Kërkesa për verifikim/ Paloka: PS presion ndaj opozitës, Prokurorisë dhe qytetarëve

15 Maj 2015, 18:07Politika TEMA

Kryetari i Grupit Parlamentar demokrat Edi Paloka e konsideroi si një presion të qartë që Partia Socialiste po ushtron ndaj opozitës, pas paraqitjes së kërkesës për verifikimin e 57 kandidatëve për Kryetar Bashkie nga 61 të zyrtarizuar nga PD.

Një ditë pasi Taulant Balla, nënkryetar i Grupit Parlamentar socialist, nga foltorja e Kuvendit artikuloi këkrkesën që PS i ka bërë prokurorisë për verifikimin e 57 kandidatëve të opozitës, Paloka ka reaguar duke e cilësuar atë si një presion edhe ndaj organit të akuzës dhe vetë qytetarëve që do të votojnë më 21 Qershor.

Kryetari i grupit parlamentar i Partisë Demokratike thotë se kërkesa e PS drejtuar prokurorisë për verifikimi e 57 kandidatëve, është abuzim i hapur me pushtetin.

Rruga e gjetur nga Partia Socialiste është abuzive, kërkon që nëpërmjet forcës së pushtetit të bëjë presion qoftë edhe mbi Prokurorinë për kandidatët e Partisë Demokratike.

Por edhe mbi qytetarët. Është një formë për t’i treguar kujtdo që nëse ju na dilni ne mund të bëjmë gjithçka që kemi në pushtet”, tha Paloka.

Sipas tij, zgjidhja nuk vjen përmes Prokurorisë, pasi dekriminalizmi realizohet përmes ligjit që siguronte këtë proces.

Por sipas Edi Palokës kjo nuk i leverdis qeverisë pasi në listë ka kandidatë që janë vërtetuar përmes dokumenteve se janë të inkriminuar.

Përderisa nuk u pranua pr/ligji kishte një qëllim pse nuk u pranua. Nuk besoj se taulant Ballës apo Edi Ramës nuk i pëlqeu boja me të cilin ishte shkruar projektligji. Kandidatët e PS nga ai ligj do të digjeshin direkt dhe kjo nuk u interesonte. Ju garantojë se kandidatët e PD nuk ka asnjë me probleme apo me rekorde kriminale”, tha Paloka.

8 komente në “Kërkesa për verifikim/ Paloka: PS presion ndaj opozitës, Prokurorisë dhe qytetarëve”

  1. Kruja says:

    Oree Thutho thuaj a jane te korruptuar ata ne liste apo jo? Kaq e thjeshte eshte.

    O Thutho bjeri shkurt jane te korruptuar apo jo? KAQ o THUTHO

    1. besnik says:

      Po ik more idiot se le nam. Ju keni ne krye te partise tuaj, njeriu me te korruptuar dhe hajdutin me te madh. Tani ju kur keni vendosur nje kriminel ne krye, imagjino se cfare mund te jene kandidatet qe keni caktuar per bashki.

      1. Keisi says:

        Une nuk habitem sepse Halimi nuk ka nje platforme per bashkine sepse ne cdo takim ai nuk paraqet asnje projekt ose ndonje ide se cfare duhet te beje per Tiranen. Ai thjesht flet ne pergjithesi per problemet por nuk paraqet ndonje zgjidhje. Skemi pse votojme njerez qe vetem flasin vetem me fjale.

        1. Gjyshi says:

          I kane rene ne qafe Halimit te shkrete. Kur identifikon kaq shume probleme qe ka Tirana edhe nje i djathte imagjino se sa keq e ka drejtuar Luli Bashkine. Dr. Halimi eshte i sinqerte kur nxjerr ne pah gjithe ato gjera qe Basha premtoi ti bente por qe nuk i beri.

          1. Klenti says:

            Po ca te beje Halimi i shkrete sepse ai nuk donte fare me dale per kandidat por ca ti besh e urdheruan. Ai i shkreti nje ushtar i bindur eshte, ska ca me bo.

  2. NjeQytetarOptimist says:

    Projektligji juaj o Paloqe perkundrazi i jepte imunitet atyre gjyqeve qe jane mbyllur me procedure (still pending).. Pasi doni dhe ta vulosni ne Parlament, gjithe krimet ekonomike dhe fizike, doni te dilni te palagur qe kur tju vinte rradha, do thonit qe ne rame dakort per keto dhe asnje mos te procedohet per c’fare ka ndodhur.. Populli o Paloqe po kupton kush jini.. Keni marre fund..

  3. ILIRIA says:

    PER DERISA E QUANI PRESION DHE PO JU BIEN NE QAFE ATEHERE BENI EDHE JU TE NJEJTEN GJE DUKE I DENONCUAR EDHE JU ATA TE GJITHE TE 61 KANDIDATET E K/BASHKIVE EDHE TE 610 KANDIDATET PER KESHILLTARE DHE TE BEHET EDHE PASTRIMI I TE INKRIMINUARVE NE PUSHTETIN LOKAL KETE RADHE DHE MBAS 2 VJETESH BEHET EDHE PASTRIMI NGA DEPUTETET KRIMINELA. POR KJO GJE NE QOFTE SE JENI DAKORT QE TE NDODHI SE KEMI FRIKE SE NUK DONI QE TE PASTROHET POLITIKA NGA TE INKRIMINUARIT SE JU VJEN RRADHA TE GJITHEVE. FALEMINDERIT

  4. fad says:

    Cfare te keqe ka ti kerkosh informacion prokuroris jan apo nuk jane te inkreminuar kandidatet, beheni dhe ju por ju jeni mesu vetem te shpifni, gjerat qe keni ber vet ja foturoni pozites e cfare mund te pres populli nga ky palloqa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje