Klosi mbështet Veliajn: Do drejtojë Tiranën me përkujdesje, zgjuarsi siç ka drejtuar MMSR

26 Maj 2015, 11:33Politika TEMA

Ministri i ri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, doli sot në mbështetje të kandidatit të koalicionit të majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj. I propozuari i Kryeministrit si pasardhës i Veliajt, ishte i pranishëm në aktivitetin e zhvilluar sot nga Veliaj, në të cilin ky i fundit shpalosi programin e tij për kujdesin social.

Në fjalën e mbajtur në këtë takim, Blendi Klosi, njëherësh sekretar organizativ në Partinë Socialiste, shprehu vlerësimin për kandidatin socialist dhe theksoi se ai “do e drejtojë Bashkinë e Tiranës me shumë përkujdesje, me shumë zgjuarsi, ashtu siç ka drejtuar Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë”.

Do doja t’i uroja Erionit të vazhdojë drejtimin e duhur, të vazhdojë përpjekjet e duhura, të vazhdojë atë punë me shumë pasion që ka nisur dhe ta garantoj atë dhe shumë shoqata që janë këtu, se institucioni i MMSR do të jetë në vazhdim në përpjekje të vazhdueshme për të shkulur nga Shqipëria atë ndjesi të keqe që ka pasur mospërkujdesja për qytetarët në nevojë dhe për të sjellë te qytetarët drejtimin e duhur dhe njerëzit e duhur në drejtim. I uroj Erionit të gjithë sukseset e tij në sukseset që ai do të drejtojë.”, u shpreh Blendi Klosi.

13 komente në “Klosi mbështet Veliajn: Do drejtojë Tiranën me përkujdesje, zgjuarsi siç ka drejtuar MMSR”

  1. lorenci says:

    bravo eshte shume e drejte. puna qe ka bere erioni ne krye te ministrise se mireqnies eshte per tu pershendetur. reformat qe ai ka ndermarr tregon se ky vend po shkon ne drejmin e duhur!

    1. mario says:

      Tiran kishte nevoj per nje administrator te zote erioni eshte nje nder to. e ka treguar shume mire ne 18 muaj kur ai administroj ministrine e punes. reformat qe ndermori do zene nje peshe shume te madhe ne jeten e njerzve!

    2. denis says:

      normalisht qe veliaj punoi sh sh mire te ministria dhe nuk ka sesi te mos jet i suksesshem edhe ne drejtimin e bashise. vetem me vullnet dhe me ide konkrete ecet perpara se me tramin e pan te gjithe sa keq shkuan gjerat

    3. tani says:

      si mund te mos mbeshtetet nje njeri si erjon veliaj i cili beri aq sh per ministrin qe kishte ne drejtim. nje minister i sukseshem do jet dhe nje kryebashkiak i sukseshem

    4. tanja says:

      Nuk ka se si te mos e mbeshtese , jemi et gjithe te bindur qe erion veliaj eshte e vetmja rruge i vetmi njeri qe ka potencialin per ta kthyer tiranen ne drejtimin duhur

    5. beni says:

      normalisht qe veliaj eshte nje njeri i denje per kryebashkiak. puna e tij flet me shume se cdo fjalim. ai e tregoi me reformen e pensioneve qe nuk ka llafe, ka pune konkrete

  2. kida says:

    Vizioni dhe puna e nisur nuk do te ndalojne, reformat e ndermarra do te vazhdojne dhe se vemendja ndaj punes dhe preokupimi i qeverise eshte i madh ky eshte drejtimi i duhur

  3. Erbim says:

    E drejte. Puna e bere ne MMSR deshmon me se miri aftesite e Veliajt. Ka aftesite e duhura drejtuese e menaxhuese per te bere gjera te mira per Tiranen e lene ne harrese prej kater vitesh.

  4. klejda says:

    Besimplote qe do t’i riktheje dinjitetin e munguar prej kater vitesh kryeqytetit #drejtimiiduhur #bashke

  5. mediet e preshit, patetike e bythlepirese ..... ai vend nuk behet me!!! says:

    E kujt mund ti shkonte ndermend qe nje socialist do mbeshteste nje fresho-socialist?!! Me e cuditshmja eshte qe edhe Rama ja mbeshtet Veliajt !! ?

  6. Ramizi says:

    Ik e futi ndonje dore o Klos se nuk je ti per te dhene deklarata perkrahjeje. Shyqyr qe te beri Rama Minister ty, qe te lash ndonje borxh te pakten. Fytyre e keqe dhe sahanlepires ke qene gjithe jeten tende. Keshtu te njohin te gjithe. Ndaj rri me mire urte e mos u perzje me ceshtje deklaratash. Te fala shume mie be Gaz Demit.

  7. jeta says:

    Fasadat tuaja mbrojtese per rilindjen e deshtuar nuk ka te sosur. Tashme dilni ne deklarata per mbrojtje te kandidatit Veliaj kur deri dje keni enderruar ju te jeni ne ate post. Bashkia Tirane nuk eshte Ministri por shume me teper. Krahasime te tilla nuk mund te merren parasysh. Te drejtosh nje ministri per disa muaj dhe te thuash do jete i duhuri per Bashkine Tirane me duket e pa pranueshme.

  8. Ergo says:

    ERGO

    I njejti brume jane qe te dy si Klosi ashtu dhe Veliaj nuk Cuditem qe mbeshtesin njeri- tjetrin !!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje