Reagimi/ Ministria e Brendshme: Asnjë gjobë për mjetet që bllokuan rrugën në 26 janar, PD shpif

28 Janar 2015, 15:33Kronika TEMA

Ministria e Brendshme hedh poshtë deklaratën e PD-së, se policia ka ndëshkuar me gjoba politike, drejtuesit e mjeteve që protestuan për 5 minuta mesditën e 26 janarit.

Përmes një njoftimi për media, Ministria sqaron se “në të gjithë territorin e vendit në datë 26.01.2015, Shërbimet e Policisë Rrugore morën masa për të menaxhuar trafikun e rënduar dhe nuk kanë vendosur asnjë masë administrative me gjobë për mjetet, megjithëse ato ndaluan në kundravajtje duke bllokuar trafikun dhe sollën shqetësim dhe vonesë për përdoruesit e tjerë të rrugës”.

Për protestën e opozitës, sqarojnë burime zyrtare për TemA-n, nuk ishte dhënë asnjë leje për të bllokuar rrugën.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë identifikuar të paktën 330 automjete që ndaluan duke bllokuar trafikun, kryesisht autovetura, të cilat shkelën nenin 20 të Kodit Rrugor që parashikon: “Cilido që zë sipërfaqen rrugore pa lejen përkatëse, ose që, duke pasur leje, nuk zbaton kushtet e saj, i nënshtrohet masës administrative me gjobë nga njëzet e pesë mijë deri në njëqind mijë lekë”, por për asnjë prej tyre nuk është marrë masë”, thuhet në reagim.

Megjithatë efektivët e policisë kanë verifikuar se rreth 30% e mjeteve që bllokuan rrugën ishin edhe debitore, duke pasur minimumi të paktën dy gjoba të papaguara dhe maksimumi 19 gjoba, ose pa kontratë sigurimi të detyrueshëm.

“Policia e Shtetit është e vendosur në çdo rast të godasë paligjshmërinë, e çdo forme qoftë, e për këtë arsye fton qytetarët të bashkëpunojnë me Policinë në luftën e përbashkët kundër informalitetit, paligjshmërisë dhe kriminalitetit duke garantuar një Shqipëri më të sigurtë, ku ligji është i barabartë për të gjithë pa dallim”, apelohet përmes deklaratës shpërndarë për media.

 

6 komente në “Reagimi/ Ministria e Brendshme: Asnjë gjobë për mjetet që bllokuan rrugën në 26 janar, PD shpif”

  1. pro says:

    Por kam une nje verejtje ,policet e paafte qe marrin leje qarkullimi kot duke i stresuar shoferet dhe familjet e tyre se kane gjoba,kur nuk kane..te analizohen .Boll halle kemi dhe s’duam te mendojme ..se do polici lek,se s’di me lexu,apo do te beje te pakenaqur,apo ka inate…

  2. ALEX says:

    Mos venia e gjobave vetem se shton premisat e PD per abuzime te tjera me ligjin! Nuk ishte i drejte vendimi per mos gjobitje!Me tej cdokush qe mund te ndaloje ne mes te rruges nuk mund dhe nuk keni te drejte morale dhe ligjore ta gjobisni! Keshtu fillon kompromisi dhe cthurja e sistemit!Kur do beheni shtet i te gjitheve!Ceshte kjo perkedhelje dhe tolerim per disa ne kurriz te te tjereve?Atehere lerini te vjedhin dhe energjine elektrike disa dhele te paguajne te tjeret! Kjo eshte anarshi dhe jo shtet!

  3. Autoktoni says:

    Hahaaaahaaaaa

  4. anonim1234 says:

    I paskan skanuar po nuk do i gjobiskan?! ca amatoresh! se kuptojne qe PD e ben ate deklarate per t’i paraprire e parandaluar ndonje gjobitje. Nderkohe efekti ne popull u dha. PS eshte amatore para PD per makiavelizma!

  5. beni says:

    Gabim kush thyhen ligjin duhet te denohet.deputetet te paret

  6. anonim1234 says:

    Zbatimi i ligjit nuk eshte ceshtje zgjedhje o amatoret e MB! Me kete deklarate kuptohe se sa marrin ere nga punet e shtetit keta qilimijte!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje