Shefi i Shtabit: Major Sokol Feka ishte me pushime dhe ka ikur pa leje jashtë Shqipërisë

29 Janar 2015, 17:09Kronika TEMA

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Jeronim Bazo, thotë se major Sokol Feka ka marrë leje deri më 31 janar.

Por, Bazo tha në një koferencë shtypi se ai nuk kishte marrë lejë që të largohej jashtë vendit.

Si dhe jeni bërë me dije, Ministria e Mbrojtjes është informuar në rrugë zyrtare nga Ministria  e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqiperisë  për një ngjarje të  ndodhur në Spanjë në të cilën është përfshirë edhe një shtetas shqiptar, pjesëtar i Forcave të Armatosura. 

Nga të dhënat paraprake, bëhet fjalë për një mjet fluturues, pa përkatësi të identifikuar, i cili dyshohet se drejtohej nga Major Sokol Feka. 

Në rrethanat e krijuara Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura e sheh me vend të sqarojë opinionin publik për atë çfarë përfaqëson Major Feka dhe në ç’rrethana ka ndodhur ngjarja.

Major Feka është bashkuar Forcave të Armatosura në vitin 1993 si student në Akademinë e Aviacionit, për t’u diplomuar në vitin 1996.  Pas titullimit ka shërbyer  si oficer aktiv në struktura të ndryshme të Forcave Ajrore duke kryer detyra si pilot, komandant ekuipazhi dhe së fundi instruktor fluturimi. Në këto detyra të kryera, ka performuar përgjithësisht mirë dhe është vlerësuar përputhmërisht me këtë performancë.

Si shumë prej kolegëve të tij është vlerësuar me medalje të shërbimit dhe karrierës.  Ka kryer një sërë trajnimesh dhe ishte çertifikuar për të pilotuar helikopterin Cougar.  

Me kërkesën e tij, bazuar në aktet ligjore e nënligjore në fuqi, Komanda e Bazës Ajrore Farkë ka miratuar dhënien e një pjese të lejes së paguar vjetore për periudhën 12 – 31 janar 2015.

Në asnjë rast nuk rezulton që Major Feka të ketë kërkuar që një pjesë apo të gjithë lejen ta kryejë jashtë vendit, ashtu siç dhe parashikon Ligji për Statusin e Ushtarakut.

Në fakt, bazuar në informacionin e marrë nga agjensitë e specilaizuara për lëvizjen e shtetasve jashtë kufijëve të vendit,  rezulton që shtetasi Feka të jetë larguar jashtë shtetit pa lejen e autoriteteve përkatëse dhe për më tepër  të jetë përfshirë në një veprimtari të paligjshme, e cila i ka kushtuar edhe jetën.

Përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe agjnsive të specializuara, Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i FA janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet spanjolle për të hedhur dritë mbi ngjarjen.

Shtabi i Përgjithshëm i FA është i angazhuar në mbledhjen e informacionit shterues dhe analizimin e plotë dhe të gjithanshëm  të tij”, tha Bazo./b.l

11 komente në “Shefi i Shtabit: Major Sokol Feka ishte me pushime dhe ka ikur pa leje jashtë Shqipërisë”

  1. Gazetari says:

    Kryeministri duhet urgjentisht te kerkoje shkarkimin nga detyra per gjithe pergjegjsit e kesaj ngjare te shemtuar urgjent te verifikohet

    1. BIMBASH says:

      Forcat e Armatosura nuk varen nga Kryeministri. Te shohim ca do thote Jari…

    2. bimi says:

      Po shefi i shtabit a merrte ndonje peshqesh nga ky majoro-Eskobar-Gate Mahmutaj???!!!

  2. Albani says:

    SI MORE KURVA PASKA IKUR PA LEjE,NE DOGANA AI DIHEj KUSH ESHtE,NUK MUND tE NDALOHEj AI,APO KA IKUR KLANDEStIN.

  3. ai burri says:

    Sala eshte kar, por ka ca informacione ai!!! Ka kaq kohe qe ben gam gam per drogen etj etj.

    Ps: vetem per djalen e per kunatin nuk dinte gje, cudi!!!

  4. Besa says:

    Per mua faji eshte I kesaj qeverie e cila erdhi ne pushtet me njemilion te papune, qe I dhane voten per te larguar te koruptuarit,te majmurit me para te pista qe ju be ves e nuk mund te ndaheshin prej saj.Populli tani ferkon duart per pabesine qe I beri kjo qeveri e tani te paguaje haracin,ku jane ministrat sot qe nuk takojne popullin e ndershem e punojne me hajdutet e jane njesoj si ata,ose te japi doreheqjen Kodheli,ose ti kerkoje llogari Edit per stafin e paafte qe kane,ose gjithe qeveria te largohet sa me pare e te dale nje force jomashtruese sic po ndodh me shtetin fqinje,shume shpejt do te shihni realitetin,asnje vote per kete qeveri,vetem rilindje nuk ka.

  5. te keqen nenja moj ruke, trupgjate e mendja pyke. says:

    Rahmet paste.
    Frika
    Lakmia
    Zilia
    Jane tre gjera qe na heqin lumturine

    Cajupi.
    Lakmia I mori jeten ketij

  6. A says:

    Kryeministri EDI RAMA, Ministre e Mbrojtjes MIMI KODHELI, duhet te marrin informacionin e plote dhe ti bejne analize te hollesishme mbi ngjarjen ne fjale te pilotit Major SOKOL FEKA, duke nxjerre konkluzionet e duhura.
    Por qe te bejne shkarkime nuk eshte e nevojshme sepse ku futet, ku shkon, ku leviz cdo ushtarak kur eshte me leje kjo mvaret nga ndergjegjia e personit. Per me teper personi ne fjale ka vdekur ne kete aksident ajror ne Spanje.
    Gjithashtu te mos merren per baze fjalet dhe mendimet e OPOZITES te PAPERGJESHME te SALI BERISHES, JOZEFINA COBA-TOPALLI etj, sepse ato nuk japin asnje keshille per te dalur nga situatat, por e kane mendjen vetem per cpifje, ngaterresa, intriga, “konspiracione” bajate, fjale boshe, thjeshte qe te vine ne pushtet se nuk e DUROJNE VETEN PA KOLLTUQE dhe KARRIGA.
    Por gabim te rende ka EDI RAMA qe nuk po nxjerr mesime, nuk po analizon si duhet VEPRIMTARINE e POZITES se DJESHME qe eshte OPOZITA e SOTME me SALI BERISHEN dhe KLANIN e tij MAFIOZ me te gjitha BEMAT me NEGATIVE, me korrupsion, shperdorime, vjedhje, ngjarje kriminale si GERDECI dhe 21 JANARI 2011, vrasja enigmatike e SOKOL OLLDASHIT, etj, etj, pa fund. Deri tani puna e POZITES eshte e dobet, ku BRACJA vetem flet dhe kritikon me fakte opoziten dhe kaq eshte mundesia e tij, kurse qeveria e Edi Rames, fjalet dhe kritikat nuk po i kthen ne vepra, por lejon nje fare maloku te brockullon genjeshtra imagjinare ne PARLAMENT. Tung.

  7. Maro says:

    Misistrja e Mbrojtjes, por vetem qe te mbroj vendin nuk di…..se po ja leshone te huajve me deshire…..
    DUHET URGJENTISHTE TE JAP DOREHEQJE DHE TE HETOHET, PASI NUK DI KU I KA MAJORET, GJENERALET….etj. PO QE ME SIGURI DI SE KU JANE QEFET. A MUND TE MEBROJE POPULLIN NGA NJE AGRESION? A JAM E SIGURT NE VENDIN TIM UNE?

    NJE AVJON I PA IDENTIFIKUAR, QE KAM BINDJEN SE ESHTE I SHQIPERISE…..
    TURPIN E MINISTRAVE TE PA AFTE DHE TE KORUPTUAR SHQIPTARET E NDERSHEM NUK E MBAJNE DOT.
    MBAJE MIMI TE TE ROJE. TA HODHEN NE PRERE APO E BERE VET ESHTE NJELLOJ. TE TE ROJE!!

    MIMI LARGOHU SA NUK ESHTE VONE. HISTORIA DO SHKRUAJ FJALE TE ZEZA PER JU!!!

    LARGOHUUUUUUUUU!!!!!!!!!?

  8. Eraldi says:

    Edhe ishte me pushime, por edhe ka ikur pa leje! Kur ishte me pushime, perse duhet qe te merrte leje?

    Sa qesharake qe jane, dhe sa gomere qe jane. Imagjinoni qe kjo eshte ministria e mbrojtjes qe po flet, mos te veme ne diskutim ndonje dikaster tjeter te administrates, ku eshte e sigurt qe eshte bere stalla rrafsh me gomere partiake te cilet marrin rrogen kot!

  9. ARDIAN says:

    o injorant cfar lidhje ka esht njesoj te themi qe pd e mori ne pune qe ta bote kur ta merte ps ,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje