Rekordi i Meshës së Papës në Filipine. Mbi 6 milionë besimtarë, sfidojnë shiun e dendur

18 Janar 2015, 15:59Bota TEMA

Miliona persona morën pjesë në ceremoninë e meshës së Papa Françeskut në kryeqytetin Filipinas në Manila, ku përllogaritet se janë mbledhur mbi 6 milionë besimtarë në parkun Rizal duke sfiduar shiun e dendur. Kjo është vizita e dytë e një Pape, pas 20 vitesh nga vizita e Papa Gjon Palit të II-të ku u mblodhën rreth 5 milion besimtarë.

Papa përshëndeti, puthi fëmijë dhe preku duart e miliona besimtarëve të mbledhur për bekimin e tij. Papa Francesk zhvilloi meshën si një shërbim për viktimat e Tajfunit Jolanda, që shkatërroi vendin në vitin 2013, duke rikujtuar mesazhin e ndihmës ndaj njëri-tjetrit dhe promovimit të paqes e dashurisë.

“Uroj që zoti t’i bashkojë të gjithë njerëzit e mirë të këtij vendi të punojnë sëbashku, të mbrojnë njëri-tjetrin, duke filluar me familjet dhe komunitetin, tha Ati i Shenjtë.

Mesha është aktiviteti i fundit i vizitës së Papës në Filipine, ku janë mbi 80 milion besimtarë të krishterë, në përmbyllje të turit 6 ditor në Azi.

Pjesëmarrësit duartrokitën ardhjen e tij në shesh dhe shumë prej tyre ishin vendosur që një natë më parë për të qenë të parët në pritjen e Papës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje