Azilkërkuesit/ Haki Çako: Po hetojmë mbi grupet kriminale që organizojnë largimet

27 Prill 2015, 11:38Kronika TEMA

Policia e Shtetit po heton intensivisht fenomenin e largimit masiv të qytetarëve shqiptarë drejt vendeve të Bashkimit Europian. Deklarata u bë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Cako, sipas të cilit pas kësaj situate fshihen grupe kriminale.

 “Çështja e azilkërkuesve është duke u hetuar nga policia, pasi dyshojmë se pas tyre fshihet një rrjet kriminal, që përfiton të ardhura duke mashtruar”, tha Çako.

Deklarimet u bënë në seminarin e zhvilluar në Tiranë me temë “Shqipëria në Europol, rrjeti i shkëmbimit të informacionit”, ku merrte pjesë dhe Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako, Ambasadori i OSBE-së Florian Rauning, si dhe përfaqësues të Europol.

Ndër të tjera u theksua se bashkëpunimi mes Europol dhe Policisë shqiptare është shumë i rëndësishëm në kuadër të luftës ndaj krimit të organizuar dhe trafikimeve të ndryshme.

Haki Çako theksoi se Shqipëria ka bërë përparime të mëdha në luftën ndaj trafikimeve, si dhe krimit të organizuar.

“Bashkëpunimi me Europol është thelbësor në rritjen e forcës sonë goditëse në luftën ndaj shkelësve të ligjit. Në një kohë kur krimi është pa kufij, bashkëpunimi me Europol është një udhërrëfyes i rëndësishëm për të neutralizuar rrjetet e ndryshme kriminale”, vijoi ai.

Përfaqësuesi i Europol, Soren Pedersen u shpreh se bashkëpunimi është jetik për rezultate efikase.

“Ne ofrojmë mbështetje operacionale, ekspertizë”, shtoi Pedersen

Kurse Florian Rauning, kreu i prezencës së OSBE-së në Tiranë tha se përgjigjet ndaj krimit duhet të jenë novatore dhe se terrorizmi përbën një kërcënim global.

“Përgjigjet ndaj krimit duhet të jenë novatore. Krimi dhe organizatat kriminale nuk kanë kufij. Terrorizmi përbën një kërcënim në shkallë globale’’, u shpreh Rauning. /gj.k/

4 komente në “Azilkërkuesit/ Haki Çako: Po hetojmë mbi grupet kriminale që organizojnë largimet”

  1. Realiteti says:

    Ta them une nje grup kriminal.Grupi i rilindjes me Ramen ne krye.

  2. Petro says:

    Grupet kriminale nuk jane vecse ne pushtet.Ne ate qe ishte dhe ne kete qe eshte.Te permiresojne jeten e shqiptareve urgjentisht.Nuk e meritojne te jetojne keshtu.Eshte krijuar nje polarizim i llahtarshem qe po e con vendin ne humnere, po e ben te pa jetueshem.Blushi dhe vetem nje zile(jo kembane ) alarmi.

  3. une says:

    Ore keta nuk jane ne rregull fare!! Po edhe te kete grupe kriminale sic prezumohet nga ju, personat kerkojne azil per te ngrene e per te jetuar se ne Shqiperi nuk kane per te ngrene jo se jane budallenj e po mashtrohen. Po te kishin pune e leke ne Shqiperi nuk shkonte njeri ne asnje vend te botes. Normale dhe ato pak biznese qe jane, Edi Rama ne vend qe t’i formalizoj dhe te paguhen taksa, cfare ben?, i mbyll i vendos gjoba ose i hedh ne ere. Hahahah shteti mbahet me taksa jo me palma o Edoooo. Eshte trashllek te mbyllesh bizneset sot. Dihet qe ekonomia eshte informale, ti thjesht duhet ta regolarizosh te paguhen taksat ne menyre te rregullt. Duhen krijuar vende pune. Keto krijohen nga investimet pubblike e private. Bjeri mendjes Edo. Mos shemb dhe ato pak biznese qe paguajne, dhe biles qe kane nga dy tre puntore e qe mbajne dy tre familje!! Nuk eshte Shqiperia ne perfeksion qe ti kerkon perfeksionin edhe tek presjet. Krijo mirqenie njehere, nderto disa rruge, shkolla spitale, edhe duke rritur borxhin publik, se vetem e vetem duke krijuar investimet pubblike rritet ekonomia punesimi e mirqenia. Kur te jemi mire ekonomikisht, pastaj shembi bizneset po jo tani!!

    1. une says:

      U bere edhe ti edo si puna sales i cili prishi te gjithe industrine e rende qe kishte lene xhaxhi e qe ishte ekonomia reale e vendit. Edhe ti po njelloj si sala po prish cfare ka ndertuar paraardhesi. O mik, duhet te ndertosh e jo te prishesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje