Ahmetaj zgjedh Vlorën për të prezantuar masat për sezonin turistik

30 Maj 2015, 18:32Kulturë TEMA

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, ishte sot në Vlorë, ku ka prezantuar masat që do të ndërmerren nga MZHETTS dhe agjencitë e saj të varësisë, por edhe nga institucionet e tjera, në kuadër të sezonit turistik veror.

Në kuadër të sezonit turistik jane marrë një sërë masash duke i kushtuar rëndësi rendit publik dhe shmangies së trafikut.

Ndërsa pastrimin e plazheve, nëpërmjet Agjencisë së Bregdetit, në bashkëpunim edhe me Ministrinë e Mbrojtjes dhe atë të Mjedisit ka kohë që ka filluar, Ministri Ahmetaj ka bërë publike edhe një sërë masash të tjera. Kjo edhe për faktin se pushteti vendor është në proces zgjedhor.

Vëmendje do t’i kushtohet rendit publik dhe qarkullimit të mjeteve, duke shmangur trafikun. Për këtë ministria e Turizmit po bashkëpunon edhe me Ministrinë e Brendshme duke hartuar edhe planin e monitorimit të akseve kryesore, jo vetëm për të evituar aksidentet, por edhe për të shmangur trafikun e madh.

Nga ana tjetër, në fokus do të jetë dhe sinjalistika rrugore dhe ajo e destinacioneve. Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës po punon për sinjalistikën e rrugëve kryesore të përdorura nga qarkullimi turistik. Në të njëjtë kohë, bashkëpunimi nga të dyja agjencitë, qoftë Agjencia Kombëtare e Turizmit, qoftë ajo Bregdetit është fokusuar edhe tek sinjalistika e destinacioneve turistike, kulturore dhe historike.
Po kështu, sipas qeverisë, këtë vit për herë të parë në plazhe do të ngrihen qendra urgjence shëndetësore me autoambulanca të posaçme.

Operatorët turistikë, në informacionin që kanë ndarë me ne, kanë rritje me 20-25 % të kërkesave ‎këtë vit, edhe për shkak të menaxhimit të mirë të vitit të kaluar. Ajo që duhet të bëjmë është të ruajmë dhe të rrisim pritshmeritë e turistëve. Është shumë interesante tipologjia e turistëve, shumica janë nga vendet nordike, Suedi, Danimarkë, Poloni, Çeki, Sllovaki, Slloveni dhe nga rajoni sigurisht. Vlen të theksohet që për periudhën kryesore të sezonit, 15 qershor deri në fund të Gushtit, kapacitet akomoduese janë të gjitha të rezervuara.

 

29 komente në “Ahmetaj zgjedh Vlorën për të prezantuar masat për sezonin turistik”

  1. UG says:

    Me ne fund po shihet sektori i turizimit si nje nder me te rendesishmit nga qeveria! Turizmi eshte imazhi apo pasqyra kryesore jona ne momentin kur vjen nje turist edhe si e tille duhet pare me rendesine me te madhe qe te lejne mbresa shume te medha tw turistet e huaj edhe shqiptar qe te kthehen prap mbrapsh!

    1. ida says:

      Turizmi eshte nje nga pikat kryesore te vendit tone ne rritjen e zhvillimit ekonomik! per shume kohe eshte bere nje lemsh e li ne kte sektor edhe vemendja e qeverive te kaluar ka qen sa per te kaluar rradhen. Si rradhe here ne kte sektor sot po fillohet te investohet !

      1. maldini says:

        na ka fal zot nje nga vijat bregdetare me te bukur ne bote edhe si e tille po shihet nga qeveria. Duke kerkuar thithjen e investitorve qe te permirsohet klima ne kte sektor!

        1. bleid says:

          Skemi asgje me pak se kroacia apo greqia mos te them qe nga bukurite natyrore jemi me mire se ato edhe nqse vazhdohet kshu me reformat e qeverise qe ka nisur ne permirsimin e turizmit shume shpejt numri turistve qe do vine ne shqiperi do rritet vit pas viti!

          1. vangjel123 says:

            Marrja e masave te tilla si p.sh ngritja e urgjencave shendetesore ne prane plazheve, plani qe parashikon pastrimin e plazheve publike, por edhe rendesia qe do i kushtohet garantimit per rendin publik, te gjitha keto ndikojne ne mbarevajtjen e pushimeve per vizitoret e bregdetit tone por gjithashtu rrit edhe numrin e tyre. Puna e pastrimit te bregdetit ka kohe qe ka nisur.

      2. Aleksander says:

        Turizmi i zhvilluar sjell:-rritje te numrit te vizitoreve te huaj ne vendin tone.
        – Ardhje te kapitalit te huaj ne Shqiperi

        – Impakt pozitiv ne ekonomi
        – Permiresim te imazhit te vendit.

      3. ranheimi says:

        Ne fokus te Ministrise se Ekonomise ne kete sezon turistik mes te tjerash jane pastrimi dhe siguria. Pastrimi i bregdetit ka nisur me kohe ku jane impenjuar vullnetarisht edhe forca te ushtrise, njerez te ministrise se Shendetesise, por edhe nga ministria e Mjedisit dhe Ekonomise si edhe Agjensia e Bregdetit. Gjithashtu ministria e Ekonomise po i kushton rendesi edhe sigurise, sigurise rrugore me qellim shmangien e aksidentetve kjo ne bashkepunim me ministrine e Transporteve, si edhe sigurine sa i perket rasteve te emergjences ku do instalohet urgjenca shendetesore.

    2. klausklaus says:

      Shifrat flasin per nje interesim 20% deri ne 25% me shume we nje vit me pare, kjo deshmon ne nje fare menyre se kerkesat dhe frekuentimi i vendit tone nga turistet e huaj eshte ne rritje nga viti ne vit. Ministria e Ekonomise dhe Turizmit po i kushton vemendjen e duhur sektorit te turizmit. Kjo sjell vetem gjera pozitive.

    3. Fjoralb says:

      Pozita gjeografike, klima ideale , bukurite e rivieres Shqiptare, jane elemente qe ndikojne ne thithjen e turisteve te huaj ne vendin tone. Por investimet dhe perkujdesja qe tregon ministria perkatese ndaj fushes se turizmit eshte nje tjeter katalizator qe shkakton ardhjen e mjaft pushuesve ne plazhet tona. Nga masat qe po merren sic raporton edhe ministri Ahmetaj tregon seriozitetin e perkushtimin qe po tregon ministria ndaj turizmit.

  2. Klintoni says:

    Jemi vend me potencial ne fushen e turizmit. E rendesishme eshte qe te investohet shume ne kete sektor. Ka akoma shume per te bere gjithsesi e rendesishme eshte qe jemi ne rruge te mbare. Mund te behemi te konkurueshem ne rajon ne kete fushe.

    1. Taulant says:

      Duhet te funksionojne ne harmoni me njeri-tjetrin te gjithe komponentet ne menyre qe te kemi nje sezon turistik te suksesshem per vendin. Bashkepunimi i ministrise se Turizmit dhe asaj te Transporteve, sherbim sa me cilesor ne hotele , mosmungesa e ujit te pijshem,ushqimi I fresket ne restorante,etj, te gjitha keto influencojne ne rritjen e numrit te turisteve te huaj dhe ne nje turizem te zhvilluar.

  3. Ledio says:

    Kush e njehe mire kete mashtrues duhet te dije mire qe nuk ka per te ardhur asnje gje e mire. Kush me thote ne cfare vendi perendimor e ka bere MBA ky mashtrues nga Gjirokastra. Apo e mori duke ju lepire Arben Malaj..? Sa ministra te turizmit ka kaluar Shqiperia edhe me aq sa premtime kane bere te pakten do ishim gjysma e Kroacise. Vetem vjelin fonde nga BE edhe i shpenzojne ne projekte misterioze. Te gjithe ju qe shkruani jam i sigurt qe jeni te punesuar nga ai ose po i beni qejfin tju japi ndonje fond edhe juve. Mashtruesa dhe ordiner qe nuk njihni asnje kufije.

    1. sefer ziu says:

      Ledio, me nxorre mallin e Saliut me ato qe shkruan; nuk dua te vdes pa llafosur nje here me saliun dhe pa i kenduar internacionalen.

      1. ben says:

        Sefer
        Ti na nxore mallin e asaj gruas na berati qe sdonte as drita as uje vetem partia te ishte mire.

        Per gjithe trutharet ose legenat

        E ka njeri idene ca eshte investim ne turizem dhe me sillni nje investim te vrtem qe eshte bere
        ne turizem

        Ps investim ne turizem nuk mund te quhen as xhirot e ministrit me varke e as lungomarja ne vlore

        1. sefer ziu says:

          Ben, po ty pse te dogji a i vrare? Shkruaj mire shqipen se do keshe mbaruar te larten pa mbaruar te mesmen dhe filloren. S’kam faj une, apo jo; lexoje dhe nje here komentin tend qe te nxjerresh gabimet e shkrimit, pastaj nxjerrim konklyzionin per mendimin.

    2. Banti says:

      Po ku e njeh Ahmetajn ti mer plere. Ahmetaj ka bere nje super pune ne krye te minisrise se ekonomise sepse ka arritur qe te thithe shume investime te huaja me ane te takimeve qe ka bere ne gjermani dhe ne shume vende te tjera te europes dhe jashte saj.

  4. tiku says:

    cfar sezoni turistik do ti ne vlore?te pa turpshem e ben vloren germadh me lungo maren dhe tani shkoje pa pike turpi atje kur atje eshte gjendje skandalose ne vend te krijojne nje shtab emrgjence dhe te cojne mjetet urgjent kudo ujra te zeza prishje qelbet gjithndej rruga nga skela deri ne ujin e ftohte asgje nuk eshte bere prishen dhe hodhen jo rere plazhi por dhe dhe akoma jemi ne fillim te punimeve duke e sabotuar haptazi turizmin ne vlore tani duan te bejn te mirin jane te paftyre fare .

  5. bledi says:

    po pse ore idiot tani per fushat u kujtuat per turizmin ne vlore ju???!!!

  6. debatiku says:

    o plera po vlora per here te pare nuk hapi sezon turistik ngaqe gjendja eshte teper e rende nga prishjet tuaja te privatit ku aty kishte nje gjalleri te pa pare ok i prishet po ju akoma spo e mbaroni bulevardin ecni e shikoni si e keni lene ate pjes ku njerzit dilnin shetitje dhe ishte plot njerez veres benin plazh tani skane as ku te ulen as ku te bejn xhiro as plazh vetem grumbuj dherash te malit qe ju i keni sjell me kamiona qe cuditet gjith vloren dhe keni ber male me dhera pa pasnje plan e projekt po t dali ku te dali pse keshtu ndertoni ju prish ktu e prish atje dhe zhdukeni pastaj dhe beni sikur punoni cfar ishte ajo STUDIO E FAMSHME BELGE qe na paska projektuar bulevardin e atij piktorit RAMA.

    1. Hasan bej says:

      Per mua nje gje eshte e rensesishme qe Vlora po pastrohet nga ndertimet pa leje dhe per ta sistemuar njehere e mire kete qytet qe ishte shenderruar nje nja katrahure te vertete ndertimesh. Por ketu nuk ka vend per hatermbetje sepse te gjitha gjerat nuk behen brenda vitit. Ka aq shume pune per te bere ne Vlore por deri me tani jane bere shume gjera te mire.

  7. etjen99 says:

    U leshuan silurat e etjen xhafes me pagese per ti ber qejfin shefit hajdut dhe sharlatan…deri dje skishin asnje koment sot i porositi shefi dhe lajkataret u kthyen ne pune per hajdutin minister. O cfare parodie eshte kjo rubrike kue del ministri babun..

  8. bravo qeveria says:

    Ky legeni do e beje turizmin?! Tani u kujtua ky per masat, njerezit kane nisur te mbushin plazhet ky thote do marrim masat. I ka per vitin tjeter ky legen me sa duket. Per kete vit duhet te ishin marre prej muajsh masat o mashtrus.

  9. eri says:

    vloren keta e shkateruan dhe kane goje e flasin per sezon turistik shikoni durrsin ke qejf rruge e gjere me ndricim shtrirje e cdo gje vetem kete vit tre bulevarte dopio nga gjatesia e vlores dhe me ndricim e palma gje shume e bukure kane berr durrsin qe ishte sa vlora tani eshte tre fishur si shtrirje si qytetdhe hapsira kurse vlora ka ngel ne vend numero . kshu kudo shengjin dhe tirane investime shume te bukura kurse ne vlore asgje s fshatrat i kthyet ne qytete kurse qytetin e vlores e kthyet nga qytet kryeson ne fshat edhe ato marrin investime me shume se vlora trasballkanikja ska ndricim dhe trotuare akoma rruga per zvernec jo e gjere pa drita e bulevard por skanadlose po keshtu rruge per plazhin ne poro nuk ka fare si ka durrs nje rruge nga plazhi ri per ne kalane e kanines shkurt me drita te behej do ishte mire per turisten ta ngjisnin me kenbe por ska ndermend e kudo keshtu te lem sazanin apo karaburunin dhe ne fund fare supersakndalin nga plazhi vjeter deri ne ujin e ftohte qe e keni lene mesjete studio BELGE PROJEKTI FITUES QE SKA HABIERIN KU BI SHQIPEIRA E VLORA kryeministri yne rama ku eshte t na tregoj projetin qe askush se pa pervecse ketyre hajdutve te pa ngopur me kto projekte kta vetem sa vjedhin bene dhe krimin e fundit makaber reren miliona vjecare e zevendesuan me shtuf… te tjerat kuptoheni vete o njerez fshatare te vlores se vlonjater puro kane ikur nga vlora kurse ju qe keni zbrit nga malet e rrethet pereth kujtoni qe RAMA po ben mrekullira ne vlore vendi me i bukur ne mesdhe nga klima e natyra e kan harruar fare pa ndricmi rruga per orikum autobuzet cope cope e cdo gje keshtu per cfar VLORE EUROPIANE flasin keta dhe per cfar VLORE TURISTIKE flasin keta kta e cojne lekun aty ku kane ndertime e veta dhe investimet e veta ne ato zona dhe s pysin per qytetaret dhe vloren e kane sabotuar 23 vjet akoma ka investimet e kohes se enverit kudo 25 vjet tallje bythe me vlonjatet i ushqejne me luge bosh e show televiziz ket tuk bejne nje gje sa per ti genjyer fshatar hesapi qe ngopen me llafe e demagogji RAMA E TJETER JU KAN GJET MENDJEN SHKONI TANI O BURRA T VOTONI ME VRAP . AHMETAJ ZGJEDH VLOREN KY HADUTI TJETER SHKO NE VLORE TE HASH PESHK E TE VJEDHESH SE DHE TI KE NGEL PA VJEDH HAJDUT M…..TI E SHOKET E TU.

  10. ok says:

    shporruni…. t gjith per t shkatru e nisi nga vlona shkaterimin prandja thote shkova n vlon me cel sezonin dhe asnji s ja vari pervecse servilave t vet ska sy ky t shikoj kta pin drog ska munsi.

  11. Ledio says:

    Po te lexosh edhe komente te tjera te mijat do kuptosh qe nuk kam asnje lidhje me Saliun. Ma mbush mendjen me fakte Sefer. Nejse qe nga emri me dukesh i mbetur ne klase Sefer Ziu…

    1. sefer ziu says:

      Te faleminderit qe nuk me harron; çfare ti besh, une maje fiqeve u rrita, pastaj zbrit nga fiku e hyp ne rrepe e lisa me rrush, fshatar hesapi qe nga origjina; megjithate Ledio mos u merzite se ku do ti bejme dhe shakate ne kafené? Ja, shyqyr na dhane nga nje kompjuter e internet dhe na hoqen qafe nga bulevardi e shoqeria, na futen ne boten vyrtuale njesoj si jakobet. Se mos me lesh prape ne klase, nuk shtyhet keshtu se emrin asnje s’e ve vete, ma kane vene, apo jo? – Mos me keqkupto, pershendetje.

  12. ELIO says:

    ORE NUK E DI PSE ME DUKET SIKUR KRYEMINISTRI TALLET KUR NXJERR KETE PALACON QE VETEM GENJEN.

    NUK MA MBUSH MENDJEN EDHE KUR THOTE TE VERTEN KY XHUXHMAXHUXH.
    NE VLORE GJENDJA EKONOMIKE NUK ESHTE NE PRAG TE KATASTROFES, ESHTE ME KEQ,

    EDHE ATE PAK PLAZH QE KISHIN ATA NJEREZ JA ZUNE ME DHE SIVJET, DHE KY LEGENI DO BEJ TURIZEM DUKE RREGULLUAR TRAFIKUN,
    CLIDHJE KA KY ME TRAFIKUN NJEHERE.

    KETA JANE AGALLARE QE VETEM DALIN NE TELEVIZOR PER SHOW EDHE NA RRUAJNE XHEPAT NE. PO MOS U TALLNI ME VLOREN SE DO TA GJENI SI SALIUT VAKTIT ORE TE PAUDHE. POPULLI SKA BUKE E BENI FUSHATA MILIORNERESH. HADJE SE DO JU VI DITA.

  13. ELIO says:

    MOS PACA NJERI ME DUKET SI PORTALI I MINISTRISE KUR SHOH KOMENTET. PO A JENI TE VERBER ORE NJEREZ QE I BENI QEJFIN PUSHTETAREVE. PO NUK DO JU JAPIN KURRE ORE VETEM DO JU MARRIN.

    PO SI MUND TE THUASH RRITJE EKONOMIKE, OSE TURIZEM KUR ATY NUK QESH NJERI, NUK KA SHPRESE ME, KANE MARRE RRUGET NE GJERMANI GJYSMA E ORIKUMIT DHE E VLORES.

    JU OSE JENI ZYRTARE QE KOMENTONI OSE ASHTU SI UNE SJETONI NE SHQIPERI DHE SJUA NDJEN SHUME.

    ZOTI JU RUAJT

  14. sefer ziu says:

    Elio, ti merzitesh kot, ky nuk eshte portali ministrise, por ne keto lloj gazetash, si i thone en live, apo dhe te qirit shqip tani i thone sex, behen per te shkuar kohen te papunet. Ca e marrin seriozisht, ca kane hall te shkretet, ca i cakton partia me detyre e keshtu me radhe dhe te gjithe çfryjne kush me shume kunder tjetrit, por sikur te ishin balle per balle do te benin sikur ishin shoke me njeri tjetrin. Eh, ç’beri kjo bote!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje