rastin e ministrit të Energjisë, Damian Gjinkuri. Në vitin 2010, ai ka qënë deputet, por debitor i paralajmëruar nga kompania në atë kohë, me 3 muaj pa paguar. Për Edi Ramën, ky është hajdut energjie. Sot cdo qytetar në këto kushte do të kishte përfunduar ose në errësirë, ose në burg. Por Damiani është ministër. Dhe janë mijëra familjarë që trajtohen si qytetarë të dorës së dytë, pa të drejta, pa mundësi apelimi, askush nuk dëgjon zërin e tyre.
Ndaj qytetarëve nuk u ka mbetur asnjë mundësi tjetër.Letra e Edi Ramës do të përfundojë aty ku e kanë vendin të tilla letra. Edi Rama nuk ka lënë zgjidhje tjetër, përvec protestës.Dhe protestë do të ketë, edhe më masive edhe më popullore, derisa e keqja të ndalet”, u shpreh për mediat koordinatori iPD-së, Ervin Salinaji./j.h
Nga cili planet jane keta karafilat e PDs? Ata qe s’kane te ardhura duhet te vjedhin?! Natyrisht, keshtu behej ne kohen e qeverive rumpall te PDs ku vidhnin ata qe kishin e nuk kishin. Ne kohen e PDs gjithshka lulezonte, gjithshka funksiononte, njerezit ishin te gjithe te punesuar, faturat ishin te drejta, nuk kishte bara e gjoba….etj. Ishte nje mrekulli e vertet!!
si ska turp pd, as dua tja di fare per ato familje qe jane ne terr, perderisa vete e kam paguar kokerr me kokerr, pa buke i kam lene dhe une femijet e mi ama detyrimet e mia te gjitha i kam paguar.
Nje urim special kryeministri i rilindjes se …. i dergon per vit te ri edhe Dasho Alikos se lazaratit qe me ne fund pagoi 900 euro nga 147 mije qe ka borxh per energjine,keta rilindas per 100 euro borxh fusin ne burg gjysmen e shqiperise kurse per 10 veta qe kane borxh sa gjysma tjeter iju cojne kartolina me rekomande hajde shtet kaaarrrtoni
O qafok, pse te ka shkuar qafa keshtu,
tamam si trupi dhe kurizi bab Sal Bishes ?
FAMILJET E VARFERA QE NUK PAGUAJNE DRITAT NUK JANE DHE AQ SHUME.MEQENSE P.D DHE LULIT U VJENE KEQ MIRE DO TE BENIN TE PAGUANIN ATA BORXHIN SE NE NUK JEMI ME SHUME TE KAMUR QE E KEMI PAGUAR ENERGJINE ELEKTRIKE EDHE NE VITIN 97 QE SHTETIN E KISHTE SHKERMOQUR PARTIA E LULIT QE TANI BENE SIKUR U DHIMPSEN TE NJEREZIT QE I KANE BORXHE SHTETIT.
Nuk e kuptoj pse duhen falenderuar ata qe kryejne detyren ndaj shtetit. Ne çdo vend te botes energjia paguhet. Nese nuk paguhet, vjen gjoba e, nese edhe kjo nuk paguhet, pritet korrenti. Vetem kur vidhet, denohesh me ligj: gjobe ose burg – varet nga sasia e vjedhur.