Një shtëpi në lagjen Llakë në Delvinë është përshirë nga flakët.
3 persona mbetën të izoluar nga flakë brenda saj dhe njëri prej tyre, i moshuari me inicialet S.D, ka mbetur i vdekur.
Mësohet se viktima ishte i paralizuar dhe kjo ka vështirësuar ndihmën ndaj tij dhe për ta nxjerrë në kohë nga shtëpia që po digjej.
Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit./j.h