Rama: Vlerësim ndihmave të PD, neveri për propagandën boshe

4 Shkurt 2015, 12:50Politika TEMA

Kryeministri Rama ka reaguar pas vizitës së kreut demokrat  Lulzim Basha në zonat e përmbytura, i cili akuzoi qeverinë se ka braktisur banorët, reagoi përmes një statusi në Facebook, ku tha se vlerëson aktin e shpërndarjes së ndihmave nga Partia Demokratike për banorët e përmbytur, por theksoi se ndjen neveri për propagandën anti-qeveri në këtë sistuatë.

Pershendetje për çdo ndihmë simbolike që PD po jep para kamerave dhe neveri për vazhdimin e avazit vulgar të propagandës boshe antiqeveri!, shkruan Rama, i cili më tej thekson se strukturat shtetërore janë në krye të detyrës.

Çdo strukturë pergjegjese e shtetit eshte prane njerezve ne nevoje për ndihme dhe qeveria s’eshte me trupa e cirkut te vjeter me permbytjet!

Ndërkohë sipas Shtabit të Emergjencave Civile, situata nuk po përkeqësohet por ajo është nën kontroll dhe drejt përmirësimit./j.h

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje