Basha mbledh Grupin e PD: Të shpallet gjendja e jashtëzakonshme

4 Shkurt 2015, 19:23Politika TEMA

Partia Demokratike i ka kërkuar Qeverisë që të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, për t’u ardhur në ndihmë banorëve të përmbytur dhe se duhet mënjëherë të ndërhyje për të verifikuar situatën dhe dëmshpërblyer banorët.

Kreu demokrat Lulzim Basha mblodhi Grupin Parlamentar të PD-së për të analizuar situatën e rëndë në jugun e vendit nga përmbytjet si pasoje e motit të keq në këtë zonë, duke tërhequr dhe vëmendjen e qeverise per situatën e krijuar atje.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka falenderuar qytetarët e zonave të përmbytyra për qëndresën që kanë bërë këto ditë të vështira, duke hapur dyert për familjet e të përmbyturve, gazetarët që kanë ndjekur nga afër këtë situatë tragjike që ka përfshirë jugun e vendit, si dhe të gjithë ato struktura shtetërore që u angazhuan në momentin e parë për t’u ardhur në ndihmë banorëve.

“Ky është solidariteti njerëzor, një vlerë e vjetër mbarëshqiptare për të ndihmuar njëri-tjetrin në ditë të vështira. 

Ne si opozitë bashkë me mediat e pavarura që kemi monitoruar situatën, denoncojmë me forcë braktisjen e banorëve në kete fatkeqësi nga qeveria, pasi njerëzit janë lënë në mëshirën e fatit, pa strehe, pa ujë dhe kjo është një shpërfillje që ekzekutivi shqiptar u bënë këtyre banorëve.

Përballë situatës kritike të emergjencës, përballë njerëzve që janë të detyruar të largohen dhe të shkojnë te të afërmit e tyre, shkëlqen mashtrimi i qeverisë me propogandën e saj bajate.

Qeveria po bën propogandë e demagogji dhe fajëson opozitën në vend qe t’u vijë në ndihmë banorve”, tha Basha.

Basha në emër të Partisë Demokratike i kërkoi qeverisë qe të shpallë zonën e emergjencës dhe të informohet media dhe publiku për gjendjen dhe të dëmshperblehen të gjithë banorët e dëmtuar.

Po ashtu, të rishikohet buxheti i shtetit për buqësinë dhe të hiqet dorë nga luksi dhe shpenzimet qeveritare.

“Ne do të monitorojmë situatën dhe do të ngremë zërin për të bashkuar solidaritetin qytetar dhe të gjithë deputetët tanë do të jenë në terren për t’u informuar dhe dhënë alarmin që të ndërhyjmë për të shpëtuar këta njerëz nga ky makth i madh”, tha Basha. /gj.k/

10 komente në “Basha mbledh Grupin e PD: Të shpallet gjendja e jashtëzakonshme”

  1. Piss off PD says:

    Po ik mor idiot ate PDssssssssss se kush po ja u vare juve ajde mere vesh
    Dhe cfare do te thoni me kete gjendje te jashtzakoneshme qe e shpallni ju.?

    1. KATHERINA DIE GROSSE says:

      Mir e ke ti moj Lulushja e Sales,
      Edi Rama duhet te shpall gjendjen e Jashtzakonshme.
      Se ti ja dorzove shtetin me inventar.
      I late dhe fondin per Fatkeqsit natyrore.
      Sali Grosha asnji kokerr fasule si la magazinave te shtetit.
      Pfui ky qelbanik,ka surat dhe shkon ne jug te Shqypnis.
      Kjo osht koha e maskarenjva.Mbasi te vjedhin dhe te vrasin vij dhe ta qajn hallin dhe te japin udhzime.
      Lule Bushtra duhet qujt ky Balua i Shqupit

  2. england says:

    Opozite pa kauze!nuk po dine ti qendrojne nje ceshtjeje ta cojne deri ne fund,politizojne dhe situaten atmosferike per perfitime politike,opozite pa shtylle kurrizore dhe pa busull drejtimi…

  3. nik says:

    gjendja e jashtezakonshme? po ka te drejte. te ndalohet qarkullimi me duar ne xhepa ne menyre qe personi te kete mundesi te bej not. te ndalohet qarkullimi jo me pak se tre veta, ne menyre qe personat te ndihmojne njeri tjetrin qe te mos i marre rrjedhja e ujit.bravo lulushke se mu be qefi shume qe shkove ne zonat e permbytura.ahhh se desh harrova.cizmet qe kishe veshur te shkonin shume.

  4. eli-tiv says:

    ….talleni me popullin…por ai ju pashteroi..parate qe keni vjedhur nuk ju nxerin ne breg….keni ne kurriz parazite e kriminela qe duhet te ushqeni…keni teurin e trashe si serbet..i bini ne nje veprim e njesoj..

  5. Teta says:

    Permbytet Tirana me tre minuta shi, kryetari i Tiranes i zgjedhur me votat e Hysni Milloshit e vret mendjen per Fierin.

  6. Z.Baaaaaaasha ke takuar te permbyturit qè te vjen keq,shko’o mer beje nje xhiro dhe beje nje foto me ta, mos gri ne Tiran duke gjetur fajtoret si ne énderr,shko’o mer mbushe nje kamjon me ushqime,veshmathje,tenda,etj-etj dhe atehere mund te themi qe je burri mire,çfare te kushton duke i hequr nje fete te vogel pasurise qe ke vendosur me djersen eballit? shko mo Opozitari i Shqipnise,Kryebashkiak i Kryeqytetit se i ben qefin te permbyturve ,apo zotrote behesh ba’mires kur VOTOHET .

  7. xxx says:

    O palle e Tirrak.

  8. drejtesia says:

    O debil i lindur, po qe pak burre beji thirrje antareve te PeDese per te mbledhur ndihma dhe dergoi ne Vlore dhe Fier dhe mos bej kot gam gam. Banoret atje sduan fjale por ndihma.

  9. ARDIAN says:

    nuk i keni gjo pak nga ato qe i keni mar popullit jepjani si lemoshe se ju duhen per vota

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje