Në bankën te “Stacioni i Trenit” u vodhën 1 milion euro, të cilat do transportoheshin jashtë. Polici ndërkohë po hante një byrek

16 Shkurt 2015, 09:11Kronika TEMA

Grabitësit e bankës te “Stacioni i Strenit” duket se kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme parash.

Sipas Shekullit, bëhet fjalë për një shumë prej 1 milion euro.

Këto para do të transportoheshin jashtë shtetit nga aeroporti i Rinasit, raporton gazeta në fjalë.

“Në katër thasë kishte shuma të mëdha eurosh dhe paund të cilat ishin mbledhur nga të gjitha filialet e bankës për t’u transportuar drejt Rinasit dhe më pas jashtë shtetit”, thanë për gazetën burime nga policia.

Fillimisht policia bëri të ditur seshuma e grabitur arrinte deri në 500 mijë euro, por pas hetimeve të kryera rezulton se paratë ishin kursimet e filialeve të bankës së grabitur dhe do të mbylleshin në bankën qendrore jashtë shtetit dhe bëhet fjalë për mbi 1 milionë euro.

Grabitja e ndodhur në mes të ditës në Tiranë zgjati vetëm dy minuta me një skenar të denjë për një film hollivudian.

Ngjarja pasoi me arrestimin e gjashtë punonjësve të sigurisë, të cilët ishin angazhuar për transportimin e katër thasëve me para

Tre personat, të cilët kanë nxjerrë katër thasët nga banka për në vendin ku ndodhej makina dhe që janë përballur të parët me tre grabitësit, deklaruan se nuk kanë mundur që të reagojnë pasi grabitësit u kishin dalë pas shpine.

Ndërkohë që në pyetje janë marrë edhe tre efektivët që ndodheshin në makinën shoqëruese.

Në momentin që ndodhi grabitja unë po haja një byrek, të cilin sapo e kisha blerë. Ishte drekë dhe isha i uritur, mendova të konsumoj një byrek pasi ishim për rrugë. Nuk e menduam se do të ndodhte grabitja, ishte befasi nuk e prisnim”, mësohet të ketë thënë njëri prej efektivëve kur është pyetur nga grupi hetimor se çfarë po bënte në momentin që ndodhi grabitja./b.l

 

 

12 komente në “Në bankën te “Stacioni i Trenit” u vodhën 1 milion euro, të cilat do transportoheshin jashtë. Polici ndërkohë po hante një byrek”

  1. shpatar says:

    Nuk do shume mendje .Na duhen parate per fushatene e zgjedhjeve lokale. Ka shume qe me 50 euro te jep jo voten por dhe by… Bravo Albafganistani.

  2. Kritiku says:

    Tema, lexoni edhe nje here gomarllëqet qe ju shkruani dhe pastaj publikojini. Teksti eshte nje rremuje mendimesh, që vetem ju mund ta merrni vesh. Lajmin e merrni nga nje gazete tjeter dhe e pershtjelloni me fjalet e juaja dhe keshtu nga “nje mi behet elefant”. Po luani rrollin e “telefonit te prishur”! E nisni lajmin me shumen prej 1 milion dhe pastasj del qe qenka mbi 1 milion. Kur ju vete nuk keni gazetare qe te merren vete me kete pune, perse beni rrolin e “plakave” qe rrine gjithe diten me thashetheme? Ju shkruani qe vjedhja qenka si nje skenar i denje per nje film hollivudian(siç e shkruani ju ne menyren me te trashe te mendimit), por nuk e vrisni pak trurin qe jo vetem vjedhja nuk ishte ndonje gje e madhe sepse ajo dukej shume qarte qe kishte mbeshtetje nga vete transportuesit e parave, qe gjoja bene sikur kundershtuan, por vete ato levizje ishin amatorekse. Hajdutet dolen pikerisht nga ambienti i brendshem dhe asnjeri nuk i kishte pare ata qe u futen apo qe rrinin aty brenda? Po kamerat qe jane jashte nuk pane gje qe te futeshin me pare disa njerez? Kjo ngjarje eshte nje pune e brendshme dhe nuk do te zgjase shume dhe do te dalin se kush i vodhi parate. E bene vjedhjen ne menyren me te trashe dhe ju gazetaruce shkruani qe na qenka nje vjedhje shume e madhe. Shkoni e pini qumesht se jeni akoma ne fazen e foshnjerise dhe mos u merrni me gazetari sepse eshte “sport” i rende per ju.

  3. inez sy çiftja says:

    pse po mos te hante byrek polici, ca do bente !?

  4. Suferina says:

    Futjani pordhes si te mundni, por mesoni se jo cdo vjedhje eshte e ndeshkueshme. Se pari ky mut shteti duhet te beje te ditur c’ishte kjo mase parash, pse duhej nxjerre jashte dhe ku pikerisht duhej te shkonte. Per te tjerat kemi ca mend edhe ne qe i lexojme lajmet. Mbase do kishte qene edhe me mire qe bashke me vjedhjen e parave te ishin vrare edhe gjithe shoqeruesit e kesaj pasurie kombetare qe po rrjedh vazhdimisht. Mbase…

  5. kasemi says:

    Alo telebingo?

  6. teuta says:

    Edhe ju si beni per 1milion euro,e cfare jane ato ?-nje firme e Ilirit 700 mije euro ,nje firme e Bashes 2 milion euro ,nje firme e te bijes se Saliut 3 milion euro…….po mos beni keshtu se nuk ka lezet.

  7. Parate i mori Safet Gjici per te blere votat dhe ndeshjet e kampionatit,gjyqtaret ku se fundmi bleu edhe Shpetim Duron e Partizanit dhe nje pjese te futbollisteve te ketij ekipi.Me kete vrull qe ka marre Safeti pa u ndalur nga askush nje dite te mire do na thoje edhe ne meshkujve qe te heqim pantallonat, pasi çdo gje po e blen me para dhe askush nuk po i del para

  8. shp says:

    Mos po hante pac me planca.

  9. tomorri says:

    Kerkojme te na saktesohen :

    a)Te kujt ishin ata pak para?
    b)Kush kishte urdheruare per ti grumbulluare tek ishe treni?
    c)A egzistojne dokumentat e shoqerimit dhe firmosja e tyre nga personat qe benin kete pune shume te rende?
    d)Mos valle kjo qenka qendra e bankave private per te grumbulluare parat qe fitojne?
    e)Perse keto nuk shkuane direkt ne Rinas per te thyere qafen jashte por duhet te hanin nje byrek tek ishe treni i kryeqytetit.?
    f)Na tregoni ne cilen banke do vinin ,ne cilin shtet do flinin paret e te shkreteve shqipatre qe jane bere rrushe dhe kumbulla neper bote?

    Ata qe jane arrestuare i dine mire keto gjera dhe nuk ka shume nevoje te vije verdalle policia ,policia vetem tu shterngoje deri ne fund pranagat dhe paret vijne vete si dikur nje here.

  10. shoku says:

    Gazetaret qe nuk i saktesojne gjerat mire eshte mire ta qepin squpin se vetedeskretitohen si mos me keq.

  11. Pashai says:

    O tema nuk e mirem vesh si perfundim byrekun e hengri polici apo ja moren grabitesit.

  12. arber1468 says:

    Dergim fondesh fizike jashte? Krimi ekonomik te mos flere po te investgoje levizje te tille parash. E vetmja menyre e levizjeve fiZike te fondeve behet nga Banka Qendrore. Nese eshte dhene ok me ligj atehere ky eshte ligj abuziv.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje