Veliaj letër socialistëve të Tiranës: Bashkë fitojmë zgjedhjet dhe shpëtojmë qytetin nga keqqeverisja 4 vjeçare ( LETRA)

8 Maj 2015, 14:38Politika TEMA

Kandidati i së majtës për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, u ka dërguar një letër personale socialistëve të Tiranës, ku i fton të bëhen promotorë të ndryshimit që do të ndodhë më 21 qershor, për të shpëtuar qytetin nga keqqeverisja e 4 viteve të fundit.

Në krye të letrës së tij, Veliaj thekson se ndihet krenar që në zgjedhjet e 21 qershorit do të jetë kandidati i Partisë Socialiste dhe Aleancës për Shqipërinë Europiane për të drejtuar bashkinë e Tiranës në katër vitet e ardhshme, ndërsa beson se bashkë me socialistët mund ta fitojë këtë garë, për ta kthyer qytetin në rrugën e duhur.

Së bashku, ne kemi vizionin, energjinë, përkushtimin dhe vullnetin për t’i dhënë drejtimin e duhur Tiranës dhe për të rizgjuar shpresën e secilit prej nesh. Për të përmirësuar jetën e familjeve tona dhe siguruar të ardhmen e fëmijëve tanë”, shkruan Veliaj në mesazhin e tij për anëtarët e PS së kryeqytetit.

Mandej, ai vijon:

“Ne jemi dëshmitarë të dështimit të pashembullt të Lulzim Bashës si kryetar Bashkie. Një fitore e vjedhur katër vite më parë nuk mund të përfundonte në asgjë tjetër, veçse dështim historik, që e la qytetin të dergjet si shtëpi pa zot. Pikërisht prandaj, këto zgjedhje janë jetike për të ardhmen e qytetit tonë. Ne duhet të fitojmë së bashku, që Tirana të marrë drejtimin e duhur. Për ta shpëtuar kryeqytetin nga keqqeverisja e katër viteve të fundit dhe për të ringjallur shpresën dhe ëndrrën e Tiranës, që për vite me rradhë ishte fuqia dhe modeli i ndryshimit të Shqipërisë”.

Më tej, ai bënë një panoramë të arritjeve të tij në drejtimin e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

Ndërkohë që ne kemi arsye për të qënë krenarë në punën tonë të përbashkët, kundërshtarët kanë duhet të ndjehen të turpëruar për të gjitha premtimet e pambajtura të katër viteve më parë. Ndërkohë që ne kemi provuar me punë dhe rezultate konkrete përkushtimin tonë, ata nuk mund veçse të justifikohen në mënyrë të dëshpëruar për dështimet spektakolare të qeverisjes së tyre”, thekson Veliaj në këtë letër.

23 komente në “Veliaj letër socialistëve të Tiranës: Bashkë fitojmë zgjedhjet dhe shpëtojmë qytetin nga keqqeverisja 4 vjeçare ( LETRA)”

  1. Patrioti says:

    Kryeqyteti ka kater vite qe drejtohet keq. Kryebashkiaku aktual premtoi shume ne vitin 2011 mirpo sot pas kater viteve asnje nga premtimet e dhena nuk eshte mbajtur. U premtuan kartat e studentit,Trami, krijimi i hapsirave te gjelberta, hapja e qendrave rinore, etj, asnje nga keto nuk u realizua.

    1. Andos says:

      Puna e mire e bere ne ministrine qe drejtoi deshmojne per aftesite e Veliajt. Ka potencialin e duhur per te drejtuar kryeqytetin e lene ne harrese prej kater vitesh. Besimplote se Erioni do punoje me aq zell sikurse beri ne MMSR.

      1. objektiv says:

        Puno per Bashkine e Tiranes ashtu si punove per Ministrine e Mireqenies Sociale dhe Rinise dhe je i nderuar. Shpresojme te kthesh ne identitet Tiranen.

        1. pur pur says:

          Socialistet po e po, por te gjithe te tjeret pavaresisht bindjes politike do te mbeshtesin Erion, se me shume kemi perzemer Tiranen qe realisht duam ta shohim te ndryshuar se sa nje parti apo nje tjeter.

          1. tony says:

            Vetem pak dite na ndajne nga dita e madhe e largimit te qelbesiren dhe te keqes se dyte me te madhe te shqiptareve, lulit pas saliut, qe rikthyen luften e klasave, te pabarazise dhe te diferencimeve qe i bejne qytetareve.

    2. olta says:

      eshte vertet e gjetur motoja e fushates se Veliajt!
      Drejtimi i duhur per tiranes vetem Veliaj mund te jete,jemi te sigurt qe do ja ndryshoje fytyren Tiranes! te pakten do e ktheje ne gjendjen qe duhet te ishte dhe me pas te mendojme per zhvillimin e saj..

    3. Janaq says:

      erioni ka ne vizion shume europian per tiranen te cilin e premton ta vere ne zbatim nese populli i tiranes e voton dhe i jep pune si kryebashkiak,, le te vazhdoje projektet e edi rames do ishte gjeja me e mire

      1. marsi says:

        po fiks aman qytetaret skane nevoje per vizionet e lulit por duan pune te kryera si infrastrukture plan urbanistik etje etj,, erioni tregohet pozitiv per keto plane prandaj kerkon mbeshtetjen e te gjitheve per ti realizuar ato mesi mire

    4. keno says:

      basha dje te opinion tha qe i ka ngel fiksim DINO PARK !! ai ishte kulmi i majes se mashtrimeve!! perla e perlave!! nuk e kuptoje si arriti te behej ai kryetar bashkije!!

    5. erta says:

      Ne fakt jemi ne si qytetar te Tiranes qe jemi krenare per ty !

    6. objektiv says:

      epo ky eshte kandidatit i duher mor vlla

  2. arben says:

    Bashkia e Tiranes meriton vetem dike si Veliaj ,njeri punetor gje qe e tregoi per sa kohe ishte ne krye te ministrise se mireqenies.. te mos harrojme reformat qe beri qe te nevojshme per vendin tone

  3. ushtaraku says:

    ku paske qen me perpara o njish hahahah

  4. Hajt se folim says:

    Shpejt u kujtua Veliaj qe tu bej thirrje Socialisteve, sepse deri tani i kane trajtuar si derra me ripjelljen te cilet ata e sollen ne pushtet me voten e tyre. Megjithate do ta marre pergjigjjen te sakte kesaj here, ashtu si edhe e meriton te kutia e votimit.

  5. zani says:

    Veliaj i duhuri per Tiranen!
    nje bashki kaq e madhe sa kjo e jona dhe me kaq shume probleme( kjo dhe per shkak te ketij tytes qe kishim per 4 vite) duhet sesben dikush punetor dhe me energjite e duhura per te sjelle ndryshimet qe aq shume kerkojme

  6. elenaa says:

    si qytetare e tiranes un kerkoj ne krye te bashkise dua nje njeri punetor,qe i mabn premtimet e tij,qe ka idete dhe vizionet e duhura per ate cka i duhet tiranes,qe realizon plane konkrete. dhe te githa keto nga te gjithe kandidatet per bashkine e Tr i shoh vetem tek VELIAJ

  7. Zigur Qarri says:

    Me konkret Z.Veliaj,me konkret,nuk eshte vetem keqqeverisja!Edhe ti nuk do qeverisesh i pavarur,sepse perfaqson dhe ndermjeteson interesat e nje grupimi politik ne rralle te pare,fakt qe e ben te paevitueshem militantizmin partiak.Kandidati i pavarur Gjergji Bojaxhi,flet per meritokraci,per tekniciene,thote se,”Do ti zhbëj lejet e pallateve tek Liqeni Artificial”.Pra flet per siperfaqe te gjelberta.Edi Rama si Kryetare Bashkie pat merita te padiskutueshme ne pastrimin e Lanes nga
    katrahura e ndertimeve,aq sa mban edhe pergjegjesin per dhenien e lejeve te ndertimit vend e pavend,ku u eliminuan gati te gjitha terrritoret publike ndermjet pallateve ekzistuese.
    Prandaj edhe jam i bindur,qe nje kandidat i pavarur(pa Parti apo perkrahjen e nje grupimi politik) eshte me i besueshem.Eshte pikerisht gangrena e militantizmit partiak,qe ka shkatrruar Shqiperine,eshte pikerisht militantizmi partiak,shkaku qe ka mbytut shpresen e shprehur ne braktisjen e Shqiperise.Eshte pikerisht militantizmi partiak,qe ka ndare me sopate shoqerine shqiptare,duke perjashtuar ata qe nuk jan
    ndyre ne llumin e politikes shqiptare.Nje vote per Gjergji Bojaxhi,
    eshte vote per qytetarine,eshte vote jasht çdo interesi politik,eshte vote qe nuk konfronton shqiptaret politikisht,perkundrazi i bashkon ne ate te interesit te perbashket qytetar dhe jo ne ate te interesit te nje grupimi politik.
    Nje vote per Z.Gjergji Bojaxhi,nese e ndjeni veten vertete qytetare.

  8. Socialisti says:

    Bukshkali Edi Rama me gjithe kete Gay 99-en e Mjaftit, i cili u be socialist me koncesion, do te kene nje surprize shume te madhe ne Tirane.

  9. lili says:

    Edhe gjirokastres te njeta gje iu tha veliaj! Cka veti pos dasmen per ate qytet?

  10. RILINDJA E LESHIT says:

    EDHE UNE MENDOJ SE NJE SHITES I FIQAVE E SHPETON TIRANEN

  11. Albpetrol +Endri Pyka says:

    Shyqyr qe u kujtua Erioni qe ka socialiste,u kujtua tani qe i duhen votat ,po nuk ka me ,pesimi behet mesim

  12. Uji i ftohte says:

    Socialistet e vjeter Rama i ka lene pa buke,i ka diskriminuar me keq se Berisha,ik o Erjon Majmuni,do votoj Kosoven.

  13. arben says:

    JE SHUME PUNETOR STA HAJME HAKUN.A MENDONI DHE SE MBAS I TA FITONI BASHKINE SDO TE KETE VEND PER SOCIALISTET SIC THOTE KRYETARI RAMA CITOJ:
    TA HARROJNE NJEHERE E MIRE SE ME ARDHJEN E PARTISE NE PUSHTET DO TE HEQE NGA PUNA ATA QE JANE.
    ME SHQIP BASHKIA KA 5000 VENDE PUNE /JANE DEMOKRAT/ KENI PREMTUAR DHE PO AQ.CMENDONI ATA QE JANE NE BASHKI DO TE VOTOJNE PER JU E NE SOCIALISTAT PER KOSOVEN,SE UNE QE PO JU SHKRUAJ PS JO QE SNA KETHEU NE PUNE POR ME HOQI DHE GRUAN NGA PUNA E TASHME JAM DYRVE TE GJYGJEVE.FLM

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje