Kandidatët e LSI për këshilltarë të Tiranës takime me banorët: Votoni Veliajn

27 Maj 2015, 12:41Politika TEMA

Kandidatët e Lëvizjes Socialiste për Integrim për anëtarë të Këshillit Bashkiak të Tiranës zhvilluan një takim me banorët e njësisë bashkiake numër 8 në Tiranë.

Në këtë takim përveç kandidatëve ishin të pranishëm edhe deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, Zv.Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Brunilda Paskali, kryetari i LSI-së për Njësisë 8 Dritan Ylli.

Ylli theksoi se programi i LSI-së është jetik për zhvillimin dhe rritjen e mirëqenies së qytetarëve, ndaj ai duhet mbështetur me votë në mënyrë që të garantohen më shumë punësime dhe shërbime për qytetarët e kryeqytetit.

“Është një program mjaft i plotë, mjaft jetik për zhvillimin dhe rritjen e mirëqenies, prandaj e meriton votën tonë. LSI-ja nuk ka ndonjë dallim në të gjitha zonat e Tiranës duke pasur parasysh edhe ndarjen e re territoriale, pra e gjithë Tirana me qendrën, e gjithë Tirana multicentrale, pra me disa qendra të saj, duke përfshirë edhe komunat që tashmë bëhen njësh, do të synojmë zhvillimin e njëtrajtshëm të gjithë Tiranës dhe sidomos për Njësinë 8 ku nuk do të ketë më dallime”, tha Ylli.

Ndërsa, Deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj theksoi se Lëvizja Socialiste për Integrim është një forcë politike që përfaqëson qytetarët dhe se duhet mbështetur për më shumë punësim dhe shërbime më cilësore për qytetarët.

“Ne jemi parti që dimë ta mbajmë fjalën, sepse ne jemi parti që jemi me qytetarin, jemi për qytetarin dhe jo më kot secili prej nesh këtu përfaqëson një njeri si gjithsecili prej jush.

Dua ta kërkoj votën tuaj për kryetarin e ardhshëm të bashkisë së Tiranës për z. Veliaj dhe dua ta kërkoj votën tuaj për Lëvizjen Socialiste për Integrim për secilin prej kandidatëve që u prezantuan sot për të vetmin arsye dhe motiv: sepse ne Bashkinë e Tiranës nuk e duam ta drejtojmë për t’i dalë kundër njërit e kundër tjetrit, nuk e duam as për egot tona personale, por e duam për të qenë me qytetarët, pranë qytetarëve për më shumë shërbime dhe për më shumë punësim.

Plani ynë është konkret, nuk është një plan që fluturon në ajër, por është një plan i prekshëm që ju do ta ndieni që në muajt e parë që qeverisjes së re të Bashkisë së Tiranës”, tha deputetja Mehmetaj.

12 komente në “Kandidatët e LSI për këshilltarë të Tiranës takime me banorët: Votoni Veliajn”

  1. beni says:

    erjoni eshte njeriu i duhur per tiranen. eshte i vetmi qe ka projekt konkret per bashkine me te madhe ne vend. te tjeret vetem llafe kane.

    1. miri says:

      tirana eshte lene ne meshire te fatit nga lulushi keto 4 vjet ne krye te bashkise. tirana ka nevoje per njerez enerjgike, qe punojne ne grup, qe nuk eshte arrogant dhe erjoni i ploteson me se miri keto kritere

      1. nurce says:

        pa me te voglin dyshimqe erion veliaj eshte ai i duhuri, njreiu qe i duhet tiranes se harruar .dhe ai ka per te patur mbeshtetjne jo vetem te LSI po te gjitheve dhe ajo qe i nevojitetme shuem ka mbeshtetjne e qytetareve

        1. pali says:

          VELIAJ DUHET DHE DO TE VOTOHET NGA TE GJITHE, BANORETE TIRANES JANE ME SHUME SE SA TE LODHUR NGA TE MOS BERIT ASGJE . DIKUSH DUHET TI MARR FRENAT NE DORE E TA COJE KETE QYTET NE DREJTIMIN E DUHUR

          1. beratsi says:

            nder te vetmit kandidate qe po del me nje plan te qarte per kryeqytetin . i vetmi qe po degjon sugjerimet e qytetareve dhe po mundohet ti jap nje zgjidhje reale e konkrete

  2. kaliopi says:

    PO sepse veliaj eshte i vetmi qe mund ta coje tiranen qe fle ne drejtimin e duhur , ai duhet dhe do ti fitoje keto zgjedhje patjeter per te mire te gjithe tiranes dhe banoreve te saj qe kane kater vite qe nuk kane me nje kryetar bashkie ku te perplasen

  3. Gerti says:

    Me keta ne krah ja vlen te votosh Veliaj. Kush me mire se LSI te ndihmon te zbatosh nje program qeverises?!

  4. Instituti I Sigurimeve Shoqerore me i Korruptuari Institut Shteteror ne Shqiperi. Sorrollasin njerezit me kerkesa te kota, ne menyre qe shuma monetare qe nuk terhiqet te arketohet per llogari te ketij Institucioni, per rroga te majme.

  5. mira says:

    Nuk ja vlem ti komentosh keta mjerane buratine.

  6. cimi says:

    Une per vete e kam menduar gjate, ose voten per te pavarurit “personalisht simpatizoj inteligjencen dhe qytetarine e ALEANCES POPULLORE” ose ne 22 qershor 2015 do detyrohem te kerkoj azil politik, per mos te perjetuar serish diktaturen e injorances.

  7. taulant says:

    po te bashkohemi me partite qe mendojne vertet per hallet e popullit dhe qe jane larg koalicioneve me partite e medha qe na mashtrojne sa here qe ka zgjedhje

  8. lorenci says:

    Pas fjaleve te dala nga kreret me te larte te LSI edhe vete strukturat e lesaj partie per voten ndaj partis dhe per kandidatin eshte ne zgjedhje te vullnetit te kujdo , dalin per te mbuluar m.. me sh…. Eshte nje porosi qe Kryetari Meta e ka dhene ne cdo perfundim takimi dhe e ka riperseritur disa here . por sic duket frika per percarjen ne tirane I ka nxjerur serisht ne rruge lepiresit e LSI per te kerkuar voten per Keshilin Bashkiak por edhe voten per Zogun !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje