Fronti i Majtë i bën thirrje popullit shqiptar të mos bëhet pjesë e karagjozllëqeve të politikës së kalbur shqiptare.
Përmes një deklarate për mediat, kryetari i Partisë së Punës, Marko Dajti, i ka bërë thirrje qytetarëve që të mos dalin në protesta.
Sipas tij është fatkeqësi të shikosh sot, 25 vjet pas rënies së sistemit socialist, se si qindra mijëra fakirë i shkojnë ende nga pas Sali Berishës apo Edi Ramës dhe mbushin sheshet me urdhër partie.
“Çfarë kanë bërë këta politikanë për 25 vjet për popullin, përveçse i kanë shtrënguar gjithnjë e më shumë lakun rreth qafës? Së fundmi, sërish me vendim të SHQUP-it, dhjetëra mijëra njerëz u grumbulluan në bulevard për të protestuar për një video. A thua se Shqipëria do të shuhet nëse do të vriten politikanë apo ministra?”, shprehet Dajti.
Kryetari i Partisë së Punës, Marko Dajti ironizon protestat e demokratëve në shesh, që sipas tij bëhet për qëllime politike, ndërsa nuk protestuan për përmirësimin e kushteve të tyre politike.
“A protestuan sepse populli nuk ka bukë të hajë? A protestuan sepse tritoli po bën kërdinë në çdo rrugë? A protestuan sepse fakirët po varin veten për faturat e energjisë, për burgosjet e padrejta, për prishjet e paligjshme të shtëpive? A protestuan për ato dhjetëra projekte që Luli thotë se i kanë mbetur në sirtar pasi qeveria e pengon t’i shërbejë qytetarëve? Jo! Protestuan për tentativën për vrasjen e dy deputetëve, përfaqësues të asaj politike që për 25 vjet u ka nxirë shqiptarëve përditë e më shumë edhe jetën, edhe ajrin që thithin, edhe diellin. Ata vjedhin, grabisin, xhirojnë video për njëri-tjetrin dhe pastaj nxjerrin popullin “në pritë” për ta vrarë në bulevard si në 21 janar. Dhe frutat i marrin sërish ata. Ata që qeshin me këtë popull teksa ulen bashkërisht në tavolinat ku ndahet plaçka e vjedhur”:, thotë Dajti.
Në thirrje drejtuar qytetarëve shqiptare, Dajti shprehet se ka ardhur koha që populli shqiptar të ndërgjegjësohet për forcën e madhe që ka në veten e tij dhe të mos ndjekë më nga prapa ata që e mashtrojnë ditën e votimit me një thes miell dhe i grabisin votën që përkthehet në pushtet.
“Ka ardhur koha që të rikthehet në pushtet e majta e vërtetë dhe jo shërbëtorët e hajdutëve që janë pasuruar duke grabitur djersën tënde!Ka ardhur koha që të dalim të gjithë bashkë e të mbushim rrugët e sheshet për të protestuar për kauzat e vërteta! Nuk mund të shikojmë të pafuqishëm se si na vjedhin, na poshtërojnë, na kërcënojnë e na përdhunojnë përditë. Mjaft më me politikanë dhe ish-politikanë të konsumuar, me Kryeministra dhe ish-Kryeministra që nuk kanë fytyrë t’i dalin përpara popullit të vet”, thekson Dajti, drejtues i Frontit të Majtë.
Big like!
BIG LIKE!
Po si nuk na kishte shkuar mendja me pare? Nese do te ishin vrare dy deputetet qe jane permendur deri me sot, atehere do te kishte filluar realizimi i nismes se PD per dekriminalizimin e politikes.
Shume e drejte asnjehere nuk do te behesha vegla e dy partive sunduese ,qe na ushqen me demagogji .Nje Popull i zgjuar duhet te dale per te zhdukur keto dy parti qe vetem kane mashtruar sa here qe hipin dhe zbresin.
Nuk ka ky vend lider te tjere, qe ka katandisur ne dore te Edvin Palles ???
I modh!
” A thua se Shqiperia do te shuhet nese vriten politikane apo ministra”
Ky eshte i papergjegjshmen, nje thenie e tille eshte me karakter terrorist, nxites urrejtje …
Pavaresisht urrejtjes per komunistat e komunizmin ky komunist ka folur shume drejte.
”Fronti i majte” nuk do te thote komunizem !!! Fronti i majte do te thote : te gjitha shtresat e varfera te
qytetit dhe fshatit , te formojne nje front te bashkuar kunder oligarkise financiare te bandes se Berishovicit
dhe kunder klases se pasur te djathte e te majte ….!!! PRANDAJ NUK DUHEN NGATERRUAR GJERAT !
DUHET BERE DALLIMI : KOMUNIZEM DHE E MAJTA !!!!!!!!
ne rregull e ke ti po ketu po sundon oligarket, populli do votoj o per oligarket e majte o per te djathtet. Ketu te gjitha behen vetem per pushtet por ne emerin e te madhit ” popull “”