Zv/Kryeministri Niko Peleshi u shpreh se për koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Europiane” zgjedhjet e e 21 Qershorit janë zgjedhje për një projekt qytetar.
Gjatë prezantimit të 61 kandidatëve të ASHE për zgjedhjet vendore, Peleshi theksoi se opozita i sheh këto zgjedhje si pjesë të projektit të tyre politik.
“Shqipëria është një vend i vogël, por me bukuri të mëdha. Shqipëria është një vend i pasur në burime e resurse, por me shumë probleme të cilat ne po i zgjidhim një e nga një.
Shqiptarët sot sytë, shpresat dhe orientimin e tyre e kanë në drejtimin e duhur, atë të projektit tonë qytetar.
Nga krahu tjetër, kandidatët e djathtë, edhe ata shqiptarë, kanë një orientim ndryshe, i shohin këto zgjedhje si pjesë të një projekti politik”, tha Peleshi.
Në vijim zv.Kryeministri shtoi se ne ofrojmë zgjidhje të problemeve të qytetarëve, teksa ata ofrojnë zgjidhje për veten e tyre e jo për qytetarët.
Ministri Bujqësisë, Edmond Panariti theksoi se këto zgjedhje janë thelbësore edhe në fushën e bujqësisë. Sipas tij, përmes këtyre zgjedhjeve mund t’i japim drejtimin e duhur të ardhmes së bujqësisë, duke investuar në sistemet e kullimit, në ferma, blegtori…etj.
“Po ashtu, këto zgjedhje i japin drejtimin e duhur edhe zhvillimit urban dhe për këtë kandidatët e majtë do të jenë promotorët kryesorë”, tha Panariti, duke nisur dhe prezantimin e kandidatëve të koalicionit të majtë.
Veliaj
Kjo fushatë nuk është për të zgjidhur problemet e familjes së SHQUP, por për të zgjidhur problemet e familjeve shqiptare. Në familjet shqiptare pyetja është në cilën shkollë apo çerdhe do e çojmë fëmijën se nuk asnjë shkollë apo çerdhe të re. Më vjen mirë që është këtu ëshë Bamir Topi dhe Shpëtim Idrizi me mbështetësit e tyre. Nuk kam takuar asnjë fanatik që të thotë s’ka problem të rrojë saliu se unë do fle mbi plehra. Tirana është Tirana e 1 milionë mundësive, e ëndrrës sonë. Por unë nuk mund t’ia dal dot vetëm, kam nevojë për ju që të them se në Tiranë mund të lindë një Steve Jobs.
Zamira Rami, Kandidate e koalicionit të majtë për Gjirokastrën, në gjedhjet e 21 qershorit u shpreh se ashtu siç kishte shprehur edhe dy vite më parë se fitorja e së majtës do të nisë nga Gjirokastra ashtu edhe në këto zgjedhje fitorja do të nisë po nga Gjirokastra.
“Unë kam deklaruar 2 vjet më parë se valën e fitores do ta nisin nga Gjirokastra. Edhe në 2i qershorë fitorja do të nisë nga Gjirokastra.
Në 4 vitet e ardhshme ne do të mbajmë mbi supe besimin e qytetarëve, dhe do ja dalim sepse të gjithë e dinë se jeta do të jetë më e mirë me kandidatët e Shqipërisë Europiane.
Forca ime është tek të gjithë banorët të cilët nuk kanë reshtur asnjë moment së më mbështeturi. Fjalët do ti kthej në vepra e punë të mëdha”, tha ajo.
Koka
Florjana Koka, kandidatja e mazhorancës për bashkinë e Sarandës, gjatë fjalës së saj është shprehur e bindur se do jetë ajo fituesja e zgjedhjeve të 21 qershorit, duke theksuar se kjo mazhorancë është drejtimi i duhur për ta
“E majta siguron më shumë se 70 % të votimeve në këtë bashki. Unë dua tju siguroj se do jem unë fituesja e 21 qershorit në Sarandë. Do jetë e majta fituesja e shumicës në Këshillin Bashkiak të Sarandës. Unë nuk do i zgënjej qytetarët e sarandës, do tju ofroj atyre një jetë më të mirë sepse për ta nuk ka zgjedhje tjetër, ne jemi drejtimi i duhur”, theksoi ajo
Bazhdari
Kandidatja e Shkodrës, Keti Bazhdari, në fjalën e saj është shprehur se do të jetë avokatja e shkodrës dhe se do punojë për rilindjen e “Perandorisë së lashtë Shkodrane”- sicc e ka quajtur ajo këtë qytet
“PS më dha përvojë në politikë dhe sot më ka besuar që “ Perandorinë e lashtë Shkodrën” ta rilindim, ringremë. Falenderoi aleatët dhe mbështetësit, sidomos LSI-në.
Do ti thurim me turizëm alpet, liqenet dhe detin. Do ngremë një ekonomi që motivon njerëzit.
Bashkia është ajo ku ccdo qytetari i jep mundësi të gjejë vetën për tu punësuar e për të gjetur atë që i përshtatet. Unë jam kjo që jam sepse jam Shkodrane dhe gjithccka kam do e jap për Shkodrën. Nga sot unë do jem”.
Halilaj
“Nuk duhet të flasin për punën e Bashkisë së Kukësit. Ata që flasin kanë patur rastin për 8 vite për të investuar. Varfëria në Kukës nuk ka ardhur për 18 muaj. Ka ikur koha që ta trajtojnë kukasin si një thes për ta trajtuar e hedhur si duan. Kuksianët dinë të punojnë”, tha Hasan Halilaj.
“Në 18 muaj në Durrës investime sa për 8 vite, Do të kryejmë investime për ta transformuar qytetin e Durrësit, Premtojmë se do përmirësojmë cilësinë e infrastrukturës, e cilësinë e jetës së qytetarëve. Me këtë reformë, kryetarët e Bashkisë japin potenciale për zhvillimin e rajonit. Ne do ta ndryshojmë dhe do të bëjmë më të mirën. Do të kërkojmë sërish votëbesimin pas 4 vitesh, se këtë herë e kemi të sigurt votën për punën e bërë”, tha Dako.
Pd i sheh zgjedhjet si mundsi te mira per te vjedhur cka ngelur pa u vjedhur ne shqiperi dhe kaq.
Eshte Edi Rama kokemushke e i vendosur qe do te beje shtet dhe do te promovoje ne syte e gjithe botes nje Shqiperi ndryshe nga c’kishim degjuar neper bote, po na mbron fort dinjitetin kombetar dhe eshte ai qe ve ne rresht te gjithe ministrat e qeverise per te mbajtur nje per nje premtimet.
Kjo eshte qeveria qe duam, qeveria e bashkepunimit, qeveria qe na jep stabilitet politik, po punon duke degjuar cdo ze qytetari duke e transformuar qeverisjen ne sherbim te qytetarit, jo ne sherbim te interesave te pushtetareve, prandaj ne zgjedhjet lokale vota per te majten eshte detyrim moral dhe qytetar per gjithe punen e bere deri me sot.
Pe leshi apo pe pambuku?
Votebesojme Aleancen per Shqiperine Europiane ne menyre qe reformat e nisura te dergohen deri ne fund. Jami ne rruge te mbare. Reformat padyshim kane koston e tyre mirpo nuk duhet harruar se do japin efekt shume pozitive. Te mos harrojme se ne ç’derexhe ishte katandisur vendi.