Gjatë diskutimit në Komisionin e Ligjeve për ndryshimet në Shërbimin Diplomatik erdhi edhe një propozim surprizë nga ish-kryeministri Pandeli Majko.
Ai tha se Ministria e Jashtme të ketë në dorë për të bllokuar ose jo vizitat jashtë vendit të Krerëve të Shtetit dhe krerëve të institucioneve.
“Po ritheksoj diçka që duhet sipas meje, Ministria e Jashtme ka të drejtë të kërkojë anulimin e vizitës.
Në një situatë të caktuar, në një moment të caktuar, Ministrisë së Jashtme i duhet njohur e drejta që ti kërkojë përfaqësuesit të një institucioni, kushdo qoftë ky, anulimi i vizitës. Sigurisht me komentet dhe arsyetimin përkatës.
Dhe kjo mendoj e bën ekskluziv rolin e Ministrisë së Jashtme, duke shmangur çdo lloj keqkuptimi.
Mendoj se shteti ynë në një moment të caktuar mund të gjendet në një situatë të caktuar me një shtet tjetër dhe asnjë institucion tjetër nuk mund ti shmanget kësaj marrëdhënie bilaterale që do të kërkojë në çdo rast opinionin e përcaktuar dhe profesional të Ministrisë së Jashtme”.
Fol me hapur zoti Majko,nuk po te kuptojme.A mos shkelet e drejta e “levizjes se lire”(per ata qe kane para,kuptohet.).Po kumunikimet e plolitikaneve te vecante me ambasadat si do te kontrollohen?(nuk e kam fjalen per marrdheniet institucionale).
O Pandeli,s’na kane ardhur akoma drute,dritat….Qe kur jep mendime te tilla prej Departamenti Shteti,para apo pas banketi,se edhe ajo kolegia jote na flet per rolin e grave te pasura per integrim si puna e saj,Vokshit e Mesiles duke harruar grate e varfera,grate e verteta te ketij populli.