Protesta kontraverse e së hënës

24 Janar 2015, 10:18Blog TEMA

Nga Lavdosh Ferruni

 

E  pa dëgjuar  protesta e paralajmëruar e së hënës, ku qytetarët janë thirrur të fikin  makinat për pak minuta, në mënyrë që Qeveria të ulë taksat e kështu cmimi i naftës  tashmë të ulur ndjeshëm të ulet më tëj. Kjo është vërtet kontraverse. Qytetarët thirren që t’ja bëjnë më të vështirë jetën vehtes së tyre, sidomos në kryeqytet. Ata në të vërtetë thirren të protestojnë që të djegin më shumë naftë nëpër rrugët e qytetit, që do të thotë edhe më shumë ndotje ajri në ajrin tashmë të ndotur në kufijtë e rrezikshmërisë për jetën (sidomos në Tiranë); që do të thotë edhe më shumë stres nga ngecjet e shtuara dita ditës në trafik e kështu më shumë harzhim kohe e lekësh nga këto ngecje; që do të thotë edhe më shumë ndotje akustike, që aktualisht tejkalon cdo standart Europian; që do të thotë edhe më shumë aksidente, sidomos për fëmijët, të moshuarit dhe njerëzit me aftësi të kufizuar. Për të mos përmendur edhe më shumë sëmundshmëri (obezitet, diabet të shtuar  etj.) dhe në fund të fundit edhe më pak shërbime publike nga paksimi i buxhetit të shtetit, i kërkuar nga organizatorët e protestës nëpërmjet reduktimit të taksës mbi karburantin. Dhe qytetarët do ta bojkotojnë këtë thirrje pa sens, ose më mirë të thuhet kondrasens.

Sens bën ajo që po bën Europa e zhvilluar. Që nga viti 2002 kryetari i Bashkisë Paris po zbaton një plan për dyfishimin e korsive të biçikletave, të ndalojë makinat me naftë duke i zëvendësuar ato me makina elektrike apo tipe të tjera me emetime shumë herë më ulëta se nafta. Rezultati po ndihet që tani pasi numri i shoferëve në Paris ka rënë ndjeshëm. Në 2001, vetëm  40 % e  parisieneve nuk e përdornin makinën, ndersa tani janë 60 %  ata që nuk e përdorin.

Helsinki është përgatitur për një vërshim banorësh të rinj në rrugët e tij.  Qyteti po merr masa me shtimin e banorëve të uli numrin e makinave të lejuara në rrugë. Plani i ri i zhvillimit të qytetit synon të transformojë rrethinat më të dendura të tij, sa më pak të varura nga makinat. Një aplikacion i ri për telefona i mundëson qytetarëve të përdorin në minuta një bicikletë, taksi, autobus apo tram duke ulur ndieshëm nevojën për makina. Brenda një dekade Helksini shpreson ta bëjë makinë tërësisht të panevojshme në rrugët e qytetit.

Qyteti plot tym i Milanos është duke provuar një formë tjetër për të mbajtur makinat sa më larg qendrës së tij. Kështu nëse banorët lënë makinat e tyre në shtëpi ata marrin bileta falas për transportin publik.. Cdo qytetari që e lë makinën të parkuar në shtëpi, Bashkia i dërgon një biletë autobusi ose treni falas.

Në Kopenhagen tani më shumë se gjysma e banorëve të qytetit përdorin bicikletën për të shkuar në punë apo lëvizjet e përditshme duke ja kaluar tërë qyteteve europiane të transportit të gjelbërt. Kopenhageni aplikoi zonat e këmbësorëve, ndaloi makinat  në qendrën e qytetit qysh më 1960. Qyteti tani ka më shumë se 200 kilometra korsi bicikletash dhe ka ndërtuar autostrada të mirëfillta për bicikletat, në mënyrë që dhe banorët në zonat periferike të përdorin prapë bicikletën. Qyteti ka numrin më të vogël të pronarëve të makinave në Evropë.

Do mbeten me gojë hapur europianët kur të shohin Shqiptarët në protestë duke kërkuar të keqen që Europianët po duan ta heqin dhe po e heqin dita ditës.

Do ishte bukur që fikja e motorëve të makinave të hënën të jetë  sa më masive dhe jo 5 minuta por ditë të tëra, të paktën 1 ditë si në ditën kur Papa Francesku vizitoi Tiranën dhe njerëzit u ndjenë njerëz si rrallë herë tek lëviznin të shpenguar deri në delir rrugëve të qytetit, u ndjenë zotër të qytetit, përfshi makinomanët.

 

8 komente në “Protesta kontraverse e së hënës”

  1. Spitali says:

    Gomarlleqet e. PD nuk Kane te sosur

    1. e shkreta toke, se çfare mban mbi shpine ! says:

      More lavdosh, kaqe i rrjedhur nga trute je more plak ?!

  2. lili says:

    Problemi eshte se Parizi ka nje métro performant,Kurse Tirana asnje transport publik si duhet!

  3. Perdorues says:

    Po mire, ti e provon, po kaq te trashe shpreson ti kesh lexuesit? Kerkon te justifikosh cmimin absurd te larte te karburantit sikur ai cmim na mbron te gjitheve nga e keqja e madhe me 4 rrota? Askush nuk e ndalon qeverine te beje politika ekologjike, te shtoje korsite e bicikletave, te permiresoje transportin skandoz urban dhe ate inegzistent nderurban, ato jemi dakort te gjithe qe ti beje, po mos na bej moral qe sa mire eshte cmimi j larte, bile ta rrisim akoma me shume, me mire bile them te kthejme tollonin, beni nje studim tregu dhe do dale qe 20l ne muaj per familje del e tepron ?

  4. faro says:

    Rregullorja e qarkullimit rrugor ne Toronto Kanada te gjobit po ta mbash ndezur makinen te palevizur me sh se 3 minuta. Po te henen,? Pd kerkon 5 min pet te gjithe Shqiperine. Parti prrrrrr…ogrsive!

  5. xy says:

    Po sikur gjate ketyre 5 minutave te ndaluara ne akset kryesore te kryeqytetit dhe qyteteve te tjera te kemi disa urgjenca shendetsore me rezik per jeten, kush mban pergjegjsi per jetet e humbura dhe Konfliktet e lindura mbas pengimit per ndihmen e shpejte ??!!!! Apo qytetari (nuk ) eshte i pari ????!!!

  6. era says:

    Te gjitha ato qe ke shkruar i nderuar Ekspert i Mjedisit (me license) nuk kane lidhje fare me qellimin e protestes.

    Nese do te shkruaje qe kushdo mund te potestoje, por kjo nisme nuk mund te merret KURRE nga ata kriminele qe shkaterruan Shqiperine dhe qe dyfishuan çmimin e karburantit qe kur morren pushtetin ne 2005, ateher po do e pranoja shkrimin.

    Lavdosh a ke gje per te thene per vazhdimin e betonizimit te Tiranes, per prerjet e pemeve tek diga, apo bete nje dalje me prof. Sazanin si i thone asaj fjale te popullit,me ka çu nana me la gojen.Jo per gje por populli idiot shqiptar qe fle gjume mendon se per problemet e mjedisit kemi Sazon dhe Ladon. Bytha kur nuk eshte shume e madhe nuk mund te mbahet ne dy karrike.

  7. Per momentin prej 3 muajesh jam ne Singapor ku shteti per te parandaluar ndotjen ka rritur taksat e makinave,nuk e ka ulur cemimin e karburantit,ka shtrenjtuar shit-blerjet e makinave dhe ka cmime te ulta per transportin urban e interurban ,sibvencionohen metrot e tramet si dhe taksite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje