Replikat në Kuvend/ Ruçi: Opozita më shumë baltos, sesa ngre problemet e komunitetit

7 Maj 2015, 17:24Politika TEMA

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS Gramoz Ruçi ka lëshuar një sërë kritikash ndaj deputetëve të opozitës. Duke iu referuar raportit të Instituti Demokratik Amerikan, Ruçi u shpreh se konkluzioni i parë i këtij raporti është se ka më shumë baltosje në Kuvend se sa debat.

Pjesë e kritikave ka qenë edhe fakti se deputetët e PD kanë bojkotuar votimin e ligjeve të rëndësishëm që prekin direkt jetën e qytetarëve, por edhe fakti se nuk kanë bërë ndonjë interpelancë të qëndrueshme apo mocion mosbesimi, por që kanë hedhur vetëm baltë çdo herë që kanë marrë fjalën.

“Duke ndjekur të gjithë seancat kam medituar me veten duke dëgjuar kolegët dhe kam shtruar pyetjen mirë këta po ç’thonë ata që kanë votuar për ne, dhe jam mundur që kësaj pyetje t’i jepja përgjigje. Do të isha shumë subjektiv, s’do isha realisht. Por këtë ditë edhe mazhoranca edhe minoranca kanë në dorë një dokument, një raport nga një Fokus Grup që bën çdo vit Instituti Demokratik Amerikan që ka edhe një rubrikë për parlamentin.

Meraku që kisha që thonë njerëzit për ne e gjej tek ky fokus grup. Konkluzioni i parë: Më shumë baltosje sesa debat. Pjesëmarrësit në Fokus Grup shprehin interés të ulët për të ndjekur debatet në parlament, si pasojë e ndjesisë së zhgënjimit nga politikanët.

Ju nuk jeni pjesëmarrës. Keni një vit e gjysmë këtu është vendi i fjalës, askush nga ju, ka gjysmë ore për të folur për komunitetin që përfaqësoni. Asnjë nuk e ka bërë. Shikoni procesverbalet ku flitet për halle të komunitet. Asnjë projektligj të votuar nga ato që përmenda, si reforma në arsim, e pensioneve, e energjisë.

Kush nga ju ka bërë një interpelancë me qeverinë, një moción me debat me qeverinë, një moción mosbesimi? Edhe një moción që bëtë e firmosët në darkë dhe e mohuat në mëngjes. S’i nuk jeni serioz me veten tuaj. Qytetarët ju kanë votuar që të shohin se ç’alternativë ofroni jo për sherrxhinj.

Prandaj ju lutem shumë duke marrë shkas nga të gjitha konkluzionet se ç’mendojnë votuesit tanë për ne të zgjedhurit ka nevojë të reflektojmë të gjithë duke filluar nga unë”, tha Ruci.

Në replikë me kreun e deputetëve socialistë, deputetja demokrate Jozefina Topalli tha se Ruci po përpiqet në ekstrem të mbrojë Partinë Socialiste.

Ruçi deri në ekstrem përpiqet të mbrojë PS dhe këtu nuk mund ta gjykoj për keq, se është kolona kryesore e PS. Problemi është se ajo që lexon për deputetët që kërkohen në rrethe dhe i mungon kontakti, nuk është për të opozitës se po i takoi do të kafshojnë pak nga qeverisja lokale, por është një problema i madh i rilindjes së sotme”, tha ajo. /gj.k/

19 komente në “Replikat në Kuvend/ Ruçi: Opozita më shumë baltos, sesa ngre problemet e komunitetit”

  1. sara says:

    Ruci ka shume te drejte kemi nje opozite vetm qe di te beje bblblbl kot fjal boshe

    1. andrea says:

      mjere ne per opoziten qe kemi, ata e kane mendjen vetem te shpifin dhe te llapin kot pa lidhje, ne vend qe te flasin per problemet e shqiptareve

  2. shoku todi says:

    ne shqiperi kemi te bejme me nje opozite qe jeton nr hollande

  3. gimi says:

    opozita eshte bere per te ardhur keq

  4. objektivi says:

    Eshte vertete per te ardhur keq. Vendi ka nevoje per nje opozite konstrukive jo si kjo e jona qe deri me tani ka ecur me moton ” shpif shpif se dicka do mbetet.

    1. andos says:

      Realisht PD pas ketyre zgjedhjeve do i duhet te kthehet ne OJF. E vetmja rruge qe opozita ndjek eshte rruga e perbaltjes dhe nuk cek problematikat qe vertete ka vendi. Realisht jemi totalisht te zhgenjyer nga lidershipi i Partise Demokratike.

  5. eriola says:

    kjo opozite qe eshte sot ne parlament seshte me shume se nje turp. kjo nuk perfqason asnje person opozitar ne shqiperi. e vetmja gje qe perfaqson ajo eshte klanet e ngushta mafjoze qe ajo ka

    1. miranda says:

      kjo eshte opozita e shpifjeve edhe jo opozita e qytetarve kjo opozite e ka treguar qe pervec se te shpif ne kte parlament ne 2 vjet nuk ka bere asgje. shih kush i perfaqeson njerez si puna e berishes fatkeqsia me e madhe e ktij vendi!

      1. liza says:

        kush te ngrihet muli apo paloka. kta njerez jane te lidhur ngusht me interesat e veta personale dhe e kane treguar qe ne kohen kur ishin ne pushtet! nuk ju rruajf fare per kte shtet!

  6. mandi says:

    jane mesuar qe gjithe jeten hedhin balte keta te paudhet e PD. por politika e tyre mori fund me 23 qershor dhe me 21 qershor duke larguar edhe bakterin e fundit qe ka lene sali, do rilindim tiranen

  7. lisa says:

    opozita as punen e vet nuk po ben sic duhet merret me llafe dhe monntime videosh gjithe kohen aq rende jane vetem me kete lloj menyre te ulet fitojne vemendjen e qytetareev

    1. erisa says:

      fiks keshtu vetem me llafe dhe ngrene kazuese qe gjoja te jene me afer me komunitetein por kjo gjendjee rende qe ata shpalosin jane pasojat e keqqeverisjes se pd-se dhe njerez apo familje ne nevoje gjenden edhe ne tirane ku eshte ndihma e bashes e bashkise. Keshtu njerezit mos bien pre e mashtrimeve te opozites se me te tilla mashtrime nuk ecet per shume kohe.

  8. marti says:

    kemi nje opozit qe nuk ben rolin e saj

  9. donald says:

    ore lereni berishen, ai duhet te mbyllet ne azil pleqesh

  10. tony says:

    Po pse kemi opozite ne? Ne kemi disa ish qeveritare, qe bejne cmos me kuc e me mac, qe te vijne serish ne pushtet, nuk kane kauze, jane krejt te paafte te ndertojne nje strategji qe te jene sadopak bindes, por vazhdojne me te njejtjen taktike te vjeter te perbaltjes per tu dukur me pak te keqinj vete.

  11. pajtim says:

    Me shume baltos? Opozita vetem baltos, se s’di cte beje tjeter, vetem ben gam gam tere diten, flet pafund e asgje sthote, akuzon e asnjehere ska prova, shpif dhe asnjehere nuk perballet. Eshte opozite e deshtuar dhe vetem behen qesharake dhe bajat ne syte e shqiptareve dhe gjithe botes, ah mjer ne ku shkojne taksat tona.

  12. taulanta says:

    Ne Shqiperi ka vdekur opozita, qe kur eshte katandis ne vetem nje grup te ngushte hajdutesh, qe e plackiten vendin dhe nuk diten te bejne nje gje te mire ne 8 vjet qeverisje, vetem rrenim te vazhdueshem, dhe jane pa ide, pa vizion, s’kane cfare opozite te bejne, prandaj vetem llomotisin tere diten vend e pavend me shpifje, asgje te bazuar.

  13. adi says:

    Partia e saliut me ciceron bashen dhe ristanin, nuk kane asnje plan apo ofert per ofruar per kete vend, dhe cdo bejn per te plotesuar oraret e tyre do hedhin balte mbi kete qeveri. eshte absurde se si ka goje saliu me shoket te flasin kur jane te mbytur me krime koke e kembe

  14. arber says:

    ore me pak fjale shkurt dhe sakte, edhe zagaret e PD qe flasin ne kuvend edhe nga SHQUPI shkelin gjuhen kur flasin sepse e dijn qe po mashtrojne . dhe e dijn shum mire qe kush eshte saliu, po per te mos perfunduar si olldashi apo te tjer, nuk flasin dot kundra saliut,. prandaj ne do i fitojm keto zgjedhje edhe per ata qe te clirohen nga ky plak mjeran dhe kriminel

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje