Reshjet e borës në Kukës/Izolohen zonat e thella, disa komuna pa energji

1 Shkurt 2015, 11:55Kronika TEMA

Reshjet e dendura të dëborës të cilat janë rikthyer në Qarkun e Kukësit kanë sjellë sërish izolimin e disa zonave të thella, ndërsa  zona të tjera kanë mbetur pa energji elektrike.

Prefektura e Qarkut Kukës bën të ditur se reshjet e dëborës dhe shiut vazhdojnë me intesitet mesatar ndërsa trashësia e borës në qytete është 10-15 cm, e në lartësitë mbi 500-700 m trashësia e borës varion nga 30-60 cm.

Ndërsa akset rrugore nacionale kryesore si Autostrada e Kombit është e qarkullueshme pa zinxhirë ndonëse trashësia e borës arrin 50 cm tek tuneli. Për ta mbajtur të hapur aksin rrugor  kanë punuar gjatë gjithë kohës 6 borëpastruese.

Aksi Domaj-Drajreç është i qarkullueshëm pjesërisht me zinxhirë ku trashësia e bores arrin 30 cm ndërsa punojnë 2 mjete,1 borëpastruese e 1 fadromë.

Kukës-Ura e Zapodit është e qarkullueshme pjesërisht me zinxhirë, dhe punohet  nga 1 mjet borëpastrues për të mbajtur rrugën të hapur.

Kukës-Qafë-Shllak është i qarkullueshëm pa zinxhirë. Kukës-Krumë është e qarkullueshme pa zinxhirë.

Bajram Curri-Valbonë e qarkullueshme pa zinxhirë. Aksi B.Curri-Qafë-Morinë, qarkullimi bëhet pa zinxhirë. Aksi Bajram Curri-Kam i qarkullueshë pa zinxhirë. Kanë punuar 2 mjete 1 borëpastruese e 1 fadromë. Lartësia e borës 35 cm.

Problem mbetet aksi nacional Aeroport-Domaj me gjatësi 12 km me garanci punimesh nga ana e FSHZH-se, i cili është i bllokuar pasi nuk është vepruar për pastrimin nga bora, sipas firmës që ka kryer punimet nuk e ka me kontratë mirëmbajtjen dimërore.

Situata në komunat e rrethit Kukës:

Qarkullojnë me zinxhirë qëndrat e komunave Surroj, Zapod, Topojan, Malzi.

Janë të bllokuara qëndrat e komunave Grykë-Çaj, Kalisë e Arrën. Në rrethin e Hasit janë të qarkullueshme të gjitha akset që lidhin qëndrat e komunave. Në rrethin e Tropojës me përjashtim të komunës Lekbibaj e cila është e bllokuar, si pasojë e rreshqitjes se masivëve të mëdha të dherave, akset e tjera janë të qarkullueshme.

Në Qarkun e Kukësit, janë pa energji elektrike:

Rrethi i Kukësit komunat: Tërthore, Shishtavec,Topojan, Zapod, Surroj, Malzi, Bushtricë, Kalisë e Grykë –Çajë.

Rrethi Hasit nuk ka energji për shkak të defektit në nënstacionin PLA-Krumë.

Pa energji në rrethin e Tropojës komuna Lekbibaj e një pjesë e fshatrave të komunës Fierzë.

Komisioni i Emergjencave Civile vazhdon të ndjekë situatatën dhe është në gjëndje gadishmërie.

1 komente në “Reshjet e borës në Kukës/Izolohen zonat e thella, disa komuna pa energji”

  1. beni says:

    JA U CON NOKA .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje