Qeveria prezantoi të hënën një platformë online denoncimesh, si armën e saj të fortë në luftën kundër korrupsionit dhe 24 orë më vonë u shpall edhe rezultati i parë. Një drejtoreshë shkolle në Tiranë u shkarkua nga detyra, pasi u denoncua nga mësuesit për abuzime me postin.
Kryeministri Edi Rama e publikoi rastin në faqen e tij në Facebook, duke falenderuar denoncuesit dhe nxitur qytetarët që të ndjekin të njëjtin shembull. Megjithatë, nisma e tij e re zor se mund të fitojë popullaritet më të madh se sprovat e ngjashme, të hedhura për konsum publik nga vetë Rama apo paraardhësi i tij i qendrës së djathtë, Sali Berisha.
Antikorrupsioni është një kartë e ricikluar nga të dyja kahet e politikës në Shqipëri, veçanërisht në kohë fushatash zgjedhore. Por rotacionet politike kanë dështuar ta nxjerrin vendin nga harta e zezë e korrupsionit.
Dy dekada pas rënies së komunizmit, Shqipëria vazhdon të mbetet një ndër vendet më të korruptuara të Europës. Sipas raportit të Transparency International për vitin 2014, vendi ka bërë një çapitje të zbehtë përpara, duke lënë pas vetëm Kosovën në Ballkan.
Qeveria e majtë e Edi Ramës e ka fokusuar luftën kundër korrupsionit në dy drejtime; në aleancën me qytetarët për denoncimin e rasteve korruptive dhe në përpjekjet për modernizimin e sistemit. Platforma online e denoncimeve është njëra anë e medaljes në këtë strategji.
Por përfaqësues të shoqërisë civile e shohin me dyshim suksesin e saj, sa kohë që perceptimi publik në Shqipëri ia faturon zyrtarëve të lartë, rastet më të rënda të korrupsionit.
Zef Preçi, drejtori ekzekutiv i Qendrës Shqiptare për Studime Ekonomike mendon se një platformë e tillë mund të jepte sukses, nëse publiku do të kishte besim tek qeveria apo institucionet. Por ky nuk është rasti i Shqipërisë.
“Sfida më e madhe e qeverisë është mirëqeverisja dhe kjo nuk bëhet me portale elektronike dhe platforma të ngjashme, por bëhet me ushtrim të përgjegjshëm të pushtetit,” tha ai në një intervistë për BIRN.
E ndërsa qeveria shqiptare prêt që qytetarët të marrin në dorë flamurin e luftës antikorrupsion, qytetarët presin që rangjet më të larta të politikës ta shfaqin këtë vullnet përmes shembullit personal.
“Kërkohet moral në politikë më shumë se kurrë,” thotë Zef Preçi.
Ndërsa politologu Ermal Hasimja argumenton se portalet, edhe pse e lehtësojnë betejën antikorrupsion, nuk prekin rrënjët e tij. “Problemi kryesor nuk është se njerëzit nuk dinë ku të ankohen, por vullneti i shtetit për të reaguar ndaj korrupsionit” thotë ai.
Qeveritë në të shkuarën janë akuzuar për kapje të shtetit përmes shpërndarjes së fondeve publike, të cilat konsiderohen gjerësisht jotransparente dhe klienteliste. Një vit e gjysmë pas ngjitjes së Edi Ramës në pushtet, perceptimi publik për këtë kulturë qeverisjeje nuk ka ndryshuar.
Pasuritë e zyrtarëve të lartë, të cilat nuk justifikohen përmes pagave të tyre janë një tjetër element që zbehin besimin e qytetarëve tek shteti. “Publiku është dyshues edhe për shkak se janë qeveritarët ata që vendosin se kush do të bëhet i pasur dhe kush do të falimentojë,” shton Zef Preçi.
Mungesa e besimit të qytetarëve është thelluar ndër vite edhe për shkak të mbylljes së syve përballë korrupsionit të niveleve të larta. Rastet e ekspozimit të tyre nuk kanë munguar përgjatë tranzicionit, por Shqipëria ka dështuar vazhdimisht në dënimin e “peshqve të mëdhenj” të korrupsionit.
Të gjendura brenda këtij rrethi vicioz, qeveritë e kanë parë shpëtimin tek thirrjet ndaj qytetarëve, që të denoncojnë korrupsionin në platforma të ndryshme. Gjatë qeverisjes së tij përgjatë viteve 2005-2013, ish-kryeministri Berisha përdori linjat jeshile për denoncimin e korrupsionit.
Kryeministri Rama në anën tjetër ka promovuar platformat online. Prej një viti funksionojnë portale të ngjashme në Ministrinë e Kulturës, atë të Mirëqënies Sociale apo në Policinë e Shtetit. Ndërsa një platformë e ngjashme antikorrupsion në Ministrinë e Drejtësisë u mbyll pas një viti, për shkak se ankesat e qytetarëve shigjetonin me emër zyrtarët që akuzonin. Rezultatet megjithatë kanë qenë minimale, duke prekur vetëm pak nëpunës të rangjeve të ulëta.
“Portalet mund të zgjidhin probleme të vogla, por fatkeqësisht kemi parë që sa më i rëndë të jetë korrupsioni, aq më i paprekshëm është,” thotë Ermal Hasimja. “Aq më tepër për një vend të vogël si Shqipëria, ku të gjithë dinë gjithçka për gjithkënd,” përfundon ai.
Korrupsionin e nxisin vete qeveritaret me te larte. Mbi bazen e korrupsionit punohet ne cdo organ qe nga presidenca,kryeministria, ministrite,prokurorite, gjykatat e keshtu me radhe doganat ,hipotekat,et etj etj.
Ata qe bejne korrupsionin bejne konferenca mbajne fjalime dhe ngrene platforma kunder asaj qe bejne nate e dite vete.
Fatkeqesisht kjo eshte e verteta ne vendin e quajtur Shqiperi!
Edi Rama pa denuar njerzit perreth teje qe jane bere bilionere vetem duke qene pushtetar asnjehere ske per te bere perpara dhe cdo gje ke ndertuar do rrezohet si keshtjelle rere ne breg te detit me dallgen e pare.
Qe te ndeshkosh peshqit e medhenj qe ke perreth teje duhet reforma ne drejtesi.
Boll u tulate dhe boll u ndruajte bej reformen ne drejtesi nje nate e me pare sepse perndryshe do perfundosh si komunizmi nje ide e mire qe nuk fuksionoi kurre ne realitet ne asnje vend te botes.
Asgje nuk eshte me kritike se reforma ne drejtesi dhe futja ne burg e te gjithe gjykateseve qe kane rrejpur popullin. Te tjerat do rregullohen vetvetiu si me magji.
Do rilindje urdhero ja sheshi ja mejdani.
EDI RAMA nuk quhet sukses i madh se u kap nje infermiere duke mare bakshish 2000 lek te vjetra ose nje mjek qe merr 1000 lek te vjetra.
E keqja fillon ku qelbet peshku nga koka, pra fillon kush i pervetesoj 250 MIJELION EVRO nga rruga e Kombit qe ishte LULEZIM BASHA, ku i vjehrri nga keto Evro mori dhe hudhi ne dete ne Vlore 6 MIJELION EVRO dhe ndertoj nje pallat.
Kapen kush lejoj te vidhet BANKA e SHTETIT SHQIPTAR nga Governatori i saj ARDIAN FULLHAJNI. Kapet SALI BERISHA mjeshtri i korrupsionit, s’bashku me FATOS NANON te cilet me rroga e kane vendosur kete pasuri marramendese. Kemi grabitjen e THESARIT per here te pare ku u zhduk i gjithe ARI/ FLORIRI i Shqiperise nga ILIR META desha te them ILIR FLORIRI.
Nuk eshte problem te behet inventari i cdo dikasteri dhe del ku kane shkuar dhe zhdukur MILIARDAT e shtetit shqiptar.
Nuk eshte problem te kontrollohen kush jane firmat dhe kompanite e korruptuara mafioze qe bejne MONOPOLE dhe FITIME te PALIGJESHME, ku rasti me flagrant jane KOMPANITE e KARBURANTEVE, ku ne te gjithe boten ka rene cmimi 40 USD per Fuqi nafte = 149 litra, 1 liter nafte = 0,27 USD nga importi dhe sa shitet ne Shqiperi. Pra, vjedhje e gjitheaneshme.
Kemi kataklizmone e permbytjeve si ne Veri dhe ne Jug te Shqiperise ku Pusht/eti qendror (Qeveria) dhe pusht/eti lokal (Bashkia+Komunat) i vjedhin i rrubatin te gjitha financimet per mbrojtjen, mirembajtjen e mjedisit dhe ndodhi kjo qe ndodh cdo vit.
EDI RAMA ketu fillon lufta kundra korrupsionit, mos bej te bukrin shejtan me fjale te bukura dhe brockulla.Tung.
besoj se diçka duhet bere ne vend qe te rrime me duar kryq. Disa presin te deshtoje kjo metode, disa kane ne mendje diòka tjeter, por…sepaku po behet diçka. po turperohet nje grua qe mer 2000 leke te pamerituara. Nuk eshte problemi sa shume apo pak. Turp te kete kjo grua!
Turp edhe 1 leke!
Llogjike normale e te dy analisteve!Qeveria duhet te gjeje formule per te permbysur sistemin e drejtesise qe kemi:prokurori dhe gjykata;edhe sikur t’i duhet te nderhyje ne kushtetute…eshte çeshtje jetesore per shqiptaret lufta ndaj kokave te korruptuara!
Portali eshte shakaja e rradhes e qeverise pasi eshte njesoje sikur te shohesh prostituta qe jane rrugeve dhe te ankohesh ne bordell.
korrupsioni eshte i ngritur ne sistem i dashur kryeminister mjafton te rregullosh mekanizmin e sistemit dhe korrupsioni minimizohet eshte turp qe te hiqet nje mjeke per 200 leke te vjetre nga puna dhe nje drejtoreshe shkolle sepse nuk i pelqente shoqeve te saja .kjo do te thote te tallesh me ne
Për artikullshkruesin Aleksandër Bogdani, dhe komentusat : qytetari, Tarrasi, A, Mara, psy, Qytetari, ELI, etj., më vonë…. !
Është interesant se ka 25 vjet që diskutohet për krimin dhe korrupsionin dhe po thuaj pjesa dërmuese harojnë se krimi dhe korrupsioni vepron mbi një « reliev » që e ka emrin TOKË !
Sipas Kryeministrit të sotëm Edi Rama para se të vinte në pushtet në një intervistë me një gazetare angleze ai tha, se nuk janë fajtorë njerëzit por është « sistemi » ! Por dihet se atë « sistem » për të qëndruar sa më gjatë në pushtet e krijuan disa « njerëz », por komunistët e (pa)reformuar në demokratë që erdhën në pushtet si ish Ramiz Alia, Fatos Nano, Sali Berisha, Pandeli Majko, Ilir Meta, (pa përmendë disa « ndërmjet » tyre), dhe së fundi Edi Rama, nuk po e rrëzojnë atë « sistem », por me çdo kusht i vendosin « furka » që dhe këta të qëndrojnë sa më gjatë në pushtet, duke bërë « rotacionin » midis tyre, qëllimi për të mbetur edhe « këta » si « ata » përjetësisht në pushtet ! Dhe çuditërisht jo vetëm në këtë artikull, por kudo, shumë artikujbërës e komentuesa ja hedhin fajin Fatos Nanos, Sali Berishës, Ilir Metës dhe tani Edi Ramës, dhe sistemit të drejësisë, duke haruar se e drejta nuk vendoset as matanë kufirit, as mbi detë, e as në ajër, por ajo vendoset pikërisht mbi tokë, që është një nga më të drejat më themelore pra, trashëgimina e tokës, dhe në këtë vend që ne e quajmë Shqipëri se Bota na quan Albani, (vend me dy emra !), nëse duhet të luftohet krimi dhe korrupsioni, puna e parë fillon pikërisht tek rrëzimi i « sistemit », dhe unë mendoj se më Kriminelët dhe më të Korruptuarit në Shqipëri, sipas një studimi të vitit 2000 të Avukatit Pirro Totozani janë pikërisht ligjet për tokën, (shkruani në google Pirro Totozani dhe do gjeni studimin e tij « brilant » në ship dhe anglisht !), dhe do shikoni se duke çuar pronën tek i zoti vetëm këtu qëndron « magjia » për të rrëzuar « sistyemin » dhe njëherësh përsëri si me « magji » do luftohet edhe krimi edhe korrupsioni ; kur dihet se mëkati dhe mallkimi gjithmonë shkojnë bashkë, por duhet ta dimë e ta kuptojmë se dhe shpagimi vjen pas tyre, dhe një popull shqiptar siç jemi ne, mëkatar që nga koha e Turqisë, e « Zogut », « hoxhës » dhe « demokracisë shiptare » të këtyre 25 viteve, që kanë bërë mëkatin dhe akoma vazhdojnë ta bëjnë duke grabitur e pushtuar tokën e trashëguar të tjetërit, patjetër që kanë marrë e akoma po marrin mallkimin, dhe sot nuk po marrim gjë tjetër, por vetëm shpagimin e mëkatit që bënë të parët e që po bëjmë sot edhe ne! Nuk mund të ndodhë ndryshe, pasi nuk mund që të ndërtosh lumturinë mbi fatkeqësinë e tjetërit, duke i grabitur trashëgiminë si në asnjë vend tjetër ! Pra pa shkuar prona tek i zoti nuk ka asnjë përparim, porse krimi dhe korrupsioni asqë do mund të luftohet por vetëm në këtë vend siç ka lulëzuar përsëri do « mbretërojë » ! Kjo është e VËRTETA të VËRTETË tjetër nuk ka ! Faleminderit