Fatkeqësitë natyrore të mos përdoren për politikë. Kështu është shprehur prefekti i qarkut Fier, Xhevit Bushaj për televizionin Tema. Sipas tij situata deri në këto momente paraqitet normale dhe se niveli i ujit ka rënë. Ai tha se po punohet edhe për normalizimin e situatës në Levan dhe Darzezë.

Si paraqitet situata deri tani në qarkun Fier?
Vjosa është në kuotat normale. Jemi duke monitoruar dhe jemi duke zgjidhur të gjitha problemet në komunën e Levanit dhe në Darzezë. Pasi niveli i ujërave aty, duke filtruar në kanalet e ujërave të zeza mbyt disa shtëpi. Kështu që jemi duke i marrë me një stacion pompimi provizor. Jemi duke ndjekur situatën. Për sa i përket çështjes shëndetësore, po evakuojmë personat. Kemi filluar shpërndarjen e pakove ushqimore dhe veshmbathjeve.
Ku janë strehuar banorët e evakuuar?
Këta banorë janë sistemuar në objektet që ne kemi ngritur, por ka dhe nga ata që janë sistemuar tek të afërmit. Ne kemi në dispozicion edhe persona të cilat oforjnë shtëpitë e tyre për të na ardhur në ndihmë. Jemi duke zgjidhur problemet hap pas hapi.
Çfarë mund të thoni për akuzat e PD-së, se banorëve nuk po ju jepet ndihma e kërkuar?
Unë jam në një nga fshatrat më të dëmtuar të Fierit, dhe deri tani kam bërë 4 mbledhje të shtabit. Kjo fatkeqësi natyrore të mos përdoret për akuza politike, por të punojmë së bashku për të përballuar situatën.
Intervistoi: Taulant Halili