Korrupsioni/ Rama: Lufta me rrënjë ndaj tij, themeli i një shteti modern. Mustafa: Po e luftojmë me zhvillimin ekonomik

23 Mars 2015, 13:39Rajoni TEMA

Një nga pyetjet gjatë konferencës së përbashkët për shtyp mes dy kryeministrave, Edi Rama dhe Isa Mustafa ishte sesi do të arrihet një bashkëqeverisje funksionale, nëse problem si për Shqipërinë dhe Kosovës është korrupsioni në rritje por edhe krimi i organizuar.

Kryeministri i Kosovës, Mustafa tha se korrupsioni luftohet duke hapur vende të reja pune duke nxitur zhvillimin ekonomik.

“Përderisa ne zhvillojmë ekonominë dhe krijojmë vende pune, ne luftojmë edhe korrupsionin edhe krimin e organizuar. Kjo është qasja jonë. Tjetër është prokuroria dhe gjyqësia që duhet të bëjnë punën e tyre.
Perspektivën ta krijojmë përmes zhvillimit jo represionit”, tha Mustafa.

Ndërsa kryeministri Rama tha se qeveria shqiptare është e vendosur të luftojë me themel korrupsionin.

Lufta me themel kundër korrupsionit, është themeli i një shteti modern. Nuk janë njerëzit që korruptojnë sistemin, por sitemi që korrupton. Një sistem që funksionon i bën dhe njerëzit pjesë funksionale të tij. Qeveria nuk është as Prokuroi as gjykatë, detyrat janë të ndara. Si shumicë parlamentare, ne kemi marrë përsipër një reformë rrënjësore në drejtësi. Qytetarët shqiptarë kur shkojnë në Gjermani nuk u shkon në mend t’i japin lekë një nëpunësi dhe as nëpunësi të marrë lekë, por kjo jo sepse një gjerman është më i ndershëm se një shqiptar.
Nuk kam parë dhe të imagjinojë ndonjë shqiptar të Kosovës apo Shqipërisë t’i jap makinës pa rrip sigurimi në Gjermani, por kam parë zyrtarë gjermanë t’i japin makinës pa rrip sigurimi në Shqipëri.
Ku të gjesh shesh bën përshesh, varet nga sistemi” u shpreh kryeministri shqiptar./j.h

13 komente në “Korrupsioni/ Rama: Lufta me rrënjë ndaj tij, themeli i një shteti modern. Mustafa: Po e luftojmë me zhvillimin ekonomik”

  1. Kacaki Junior says:

    Hazdreti Mustafa po duket si pinguin prane Rames, hehehe!

  2. qytetari says:

    Me ke tallet Rama kur thote se do luftoje korrupsionin!?
    Po ky te korruptuarit i ka ne parlament ne qeveri,dhe me ndihmen e tyre erdhi vete ne pushtet,dhe ata nuk jane vetem Doshi e Frroku,ata jane dhe plot te tjere dhe njeri midis te tjereve eshte vete Rama.

  3. Toti says:

    I madh eshte Rama jo veq me gjatesi, ndersa per Isen vajmedet shihet ceketia e tij nga fjalori…

    1. Kacaki Junior says:

      Ne shqiptrt e Kosoves kemi veshtirsi te folim shqipen, njashu si qe kan gjermanet e krahines Würtemberg te folin “Hochdeutsch”!

  4. Albani says:

    Do e luftoje Mustafa korrupsionin me zhvillim ekonomik.
    Po perse more Mustafe sipas teje nuk jetonkan dot bashke korrupsioni dhe zhvillimi ekonomik,apo te korruptuarit kane alergji nga zhvillimi ekonomik.
    Ky i yni eshte me i zgjuar,shyqyr,shpetuam nga korrupsioni tani,vaksinen kunder tij do e hedhe Rama ne treg qe neser.

  5. merohumis says:

    vete e mbjellin, dhe vete duan ta shkulin ,kane arritur ne nje stad qe pertypin ate qe dhjesin vete,dhe e paraqisin si moral te tyren ,

  6. az says:

    Mbaruan me te vetit,do ja futin njani tjetrit.

  7. Juglindori nga Korça says:

    Mire qe e pranon edhe vete Kaçaki Junior , kini vertet veshtiresi per shqipen . Fjala “te folim” , nuk ekziston ne fjalorin shqip , thuhet : TE FLASIM , e jo te folim . Si kjo fjale , plot e plot te tjera , qe ju kosovaret i shqiptoni shume gabim . Eshte per te ardhur keq , por ju , me mire e flisni serbishten , se sa shqipen .

    1. Kacaki Junior says:

      Nejse, “folim apo flasim” ska ndonji gabim ketu, por edhe ti andej nga “Koritza” e ke bukur veshtire te flasish shqipen “kosovarqe” ma mire e njeh gerqishten, hehehe, me vjene keq qe me merthej gazi, tung!

  8. Ledio says:

    Zoti Kryeminister: Filloje luften me veten Se pari, dorzo ne buxhetin te gjitha ato miliona qe more kur ishe Kryetar i Bashkise. Dorzo te gjitha ato miliona qe more nga te gjithe keta qe do ti burgosesh tani vetem e vetem per te ardhur ne pushtet. C’monto te gjitha klanet edhe monopolet ne biznes te Berishes dhe pasuesve te tije. Crrenjos korrupsionin ne prokurori e gjykata. Krijo ligje te reja,e plote e plote gjera te tjera. Mos hidh pordhe kot lart e poshte…

  9. Juglindori nga Korça says:

    Ti , more kosovar , duhet te lash gojen para se te flasesh per Korçen . Korça nuk ka asnje grek dhe askush nuk flet greqisht . Greket minoritare jane ne Gjirokaster e Sarande . Korça eshte djepi i kultures shqiptare , ku eshte hapur shkolla e pare shqipe dhe qe ka bere jete evropiane qe ne vitet njezet , jo me kot eshte cilesuar si “Parisi i vogel”. Shkronjat e para shqipe , i kane sjelle ne trojet tona patriotet korçare dhe korçaret kane shkruar ne gjuhen shqip para nje qind vjetesh , me mire se ç’shkruan ti ne ditet e sotme . Nuk ekziston ndonje gjuhe kosovare , siç shkruan ti , por ka vetem nje gjuhe , qe quhet gjuha shqipe .

    1. Kacaki Junior says:

      1. E kisha fjalen per dialektin, e jo gjuhen kosovare. 2. Asgje te keqe nuk thash per Korcen, me perjashtim qe tash po them, qe serenatat korcare me shkojne ne nerva, ma fort i preferoj kenget popullore korcare si psh. kete:

      https://www.youtube.com/watch?v=qNTgSODUzpk

  10. Juglindori nga Korça says:

    Kaçaki Junior , as une nuk dua te flas keq per Kosoven e kosovaret dhe as qe pretendoj se e njoh historine dhe meritat e dismeritat e çdo qyteti te Kosoves , po keshtu kam gjithmone parasysh edhe veshtiresite tuaja nen Serbine . Megjithate , i dashur , keto 25 vjet demokraci (le ta quajme keshtu), kane qene kohe e mjaftushme per te mesuar si historine e njeri-tjetrit , po ashtu edhe gjuhen e vertete e korrekte shqipe , nga ana juaj , si shqiptare te Kosoves . Nuk jam kurre kunder perdorimit te dialekteve ne te folur , por jam kategorekisht kunder perdorimit te dialekteve ne te shkruar , sepse keshtu bastardohet gjuha e bukur , e shkruar shqipe , qe eshte njesuar ne te gjitha trevat shqiptare ne Kongresin e Drejtshkrimit te Tiranes , qe ne vitin 1972 . Kenga e Irini Qiriaqit qe me rekomandon , nuk eshte kenge popullore korçare , por gjirokastrite . Kenge popullore korçare , jane kenget e Eli Fares dhe plot te tjera . Sa per serenatat korçare , te cilat ty te ngrene nervat , por qe kendohen ne çdo feste familiare ne te gjithe Shqiperine dhe qe i pelqejne tere shqiptaret , me vjen keq te te them , por ndoshta ti , nuk ke kulturen e duhur per te ndjere e kuptuar muziken . Gjithsesi , te pershendes !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje