Sinqerisht më ka befasuar deklarata e bërë nga Unioni i Gazetarëve të Gjirokastrës që dikur unë e udhëhiqja por që e dorëzova drejtimin e saj dy vjet më parë me mbarimin e mandatit. Kjo deklaratë e pa firmosur apo dhe vulosur nga askush prej gazetarëve, apo dhe të kryetarit, nuk dua t’i kushtoj aspak rëndësi për vetë faktin se ajo nuk identifikon askënd nga deklaratshkruesit. Dikur kur unë isha në krye të atij unioni, të tilla deklarata i nënshkruaja dhe i vulosja gjë që ky element i rëndësishëm për të treguar seriozitetin e një organizmi të tillë kaq të rëndësishëm mungon. Nuk e di për cfarë prapavijë politike flasin deklaratshkruesit pasi forcat politike lokale, e kanë gjetur veten në edicionet e përditshme informative në Radio apo dhe Televizion dhe kjo është mëse e vërtetueshme jo vetëm përmes arkivit të lajmeve, por edhe vetë rekordet që mund të japin forcat politike lokale pozitare apo opozitare. Dua të di nga deklaratshkruesit, se cilat janë këto shkeljet e etikës profesionale dhe aq më tepër të provuara, apo shkeljen në mënyrë të përsëritur të lirisë personale të gazetarëve apo aq më keq censurimin e aktiviteteve me interes publik.
Do më ndihmonin sinqerisht t’i dija sepse mund të më shërbenin për perfeksionimin e punës sime si drejtues në të ardhmen.
Në aktivitetin e sotëm me rastin e 70 vjetorit të krijimit të Radio Gjirokastrës, kanë pasur ftesa të gjithë brezat e gazetarëve dhe teknikëve apo dhe të familjarëve të atyre që nuk jetojnë dhe askush prej tyre nuk u përjashtua. Moria e madhe e të ftuarve në mjediset e festës, ishte dëshmi e qartë e asaj cfarë thuhet deklaratshkruesit e Unionit të Gazetarëve. Dua të shpreh falenderimet për gazetarët e Unionit të Gazetarëve të Gjirokastrës të cilët u gjendën në festën e Radio Gjirokastrës sot ashtu sikurse ndjej keqardhje për ata gazetarë që nuk pranuan t’i bashkoheshin pjesës dërrmuese të Unionit.
Drejtori i TV Gjirokastër…etika e do që:duhet të ketë edhe emrin dhe mbiemrin të shkruar..se jo të gjithë e njohin kush është…por…lajmi lexohet anëe mbarë botës…Në gjithë shkrimin përmendet vetëm funksioni dhe jo emri..sikur të flitej për Tv CNN..dhe jo për një Tv..lokal..pa ndonjë peshë..as në gjirokastër..
Ne krahun e ketij legeni drejtor,shikoj legenin me te madh,stanarin e
Kakodhiqit Flamur.
para shume viteve keto kanalet lokale ne gjirokaster i fusnin filmat porno qe ne oren 10 nje here kishin futur kasteten dhe roja kishte harruar ta hiqte kaseten vazhdoi filmi deri ne oren 7 te mengjesit u tmerruan femijet i moren ne telefon dhe e hoqen me vrap
po pse piro legeni eshte drejtor???